Në vargun e faktorëve të rëndësishëm që kanë për qëllim krijimin e kushteve paraprake për zhvillimin e rregullt dhe produktiv të ushtrimeve, pos tjerash bën pjesë edhe koha në të cilën bëhen ushtrimet e sidomos ambienti, vendi e veçanërisht ndikimi i dritës, zërit, zhurmës etj.
Idriz Humolli
Ekspert i Bodibildingut
"Fitness Gym Prishtina”
Pallati i Rinisë dhe Sporteve
tel. + 377 45 275 757
Meqenëse me ushtrime të bodibildingut merren individ që u përkasin strukturave të ndryshme profesionale dhe sociale ashtu edhe gjinore, zhvillimi i ushtrimeve bëhet varësisht nga ajo se kush dhe kur mund të sigurojnë kohë të lirë për zhvillimin e aktivitetit të përmendur. Prandaj, secila kohë e cila mundëson dhe siguron zhvillimin e ushtrimit pandërprerje, pa pengesa dhe e cila siguron koncentrim të plotë, mund të konsiderohet si kohë e përshtatshme për ushtrime pa marrë parasysh se a kemi të bëjmë me zhvillimin e tij para dite apo pas dite.
Ushtrimet është mirë të bëhen zakonisht në intervale të njëjta kohe-përafërsisht çdo 24 orë. Është konstatuar se ky interval kohor është i përshtatshëm për pushimin e grupeve të muskujve të ushtruar dhe për aftësimin dhe këndelljen e plotë të organizmit për zhvillimin e ushtrimeve, respektivisht ushtrimeve të ardhshme. Nga intervali i përmendur kohor mund të ketë përjashtime vetëm në rastet e aplikimit të sistemit të ndarjes së dyfishtë të grupeve të muskujve dhe kohës ("Split" sistemi i dyfishtë).
Ata të cilët disponojnë me kohë të lirë para dite, ushtrimet duhet t’i fillojnë zakonisht rreth orës 9,00-10,00 ndërsa për të tjerët që kanë kohë të lirë pas dite, atëherë zakonisht preferohet koha prej orës 17,00-19,00. Zhvillimi i ushtrimeve në orët e vona të mbrëmjes nuk është i preferuar, sidomos atëherë kur nuk ka mundësi që pas përfundimit të ushtrimeve të shfrytëzohet një interval kohorë prej 1-1,5 orësh pushim para se të bihet në gjumë. Gjithashtu edhe në orët e hershme të mëngjesit, sidomos me bark të zbrazët, nuk preferohet aplikimi i ushtrimeve me pesha, përveç gjimnastikës së mëngjesit.
Pa marrë parasysh se a do të bëhen ushtrimet para apo pas dite, është pothuajse rregull i përgjithshëm që të fillohet përafërsisht dy orë pas të ngrënit. Kjo kohë gjithashtu është relative sepse kryesisht varet prej llojit dhe sasisë së ushqimit, çka do të thotë se nëse para ushtrimeve të caktuar individi ushqehet me ato lloje ushqimi i cili sipas formës dhe përbërjes së tij është shumë më i lehtë për tretje, atëherë koha e përmendur mund të jetë edhe më e shkurtër, ndërsa në rastet kur individi i caktuar konsumon ushqim, tretja e të cilit në organizëm kërkon kohë më të gjatë, atëherë edhe vet intervali kohor prej momentit të ngrënies e deri te fillimi i ushtrimeve medoemos duhet të jetë më i gjatë.
Drita në të cilën zhvillohen ushtrimet paraqet njërin ndër faktorët të cilët pozitivisht ndikojnë në manifestimin e fuqisë. Nëse do të matej forca në lokalin i cili është shumë i ndritshëm, do të fitohet rezultati më i lartë se sa nëse testi i njëjtë bëhet në lokalin i cili është gjysmë i ndritshëm apo i errët, sepse drita e madhe është sinonim i diellit, ndërsa dihet se dielli nxënë vetëm ditën kur organizmi i njeriut është më aktiv, kurse errësira apo drita e dobët është sinonim i natës – natën zakonisht flemë dhe organet tona punojnë me fuqi dhe intensitet të zvogëluar, ndërsa muskulatura e trupit pushon dhe është e çliruar.
Në bazë të hulumtimeve dhe eksperimenteve të bëra në fushën e bodibildingut, por edhe të sporteve tjera, është konstatuar se njerëzit arrijnë rezultate më të larta në forcë, kur këto eksperimente bëhen në lokalet e ngjyrosura me ngjyrë kryesisht të kuqe. Kjo gjë, veçanërisht vie në shprehje sidomos kur krahasohen eksperimentet, respektivisht testet e bëra në lokalet e ngjyrosura me ngjyrë të kaltër. Shtrohet pyetja se si mund të shpjegohet ky fenomen?
Njeriu gjatë jetës dhe zhvillimit të tij ka mësuar se ngjyra e kuqe vazhdimisht paraqet ngjyrë rreziku, sepse bie fjala gjaku është i kuq, zjarri gjithashtu është i kuq, etj. prandaj ngjyra e kuqe në njëfarë mënyre stimulon mekanizmat për mbrojtje e krahas kësaj edhe forcën muskulore.
Në faktorët që bëjnë të mundur mobilizimin e trupit tonë për mbrojtje është edhe prezenca e zërit të lartë. Nuk është e rastësishme që në disa sporte kryesisht luftarake gjatë ushtrimeve gjithnjë është prezente zëri i lartë, bie fjala karateisti para se të jep goditjen e shpejtë dhe të fuqishme, lëshon zë të lartë. Në të njëjtën mënyrë edhe disa bilderë gjatë ekzekutimit të ushtrimeve të caktuar me pesha të rënda, lëshojnë zë të lartë. Në qoftë se personin i caktuar e pyesim pse veprojnë asisoj, në të shumtën e rasteve edhe ai vet nuk e din përgjigjen, megjithatë do të thotë se duke lëshuar zë të lartë gjatë ngritjes së peshës së caktuar, gjatë ekzekutimit e ka më lehtë që ta ngritë, respektivisht ta përvetësojë peshën e caktuar.
Me qëllim të zhvillimit të rregullt, veçanërisht duhet kushtuar kujdes eliminimit të plotë të zhurmës në ushtrimore e cila gjithnjë është faktorë destabilizues dhe eliminues i drejtpërdrejtë i përqendrimit të vëmendjes me rastin e ekzekutimit të ushtrimeve të caktuara. Meqenëse përqendrimi i ushtruesit në ekzekutimin e ushtrimit të caktuar, për ta arritur efektin e tij të duhur duhet të jetë maksimal, atëherë prezenca e zhurmës të çfarëdo lloji qoftë, e bënë të pamundur aplikimin e nevojshëm të përqendrimit me ç’rast efekti i çdo ushtrimi, lëvizjeje, arrin shkallën më të ultë e në të shumtën e rasteve, mund të ketë edhe efektin e tij negativ.
Zhurma përveç se pengon përqendrimin e ushtruesit për ekzekutimin e ushtrimit të caktuar, në të shumtën e rasteve paraqet elementin apo fajtorin kryesor të lëndimeve të shumta të muskujve e në disa raste edhe të nyjeve të trupit. Nga shkalla e prezencës së saj, varet edhe shkalla e përqendrimit gjatë ekzekutimeve të ndryshme të ushtrimeve të caktuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës