Komentuesit me stupc “në krah”!
Po vazhdon fushata parazgjedhore e 15 nëntorit 2009. Partitë politike e bëjnë luftën për pushtet, i nxjerrin "të palarat" partisë rivale, nuk i zgjedhin mjetet për të arritur cakun e dëshiruar. Fushata shprehet edhe në shtyp. Linçohen njerëzit, bëhen gara se kush më tepër po hedhë baltë. Ata që i fyejnë zjarrit, që i shajnë të tjerët, duke mos i matur fjalët, shkelin në zonën kriminale, të pavetëdijshëm se kanë bërë krim. "Patriotët" nuk i masin fjalët, njerëzit i etiketojnë, i quajnë kriminelë, marrin rolin e prokurorit!
Kësaj radhe në shtypin tonë, i nxorën në "grykë të topit" pëdëkëistët, kryetarët e tri komunave, Ferizajt, Kaçanikut dhe Skenderajt, Bajrush Xhemajlin, Xhabir Zharkun dhe Sami Lushtakun. Thënë thjeshtë, bënë linçimin e tyre (Linç do të thotë – e vras, e var a e djegë dikë pa i bërë gjyq…). Kush do ta ketë radhë nesër?
Kjo është lufta e pëdëkëistëve dhe antipëdëkëistëve, militantëve dhe simpatizantëve, komentuesve që rrinë me stupc "në krah", të cilëve ose u fryn dikush në vesh, ose e bëjnë këtë nga mosdija.
Askush nuk e dëshiron aksidentin, por të papriturat ndodhin. Xhemajli akuzohet për shkaktim të aksidentit në trafik, në të cilin një i ri vdiq e katër të tjerë morën lëndime. Ligjvënësi e ka sanksionuar si vepër penale edhe veprimin "me pahir". Gjyqi do të merret me këtë rast penal. Nuk është e ndershme që ajo çka i ndodhi Xhemajlit të nxirret "në terren politik", që ai pastaj të bëhet paçavure!
Nuk po i mbroj Xhemajlin, Zharkun, Lushtakun, s’jam avokat i tyre, mbroj institutin juridik, që askush të mos quhet kriminel derisa të mos vërtetohet me aktgjykim të plotfuqishëm, parim ky i mirënjohur në drejtësi, pra edhe në të drejtën tonë. Ngreh zërin kundër asaj që të mos njollosen njerëzit, ngase fjalën e fundit për ata e thotë gjykata. Nuk e arsyetoj krimin. Por t’i veshësh dikujt fajin, pa e thënë fjalën e fundit gjyqi, edhe kjo quhet krim. Fyerja është vepër penale, ndëshkohet sipas ligjit. Do t’i japin votën, apo jo, Xhemajlit, Zharkut, Lushtakut, për këtë vendosin zgjedhësit.
Antipëdëkëistët edhe për Hashim Thaçin kanë thënë: "Ai ka vjedhur ‘ farmerka’…", e çka jo tjetër. Kështu ngjet në fushata, militantët e simpatizantët shfryhen, fyejnë liderin, ndikojnë tek të tjerët, bëjnë propagandën që kësaj apo asaj partie " të mos i japin votën".
Të tillët, ata me stupc "në krah", gjejnë "qime në ve".
Thonë se Xhemajli, Zharku dhe Lushtaku s’bën të kandidohen në postet e kryetarëve të komunave, ngase bëhet kiameti ! Thonë për ta se janë të akuzuar për këtë e atë vepër penale. Madje, një opinionist, ditë më parë në gazetën "Koha ditore", pa i matur fjalët, që të tre kandidatët e komunave të përmendura i varros në shkrimin e tij të titulluar "Kandidimi i krimit". Autori i këtij shkrimi, pa fije turpi, kërkon nga gjyqi që Xhemajlin e Zharkun t’i shpall fajtor!
Autori i "Kandimit të krimit" bën të ashtuquajturin pushkatim pa gjyq, para kohe e prejudikon fajin, e që s’është punë e tij, po e gjyqit. Ta quash dikë kriminel është fyerje, fyerja paraqet vepër penale, të "kap" ligji. Nëse bie fjala, dikush etiketohet si kriminel ne Amerikë, Francë, Gjermani, Britani të Madhe…, pa e thënë fjalën e vet gjyqi, gazetari, artikullshkruesi, apo gazeta ku është publikuar shkrimi, shtrenjtë e paguan llogarinë.
Të kesh atributin e të pandehurit, të akuzuarit, nuk do të thotë se je kriminel. Fajësinë e ndokujt e vlerëson gjyqi dhe askush tjetër. Ky është ligj që vlen në tërë botën, aty ku ka sistem të mirëfilltë juridik. Në nenin 3 të Kodit të procedurës penale të Kosovës, i cili hyri në fuqi më 6 prill 2004, thuhet:"Çdo person i dyshuar ose që akuzohet se ka kryer vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë".
Nëse ndokush do të shpallej fajtor për akëcilën vepër penale, gjyqi mund ta shqipëroj edhe dënimin alternativ – heqjen e të drejtës për t’u zgjedhur, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, ndalimin e ushtrimit të profesionit, të aktiviteteve ose të detyrës. Kështu thotë neni 54 i Kodit në fjalë. Këto ndalesa nuk i kanë Xhemajli e Zharku, ngase procedura e tyre është në fazën e hetimit. Me gjasë ndalesat e përmendura s’i ka as Lushtaku.
Nëse Lushtaku e ka ndalesën, heqjen e të drejtës për t’u zgjedhur…, atëherë kandidimi i tij për kryetar të komunës do të ishte i paligjshëm. Normat janë norma, ato duhet respektuar, s’është askush mbi ligjin, pavarësisht se për kë është fjala.
Kush janë Xhemajli, Zharku e Lushtaku. Që të tre para lufte në Kosovë kanë qenë të dënuar nga regjimet antishqiptare. Xhemajlit i është shqiptuar një dënim i rrastë, i cili vuajti në disa burgje të Serbisë. Sami Lushtaku ishte dënuar në mungesë në grupin ku ishte i përfshirë edhe Adem Jashari. Gjyqi i Prishtinës, i kontrolluar nga regjimi i Millosheviqit, këtyte u pat caktuar dënime kapitale.
Zharku si i ri është dënuar për një kundërvajtje politike. Kjo është historia e tyre. Që të dy, Lushtaku e Zharku ishin pjesëtarë të UÇK-së. Në UÇK nuk ishte Xhemajli, ngase në atë kohe mbahej në burgjet e Serbisë.
Në listat e Serbisë, pos Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Agim Çekut, Fatmir Limajt, gjendet edhe Lushtaku. Serbia i ka fletarrestet ("poternicat") ndaj tyre, i aktivizon, kërkon nga Interpoli që t’i arrestoj, t’i ekstardojë në Serbi. "Poternicat" serbe më s’pinë ujë, ato janë bërë "bozë". Këtë nuk e mori parasysh as Gjykata e Kyustendilit të Bullgarisë, kur Serbia kërkoi të bëhet ekstradimi i ish kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.
Autori i komentit "Ligsht moralisht", i publikuar në Telegrafi, më 1 tetor 2009, mban leksion për moral, ç’është e moralshme dhe e pamoralshme. Ai tërthorazi i fajëson Xhemajlin dhe Zharkun. Për ta thotë: "Zharku i arrestuar dy herë – në nëntor të vitit të kaluar dhe në korrik të këtij viti – nuk e ka parë të udhës të tërhiqet nga detyra, as partia nuk e ka shkarkuar. Njësoj ka vepruar edhe Xhemajli – pavarësisht përfshirjes në aksidentin e rëndë të 21 majit". Sipas kësaj logjike, Zharku ka qenë "dy herë i arrestuar", është fajtor!
Në Shqipëri edhe nëse kometa e godet ndokë, fajin ia lënë kryeministrit Sali Berisha, të cilin e kanë fyer rëndë, e kanë quajtur kriminel, vrasës, "Sali serbi", "Sali Gërdeci", e çka jo tjetër. E kanë sharë edhe Partinë Demokratike (PD). Përfaqësuesi i një partie tjetër e ka fyer kryeparlamentaren Jozefina Topalli , për të ka pohuar se "ka gisht në vrasje…". Kriminelë i kanë quajtur edhe politikanët Fatmir Mediun, Lulzim Bashën… Për të dy është thënë se kanë "probleme me ligjin", por këta sot janë ministra.
"Deliktet demokratike" ngjajnë në fushatat e vendeve më demokratike, ngjajnë edhe te ne. Por, disa "ia nxjerrin bishtin, për të mos thënë funin", hyjnë lakrave, marrin guximin që dikë, publikisht, ta quajnë kriminel. Kjo nuk ka të bëjë me demokracinë.
Njerëzve u ngjesin bishta, akëcilin e quajnë spiun, pa kokërr turpi i nxjerrin në "listat e spiunëve". Për këso etiketimesh, sipas asaj kija inatin, quaje spiun, është folur edhe në emisionin "Pa rrotlla" të RTK-së, më 3 tetor, të drejtuar nga Milaim Zeka. "Edhe për mua kanë thënë se jam spiun, spiun i CIA-s…", është shprehur Milaim Zeka duke iu drejtuar bashkëbiseduesit të tij, politikanit Xhavit Halitit.
Nuk e kursyen as gazetaren e re, drejtuesen e emisionit "Jeta në Kosovë", Jeta Xharrën, për të cilën, siç është dëgjuar në RTK, kanë thënë se "ajo është spiune e Beogradit"!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht