A është e mjaftueshme për një qeveri që të konsiderojë çdo veprim të saj si të ligjshëm vetëm e vetëm prej faktit se është zgjedhur me votat e shumicës, apo duhet bërë diçka më shumë për ta bërë legjitimitetin e saj të pranueshëm nga qytetarët? Politologu dhe esteti britanik Roger Scruton ishte i idesë se përveç rezultatit zgjedhor, një qeveri duhet ta qëndrojë si e pranueshme për publikun duke funksionuar përmes një shpirti publik dhe një komunikimi me qytetarët – një komunikim ku të mos synohet që ndaj tyre të krijohet vetëm bindja apo që ndaj tyre të funksionojë vetëm marrëdhënia demagogjike. Sipas Scruton, qeveria duhet të rrëfehet jo vetëm për atë që dëshiron, por sidomos për atë çka bën bazuar në ligje në punën e saj.
Idetë e Scruton-it janë të kërcënuara sot fuqimisht nga makiavelistët në pushtet, apo edhe nga ata që dëshirojnë pushtetin, të cilët, në vend të dashurisë apo në vend të marrëveshjes me qytetarët, aplikojnë frikësimin dhe bindjen. Po të shohim më vëmendje, ngado pushtetet kanë fokusuar komunikimin e tyre në ligjet frikësuese dhe ndëshkimet, duke lënë mënjanë atë që u duhet qytetarëve të jetojnë në mënyrë dinjitoze. Madje, gati në mënyrë të hapur, politika sot, në vend të paraqitjes së alternativave është munduar t’i zhdukë ato. Për të arritur zhdukjen e alternativave është përdorur zëvendësimi i informacionit me bindjen, duke e bërë të vërtetën gjithnjë e më të pavend në debat. Për pasojë, në vend të përpjekjes për ndryshim, shumica e qytetarëve mbeten peng vetëm i gjendjes së pakënaqësisë pa provuar se mund të ndryshojnë.
Në Shqipëri, fatkeqësisht të parët që ngurrojnë për të kundërshtuar një politikë të ushtrimit të frikës dhe bindjes, një politikë pa llogaridhënie dhe alternativa, janë ata prestare të shoqërisë që njihen me emrin intelektualë, të cilët më së shumti njihen vetëm për frazat demotivuese: “Ne nuk bëhemi”, “ne nuk dimë”, “ne jemi të paaftë”, “ne nuk ndryshojmë”. Kështu, nën pushtetin e kulturës së frikës, intelektualët kanë shmangur përgjegjësitë individuale për të kërkuar rrugëzgjidhje më të mirë politike dhe sociale, duke nisur nga kuraja e tyre personale që duhej të kishin treguar për të ngritur zërin mbi gjendjen në shoqëri dhe qeverisje. Madje, edhe më keq, intelektualët prej kohësh janë kthyer në një skelet ideologjik të pushteteve, duke shtuar edhe më shumë frikën se shoqëria shqiptare nuk ka arritur të shkëputet nga amullia njerëzore e dehumanizimit nën diktaturë, ku për mbijetesë askush nuk e kishte problem t’i thoshte të bardhës të zezë e të zezës të bardhë.
Ky kompromis i vazhdueshëm i qytetarëve me kulturën e frikës dhe të bindjes ka zhdukur prej kohësh guximin për t’u kërkuar llogari atyre që i votojnë, atyre që u japin pushtet. Një pjesë madje e ka humbur këtë të drejtë të kërkimit të llogarisë teksa ka bërë kompromis me vendin e punës, apo ka pranuar të paguhet për votën e tij. E në një situatë të bindjes dhe frikës, njerëzit e paguar si intelektualë, si akademikë, kanë harruar përgjegjësinë e tyre për të përçuar një edukim te të rinjtë që do të bartte më së pari kurajën për të kërkuar të vërtetën dhe për të kritikuar të keqen.
Ne kemi nevojë për shpirtin publik dhe llogaridhënien e atyre që na drejtojnë. Por për të kërkuar një gjë të tillë nevojitet që, më së pari, të mos ja hapim krahët frikës, por ta refuzojmë atë, nëse ende dëshirojmë që të rrisim fëmijët me dashurinë për këtë vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova