“Koha për NATO”
Edhe pse ende nën impresionin e rezultateve, kalkulimeve dhe analizave të ndryshme kush dhe ku ka fituar ose humbur, ndoshta nuk është herët të thuhet se, në fakt, kanë fituar që të gjithë. Kjo, po të merret parasysh edhe momenti i ri i krijuar kur tashmë duhet shfrytëzuar hapësira e krijuar për të sjellë vendime të mëdha dhe të rëndësishme për Maqedoninë.
Pas dy dekadash të pavarësisë së Maqedonisë nga federata Jugosllave, 20 vite nga anëtarësimi në OKB dhe 12 vite nga Marrëveshja e Ohrit dhe pas një tranzicioni të suksesshëm ku është tejkaluar shumëçka, besoj që tash është koha për vendime të mëdha.
Edhe nga përvoja ime personale, e di që angazhimet për ndryshime rrënjësore jo rrallë janë dekurajuese në shikim të parë. Ato mund të konfuzojnë qytetarët dhe shpesh herë analistët dhe komentuesit, duke u munduar që të interpretojnë këto lëvizje të mëdha, të mundohen të nxjerrin interpretime nga më të ndryshmet për atë se a është në interes të vendit e popullit ky apo ai hap i “nxituar” apo “i vonuar”… Jo rrallë debate të këtilla tek ne nganjëherë shpijnë deri tek teoritë e komplotit, që aq shumë i karakterizon ballkanasit.
Për mua, dhe besoj edhe për shumicën që ja duan të mirën popullit dhe këtij vendi, si dhe paqes në rajon, nuk bëhet fjalë për dilemën a duhet të lëvizim drejt integrimeve euroatlantike. Madje, edhe nesër është vonë, më duket mua.
Nëse dikush thirret në emër të pjekurisë, patriotizmit, interesit qytetar, racionalitetit dhe pse jo edhe përcaktimit identitar, atëherë them se nuk duhet të kemi më asnjë dilemë që mu tash është momenti që Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj së bashku me vendimmarrësit të bëjnë hapin e duhur.
Për dikë, kjo mund të jetë sensitive, e kalkulueshme, çështje identitare. Por, siç e theksova më lart, për një vend është pjesë edhe e identitetit kah dëshiron të pozicionohet, me çfarë vlerash dëshiron të jeton dhe të prezantohet. Për dikë që e udhëheq një parti, që jo pa qëllim e ka emrin Bashkimi Demokratik për Integrim, kjo nuk është një çështje që diskutohet. Për ne, një bashkim demokratik për integrime është vet esenca e angazhimit dhe botëkuptimit tonë politik. Por, kjo besoj që duhet të jetë edhe qëllim i përbashkët i qytetarëve të vendit.
Për çdo qëllim të madh, duhet edhe të merret një vendim i madh. Dhe për të dyja këto, duhet kurajo. Një kurajo e përbashkët.
Ne kemi patur durimin, mirëkuptimin për ndjenjat e shumicës, për senzivitetet dhe përgjegjshmërinë edhe të partnerëve tanë politik bashkëqeverisës, por edhe të mirëkuptimit rajonal e ndërkombëtar.
Kemi pritur me një përgjegjësi dhe mirëkuptim. Por, ka ardhur momenti kur nuk duhet të mungoj guximi dhe vendimi që të bëhen të gjitha që janë në përgjegjësinë tonë për të hequr çdo pengesë që të jemi aty ku duhet të jemi: pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.
Për ne, ky vendim nuk mund të ketë alternativë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë