Komploti i paralajmëruar, apo trazira sociale?
Situata në Kosovë, po shkon drejt një kolapsi të përgjithshëm, politiko-ekonomiko-social, i cili ka shumë gjasa që vendit t’i sjell trazira të papara sociale, të cilat mund të përcillen me drama shoqërore në vend dhe kështu të rrezikojnë të arriturat e gjertanishme. Kjo mund të ndodh fatkeqësisht, ndërkaq për çdo gjë, përgjegjëse për këtë do të jenë ekskluzivisht institucionet e Republikës së Kosovës.
Arsyeja e parë premtimet e pamenduara për rritje rrogash, nga Kryeministri Thaçi, tashmë po shihet qartë se kanë qenë premtime, totalisht të pallogaritura dhe të paparamenduara mirë, por ekskluzivisht, për qëllime elektorale. Edhe gjatë fushatës elektorale, kur ndodhen premtimet, e famshme, Fondi Monetarë Ndërkombëtarë ( FMN) dhe institucionet tjera të ndryshme, dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, ja bënë me dije secilit se rritja e pagave në masë të madhe , me një përqindje aq të lartë, është e pamundur dhe e papranueshme. Edhe përkundër këtij fakti, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kryeministri Thaçi, injoroj totalisht thirrjet, nga të gjitha anët si nga faktori i jashtëm ashtu edhe ai i brendshëm.
Një ndër të arriturat më të mëdha të Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, me të drejtë ishte paraqitur, anëtarësimi i Kosovës në FMN. A mund të konsiderohet potez i zgjuar, rrezikimi i prishjes së raporteve, po me këtë Organizatë, si rezultat i premtimeve të pa menduara nga Qeveria? Një paralajmërim tashmë kemi se Kosova me një vendim të tillë rrezikon të humb një fond prej 200 milionë eurove, ose ta thyej premtimin e dhënë, i cili, tashmë ka shumë gjasa të bëhet vërtet një mashtrim i Një Prillit, datë kjo në të cilën besojnë dhe shpresojnë, punonjësit e pafajshëm, të cilët priten rritje rrogash, dhe fituan rritje çmimesh.
Arsyeja e dytë është tashmë e njohur. Zgjedhja, apo më mirë me thënë kontrabandimi më Postin e Presidentit të vendit, i cili është i papranueshëm, nuk njihet nga popullata shumicë në Kosovë si: opozita, organizatat e dala nga lufta, e shoqëria e gjerë civile. Kontestimi tashmë ka arritur dhe është rast në Gjykatën Kushtetuese. A e ka Kosova një komoditet të atillë sa që të toleroj, të përfaqësohet nga përfaqësues të kontestuar?
Arsye e tretë dhe gjithsesi e rëndësishmja, është hyrja e Kosovës në negociata me Serbinë, e nga të cilat, nuk mund të pritet asgjë e mirë për Kosovën, pos një AHTISARI PLUS nga i cili veriu i vendit do të fitoj status të veçantë (special), dhe Republika e Kosovës, definitivisht, do të shndërrohet në Bosnjë të dytë, pra në një shtet jo funksional.
Serbia asnjëherë nuk e ka pranuar Kosovën si palë. Po fillojmë na bisedimet ne Rambuje, ku Serbia negociatat i kishte bërë me faktorin ndërkombëtarë, e asnjëherë me atë Shqiptarë –Kosovarë, dhe edhe pas përfundimit të këtyre negociatave, rezultati, nuk u pranuan nga Ajo. Filluan bisedimet e Vjenës, edhe aty Serbia nuk e pranoj Kosovën si palë, por negociatat u zhvilluan me ndërmjetësues. Si rezultat i këtyre negociatave Doli Pakoja – Plani Ahtisari, i cili ishte një kompromis i dhimbshëm për Shqiptarët, e i cili u pranua njëanshëm nga pala Shqiptare, për hir të stabilitetit, dhe të miqve ndërkombëtarë. Për të ardhur tek një kompromis i pranueshëm për të dyja palët. Pala Kosovare bëri kompromise të dhimbshme, si decentralizimin (formimin e Komunave të reja), njohja e eksterritorialitetit mbi objektet e kultit (Kishat), shumica e të cilave ishin trashëgimi e Kishës Katolike Shqiptare, e që u sakrifikuan për hir të stabilitetit politik dhe njohjes dhe pranimit të negociatave nga të dyja palët, e shumë e shumë kompromise të dhimbshme të njëanshme, edhe këto të pranuara vetëm nga pala Kosovare. Serbia asnjëherë nuk e pranoi këtë rezultat të bisedimeve, te cilin pala Shqiptare e implementoi në mënyrën me naive të mundshme, gjithnjë në kurriz të Kosovës .
Të gjitha komunat e formuara në Kosovë në baza etnike, janë të konstruktuara nga Serbia, edhe pse ajo oficiel nuk i pranon si realitet. Kjo është vet plani e tyre, plani i kantonizimit të Kosovës. Është e vërtetë se ne kemi një pjesë të minoritetit Serb tashmë të integruar në Institucionet e Republikës së Kosovës, po kjo është edhe dëshira e Serbisë. Serbia është e vërtetë që po të ishte e mundur do ta ndante Kosovën, por ajo është shumë e vetëdijshme se kjo është iluzion. Iluzion sepse një gjë e tillë nuk është e pranueshme për akterët ndërkombëtar. Prandaj ata pasi që kanë arritur rezultatin e kërkuar në pjesët tjera të Kosovës , me anë të decentralizimit, tashmë kanë hedhur në treg tezën e ndarjes se veriut, me qellim. Kjo ka ndodhur jo pse ata shpresojnë në ndarje por se ata e din saktësisht që nëse arrihet më një mënyrë apo tjetrën ta shtrojnë temën edhe njëherë në tavolinën e bisedimeve, me siguri që si kompromis që të mos ndahet veriu Shqiptaret do ta pranojnë një Autonomi Speciale për Veriun.
Serbia këtë e ka arrit në momentin e pranimit të palës Kosovare, për hyrje në bisedime. Nuk është më rëndësi se si quhen ato, për ata, me rëndësi është substanca. Dihet mirëfilli se Diplomacia është vazhdimi i Luftës me mjete tjera. Serbia pasi që e humbi Luftën e armatosur ndaj Kosovës dhe Aleatëve të NATO-së, nuk i mbeti asgjë tjetër, por të vazhdoj Luftën me mjete tjera, pra me diplomaci. Këtë e bëri për mrekulli duke filluar nga Marrëveshja e Kumanovës, me Rezolutën 1244, të cilën asnjëherë nuk e respektuan, pos kur ju hynte në punë atyre kundër Kosovës. Duke bërë ndërhyrje direkte në Kosovë gjatë terë kohës, përmes strukturave paralele, edhe atë para syve e ndërkombëtareve, të cilët gradualisht filluan ta pranojnë këtë fakt, duke parë se Shqiptarët nuk janë edhe aq të interesuar për kauzën kombëtare. Duke parë se Shqiptaret nuk janë edhe aq të interesuar për një shtet ligjorë, për integrime në BE dhe në NATO. Por për pasuri të pafundme, individuale klanore e partiake.
Kosova e pati një fitore në GJND , por të cilën e fjetëm, nuk e shfrytëzuam. Për atë kohë për sa ne merremi me vetën duke u lavdëruar e festuar të arriturën në GJND. Serbia në mënyrë mjeshtërore arriti ta zbehë duke nxjerr Rezolutë të re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rezolutë të cilën e bëri me përkrahjen e faktorit Ndërkombëtar, e për ironi edhe me përkrahjen e shqiptarëve. Siç e ceka më lart për Serbinë, pas një decentralizimi të thellë në Kosovë tashmë ishte më interes, kthimi i çështjes në tavolinën e bisedimeve dhe këtë e arriti më këtë rezolutë. Serbia madje as tash nuk e njeh Kosovën si pale. Ajo thirret në dialog më Shqiptarët , gjoja për një pajtim kombëtar. Ajo Kosovën ende e sheh si pjesë të brendshme të vetën, gjë që është evidente edhe ne vetë kushtetutën Serbe, e për pajtim nuk e sheh të arsyeshme të kërkoj as falje për krimet e Luftës. Në anën tjetër dhe pse ta bëj këtë, kur askush nuk ju kërkon, askush nuk i kushtëzon marrëdhëniet me kërkim falje e me njohje reciproke, përkundrazi pala Kosovare vrapon të ulet në tavolinën e bisedimeve, duke injoruar të gjitha faktet dhe argumentet të cilat flasin kundër.
Tani e kemi një situatë të re. Kemi një shtet të kontestuar, jofunksional, siç është Kosova e cila ka arrit maksimumin e kërkesave të saja siç është Pavarësia, e cila nuk është aspak funksionale por që ju mjafton disa shtresave që të bëjnë biznes me të. Dhe në anën tjetër kemi Serbinë e cila është totalisht e pakënaqur, pretendon se ju ka bërë e padrejtë e madhe, ku Shqiptaret fituan gjithçka, kurse Serbet asgjë. Këtë letër tashmë mund ta luaj sepse tashmë Shqiptaret po tregojnë se janë të kënaqur me kaq.
Me futjen në bisedime, kemi këtë fakt. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron si çështje të brendshme. Pasi që ka arritur këtë duke u thirrur në biseda teknike, domosdoshmërish do te vije radha e bisedimeve për çështjen e veriut. Serbia do thirret në të drejtën legjitime, duke u thirrur në gjendjen faktike në teren. Pra siç është e ditur një shtet formohet në bazë të tri elementeve siç janë : territori, popullsia, dhe sovraniteti (pushteti shtetërorë), këto tri elemente të cilat ishin arma më e fort e Kosovës ndaj Serbisë, në bazë te të cilave edhe fituam Lirinë. Është fakt që Kosova pikërisht këto tri elemente nuk i posedon në veri, dhe do të jetë e pamundur të tejkalohet ky fakt, gjatë bisedimeve.
Kosova, në fund të këtyre bisedimeve të pafundme të cilat do të zgjasin, do të detyrohet te lëshoj pe dhe të bëj kompromise me veriun, ndërsa Serbia do të vazhdoj Luftën e vet në të gjitha fushat si: bllokimin e Kosovës në arenën Ndërkombëtare, krijimin e një shteti totalisht jofunksional dhe të dështuar para syve të botës, dhe në fund mbase nuk do ta njoh prapë Kosovën duke aluduar se është shtet jofunksional dhe i cili nuk bën të ekzistoj si i tillë.
Këtë rezultat, Serbia natyrisht që e synon dhe sipas të gjitha gjasave do ta arrij me ndihmën e vet shqiptarëve, të cilët tashmë po dëshmojnë se ju mungon një kulturë e shtetndërtimit, e mos të flasim për moral politik e ideale kombëtare, për të cilat shumë flitet dhe asgjë nuk bëhet, përkundrazi. Për një strukturë shtetërore e cila tashmë po e dëshmon çdo dit se integrimet Euro-Atlantike janë vetëm fjalë e asgjë më shumë, sepse me veprimet politike në vend çdo dit bëjnë hapa mbrapa, jo drejt BE-së, por largimit nga ajo. Prandaj aludimi se dikush paska qenë duke organizuar puç ndaj Qeverisë dhe Presidencës, mund të jetë i vërtetë, por këtë nuk e organizon askush tjetër pos Atyre vet, duke vepruar kundër vullnetit të popullit shumicë. Rroftë Shqiptaria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin