LAJMI I FUNDIT:

Koha për ndryshim në Luginën e Preshevës

Koha për ndryshim në Luginën e Preshevës

Presheva nuk mund të vazhdojë më politikën e shumë partive që mbrojnë interesa të vogla duke e lënë qeverisjen e Luginës në dorë të qeverisë së Beogradit, shkruan Memeti.

Medvegja pasqyron sot atë çka ka ndodhur dhe po vijon të ndodhë në Luginë: Braktisja e interesave kombëtarë nga klasa politike shqiptare. Ndryshimet në tri komunat: Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë nuk janë një luks, as thjesht dëshira individësh, por themelore dhe jetike për të shpëtuar Luginën. Për këtë, duhet së pari ta kthejmë vëmendjen në Medvegjë, pasi ka mbetur shumë e anashkaluar si në planin politik edhe në atë ekonomik dhe social. Jo se dy komunat e tjera shqiptare në Serbi janë më mirë, por Medvegja rënkon më shumë.

Medvegja sot përbën rrezikun më të madh pasi popullsia shqiptare si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike, politikave diskriminuese dhe pamundësisë për një jetesë normale ka emigruar me ritme të shpejta, duke e kthyer Medvegjën në një zonë të braktisur. Nëse sot nuk ndërhyhet urgjentisht, ka rrezikshmëri të lartë që pas disa viteve aty të mos ketë më shqiptar, duke humbur kështu çdo gjurmë në atë trevë shqiptare të trashëguar nga të parët tanë. Dhe për këtë, fajtorë do të jemi të gjithë ne, që e pamë, e lamë dhe nuk bëmë detyrën tonë kombëtare për të mbrojtur tokën dhe të ardhmen tonë.


Të flasësh sot për bashkim në Luginë nuk është utopi, por domosdoshmëri dhe është mundësia e vetme për mbijetesë. Partitë politike që veprojnë në Luginën e Preshevës duhet të lënë mënjanë interesat personale dhe duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin kombëtar. Intelektualët shqiptarë në Luginë, duhet të ngrenë zërin e tyre për ndryshim, të bëhen prezent dhe të veprojnë në dobi të shqiptarëve të Luginës. Rinia ka nevojë për shpresë, për mbështetje, për nxitje për të ecur përpara. Ajo është ardhmëria jonë dhe të gjithë bashkë, duhet të punojmë që ta shpëtojmë rininë tonë, e cila duhet të bëhet pjesë e kësaj lufte, që nesër të marrë në dorë fatet e Luginës.

Për këtë lind nevoja për unitet, për një besëlidhje mes shqiptarëve në Luginë, për bashkimin e të gjitha forcave politike, ekonomike, intelektuale dhe përparimtare në një institucion të vetëm, që të udhëheq në mënyrë unike të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë, pa dallime bindjesh politike, statusi social dhe gjendjeje ekonomike. Bashkimi është fuqia jonë, është jeta jonë, është shpresa për të ecur përpara, është e ardhmja jonë, është ekzistenca jonë. Ndaj le të kthejmë urgjentisht prezencën në Medvegjë e më tej në Bujanovc dhe Preshevë.

Zgjedhjet politike parlamentare dhe zgjedhjet administrative vendore, do të zhvillohen së shpejti në të gjithë Serbinë, përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Është koha për një politikë të bërë ndryshe, për një platformë veprimi të përbashkët, për një përfaqësim të unifikuar në këto zgjedhje përmes një listë të vetme, pasi në këtë mënyrë kemi të gjitha shanset që të maksimalizojmë efektin e votave shqiptare, të rrisim prezencën tonë politike dhe njëkohësisht t’u rikthejmë shpresën e humbur shqiptarëve, që Lugina e Preshevës do të jetë vendi ku do të jetohet më mirë.

Rikthimi i vëmendjes kombëtare në Luginë do të zgjojë edhe më shumë interesin dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, në mënyrë që edhe prezenca dhe ndihma e tyre të jetë sa më konkrete në Luginë. Tashmë të tria komunat, duhen parë si një njësi e tërë dhe jo të ndara. Kjo do të mundësojë që të krijohet një trup i përbashkët për zhvillimin ekonomik në Luginë, si për zhvillimin e bujqësisë, agro-biznesit, blegtorisë, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke i dhënë kështu frymë dhe jetë të gjithë Luginës.

Koha për ndryshim dhe veprim është sot! Nesër është vonë!

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Kalo në kategori