LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni PDK-“Vetëvendosje”, apo si po degradohen institucionet e Kosovës

– Aktiviteti i “Vetëvendosjes” për mosdalje në zgjedhje i ka shkuar për shtat PDK-së. Vjedhja e votave nga PDK çon ujë në mulli të “Vetëvendosjes”. Duke u vjedhur votat që janë themeli i demokracisë, degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet atëherë piqen kushtet për revolucion –

Slogani qendror i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë, dhe mbetet, se institucionet e Kosovës janë institucione koti vetëm sa për të maskuar vendimet e ndërkombëtarëve dhe për të realizuar politikën e ndërkombëtarëve. Me një fjalë: institucionet e Kosovës nuk janë institucione të mirëfillta, por duhet të krijohen nga e para pas përzërjes së ndërkombëtarëve, në mënyrë që ato fare të mos kenë ndikim në ndërtimin e tyre. Ata që kundërshtojnë Albin Kurtin arsyetohen me: “Ku dimë ne të krijomë institucione pa ndërkombëtarët?”.

Shumica e kosovarëve në fillim besuan në ndërkombëtarët dhe institucionet që ata do t’i krijonin për ne. Me kalimin e kohës humbi ky besim. Tamam në prag të shpalljes se pavarësisë së Kosovës, besimi në institucionet e Kosovës ra nën 50 %. Këtë e dëshmon përqindja e daljes në zgjedhjet nacionale e lokale të vitit 2007. Madje në zgjedhjet e vitit 2009, autori i këtyre rreshtave me qellim të vetëdijesimit për dalje në zgjedhje përmendi faktin se Presidenti Klinton po na fton që të dalim në zgjedhje kurse presidenti Tadiq po na fton që të mos dalim në zgjedhje, e ne duhet ta dëgjojmë Presidentin Klinton e jo Presidentin Tadiq. Doli se shumica e kosovarëve e dëgjuan Tadiqin e jo Klintonin!


Disa thonë se nuk e dëgjuam Boris Tadiqin po Albin Kurtin, qëndrimi i të cilit në këtë pikë është identik. Në fakt, jo bash identik po i përafërt. Boris Tadiq thotë se shqiptarët nuk janë brum nga i cili mund të ndërtohen institucione të qëndrueshme, kurse Albin Kurti thotë se institucionet që na i ndërtuan ndërkombëtarët nuk janë tonat dhe nuk mund t’u shërbejnë interesave tona. Në thelb, si Boris Tadiqi si Albin Kurti shprehin mosbesim në institucionet ekzistuese të Kosovës.

Problemi nuk është tani vetëm me Boris Tadiqin e Albin Kurtin, por edhe me shumë se gjysmën e qytetarëve të Kosovës të cilët pajtohen me Boris Tadiqin dhe/ose Albin Kurtin.
Dikush mund të thotë se dalja e ultë në zgjedhje nuk është tregues i kësaj, pasi edhe në vendet me demokraci të zhvilluar, ku besimi në institucione është i lartë, ka dalje të ultë në zgjedhje. Kjo është e vërtetë, por atje nuk ka rrezik për vjedhje votash. Mosdalja në zgjedhje në vendet me demokraci të zhvilluar e ka më shumë kuptimin e asnjanësisë sesa të mospërfilljes së shtetit.

Në secilin rast mosdalja në zgjedhje i leverdisë partive që vjedhin vota, kështu që lirisht mund të thuhet se aktiviteti i “Vetëvendosjes” për mosdalje në zgjedhje i ka shkuar për shtat PDK-së. Në anën tjetër, vjedhja e votave nga PDK çon ujë në mulli të “Vetëvendosjes”. Duke u vjedhur votat që janë themeli i demokracisë, degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet atëherë piqen kushtet për revolucion. Sa më shumë që degradohen institucionet e Kosovës aq më të vërteta dalin fjalët e Albin Kurtit.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori