Eduard Zaloshnja
Ndarja mes kombëtares shqipëtare të futbollit dhe asaj të Kosovës nuk është një ngjarje thjesht sportive.
Ekipi kombëtar shqiptar i futbollit, në dhjetëvjeçarin e fundit, ka qenë kombëtar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në përbërjen e tij ka patur e ka lojtarë të lindur ose me origjinë nga Tirana, Prishtina, Korça, Gjakova, Vlora, Kumanova, Shkodra, Tetova, Ulqini, Elbasani, Presheva, etj. etj. Në të njëjtën kohë, ndeshjet e kombëtares shqiptare i kanë përkrahur në mënyrë të organizuar shoqatat e tifozave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi etj.
Me plot gojë mund të thuhej se bashkimi i plotë i shqiptarëve ishte realizuar në futboll. Dhe, kjo s’është një gjë e pakët. Futbolli është një lojë që ngjall emocione të forta dhe që, në epokën e lëvizjes së lirë, internetit dhe transmetimeve televizive satelitore, bashkon një numër të jashtëzakonshëm njerëzish rreth një dëshire të përbashkët – suksesit të skuadrës së zemrës.
Dhe përbashkimi me zjarr rreth një dëshire sportive mund të shërbejë si rrënja e një përbashkimi më të gjerë. Jo më kot, Shoqata Tifozat Kuqezi dhe Kapiteni Cana shërbyen si pedana të një lëvizje politike më 2012-ën, që u quajt Aleanca Kuqezi. Dhe, jo më kot, ish-kryeministri Berisha përmendi atëherë, në 100-vjetorin e pavarësisë, Prevezën e Preshevën, Manastirin e Ulqinin.
Ajo rritje e temperaturës politike, si rrjedhojë e temperaturës sportive, e alarmoi diplomacinë amerikane dhe evropiane, të cilat kanë si objektiv strategjik njohjen ndërkombëtare të Kosovës së pavarur, por jo të bashkuar me Shqipërinë.
Në fakt, ndërhyrja e diplomacisë perëndimore dhe zhvillimet e brendshme në Shqipëri e ulën temperaturën politike që pati si zanafillë Aleancën Kuqezi, por incidenti me dronin në stadiumin e Beogradit tregoi se përbashkimi futbollistik i shqiptarëve të të gjitha trevave përbën gjithnjë një fidanishte të fuqishme për rilindjen e lëvizjeve politike për bashkim kombëtar.
Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që pati kaq nxitim nga UEFA dhe FIFA për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si anëtare më vete dhe për futjen e saj menjëherë në eliminatoret e kampionatit botëror. Dhe fati e deshi që “kombëtarja” e Kosovës të bënte një paraqitje të mirë e të arrinte një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë zyrtare. Kjo u vjen padyshim për shtat atyre që duan që tifozeria shqiptare të ndahet në dy pjesë – ashtu siç janë ndarë edhe dy shtetet shqiptare.
Me kalimin e kohës, konkurrenca mes trajnerëve, të cilët tërhiqen më shumë nga interesat afatshkurtra të diktuara nga gjatësia e kontratës së tyre, do të bëjë që lojtarët me origjinë nga Prishtina, Prizreni, Gjakova etj. të zgjedhin ekipin e Kosovës dhe ata me origjinë nga Tirana, Korça, Shkodra, Vlora etj. të zgjedhin ekipin e Shqipërisë. Me pak fjalë, nuk do të mund të bëhet më fjalë për një kombëtare shqiptare të futbollit, e cila do të shërbente si fidanishtja e një bashkimi kombëtar të shqiptarëve.
Sidoqoftë, bashkimi mund të ndodhë një ditë. Mund të mos e arrijnë nipërit tanë, por mund ta arrijnë stërnipërit. Shkëputjen e Kosovës nga Serbia e ëndërronin stërgjyshërit tanë, por vetëm brezi ynë e pa të kthehej në realitet…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania