Kombi multietnik i Pacollit
Deklarata e Behgjet Pacollit, në intervistën dhënë portalit informativ zviceran, “Swissinfo” , cituar sipas Kohës ditore, thotë se do të punoi për një komb multietnik në Kosovë, ndërkaq këtë zotohet se do ta bëjë me ndihmën e Qeverisë. Kjo deklaratë, sharlatante, pasohet me një tjetër, se duhet ta harrojmë armiqësinë me Serbinë. Njeriu i cili pretendon të jetë i pari i vendit tonë, se ka idenë se çfarë është kombi, e hiq më pak, ai se ka idenë se kombi multietnik nuk ekziston askund në botë. Ka shoqëri multietnike, ndërkaq kombet janë unike. Pacolli kur e thotë këtë, e ka në ndërdije, nostalgjinë për Jugosllavinë e Titos, atë që dëshiruaka të na realizojë në Kosovë. Këtë gjë ai s’kishte hezituar ta thotë edhe në media tjera. Tito u mundua të sajoj një komb multietnik në Jugosllavi dhe për një kohë të gjatë, bota e pa dhe perceptoj si një shembull shumë të mirë, sepse arriti të krijonte një koherencë dhe bashkekzistencë në një regjion, ku jetuan së bashku shumë etnitete të ndryshme në paqe. Por, të gjithë e dimë se si përfundoi kjo ide e kombit multietnik, në tragjedi dhe gjakderdhje, pasoja këto që ende po i përjetojmë dhe jetojmë, e nga të cilat na synoka të na çlirojë Pacolli.
Kohëve të fundit, bota u shokua me deklaratat e kancelares gjermane, Angela Markel, e cila duke diskutuar për integrimin e minoriteteve në shoqëritë evropiane, e veçmas gjermane, pati thënë se multikulturalizmi ne Europë ka dështuar, deklaratë kjo e cila u përforcua nga ajo e kryeministrit britanik, David Cameron. Nëse ka dështuar ideja e multikulturalizmit, atëherë si do të krijohet dhe të mbahet një komb multikulturor, duhet pyet dhe përgjigj Pacolli, i cili, në mënyrë krejtësisht naive jep deklarata skandaloze para botës, në këtë kohë sfidash të shumëfishta për Kosovën. Sigurisht se Pacolli nuk e ka të qartë se nuk mund të këtë komb multietnik askund në botë, mirëpo ekzistojnë bashkësi të caktuara shtetërore, që kanë etni të ndryshme. Prandaj, shtrohet pyetja e dilema, cilat na qenkan synimet e të parit të vendit tonë? Dhe si mendon Pacolli ta sajoi një komb multietnik, kur dihet botërisht se në Kosovë jetojnë disa kombësi, brenda një shteti, që tanimë ka filluar të merr çdo ditë e më shumë atributet ndërkombëtare.
Si mendon njeriu i parë të tjetërsojë identitetin e shqiptarëve, e për qejfe të hunit e konopit, e ta bëjë një komb multietnik? Kombet nuk shuhen aq lehtë e hiç më pak, ato nuk krijohen lehtë. Kjo është një utopi e rrezikshme, konsekuenca t e së cilës, mund të lëndojnë edhe më tutje marrëdhëniet delikate në Ballkan. Kjo deklaratë, është fyerje për shqiptarët, për serbët e kombësitë tjera. Ne, kosovarët, jemi të vetëdijshëm për identitetin tonë etnik dhe kulturorë dhe ai është shqiptar, prandaj ai nuk mund të tjetërsohet, as sipas ambicieve të serbëve, as sipas ambicieve të turqve, e as sipas ambicieve të Pacollit. Nëse Pacolli ka krizë identiteti ai le të e ndjen veten çka të donë, por shumica e këtij vendi e din farë qartë, përcaktimet e tyret. Këto deklarata të Pacollit të bëjnë të mendosh se politika shqiptare është shumë e papjekur dhe e paaftë, bile edhe shumë diletante. E si do të harrojmë ne shqiptarët dhunën e Serbisë kur ata asnjëherë nuk u munduan të kërkojnë falje popullit shqiptar ose duke e njohur së paku realitet e reja të krijuar anë Kosovë.
Së fundi, BE e krijoi një ide të multikulturalizmit në Kosovë, si provë, e jo si vetëdije etnike dhe jo e sigurt kjo do të funksionojë. Kur në shtetet e BE nuk po funksionon multikulturalizmi, atëherë si do të funksionojë në Ballkan kur të gjithë janë në armiqësi me njëri-tjetrin. Kjo është utopi e radhës, ashtu siç ka përjetuar shumë utopi në të kaluarën ky rajon. Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare. Nuk do të këtë më Tito në këtë botë, e posaçërisht jo ne Kosovë!
(Autorja është analiste politike. Ajo ka studiuar shkencat për Paqe dhe Konflikte dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin