Të veprohet shpejt dhe fort, përndryshe ndryshimi klimatik do të shkaktojë gjithnjë e më tepër “efektet e përhapura, të rënda dhe të pakthyeshme”, në shoqëritë njerëzore dhe në ekosistemet.
Me këto fjalë të pazakonta e të forta grupi i ekspertëve ndërqeveritarë mbi evolucionin e klimës bëri publike në Kopenhagë sintezën e raportit të tij të pestë, në prani të Ban Ki-moonit.
“Raporti që ne paraqesim është hartuar nga qindra shkencëtarë ndërkombëtarë dhe është më i ploti, që asnjëherë nuk është ndërmarrë për këtë temë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ai përmban tre mesazhe kyçe. Së pari, influenca e njerëzve mbi klimën është e qartë, dhe kjo influencë rritet me shpejtësi. Më pas, ne duhet të veprojmë shpejt dhe në mënyrë decizive nëse dëshirojmë të evitojmë pasoja shkatërrimtare. Dhe, në fund, ne kemi mjetet të kufizojmë ndryshimin klimatik dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”. Që sot e tutje shtoi ai, “vendimmarrësit duhet të marrin vendimet, sepse koha luan kundra nesh”.
Raporti i paraqitur bën një përmbledhje të tre kapitujve të botuara nga grupi i ekspertëve qysh në shtator të vitit 2013: i pari mbi gjendjen klimatike, i dyti mbi impaktet dhe prekshmërinë e rajoneve të ndryshme të botës, dhe i treti mbi levat e veprimit ekonomik për të kufizuar ngrohjen klimatike.
Ai do të shërbejë si bazë shkencore dhe ekonomike për negociatat që do të zhvillohen në muajin dhjetor në Lima (Peru), pastaj në Paris në vitin 2015, ku do të mund të përfundohet me një marrëveshje detyruese për pakësimin e lëshimit të gazrave në nivel botëror.
“Me këtë raport, mesazhi është më i saktë, më i fortë dhe niveli i besimit është shumë më i rëndësishëm se sa në vitin 2009. Injoranca nuk mund të jetë më një pretekst për mosveprim”, deklaroi Michel Jarraud, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OMM), nën patronazhin e së cilës është vendosur Grupi i ekspertëve. Brenda tridhjetë viteve, qeveritë dhe vendimmarrësit në të gjitha nivelet, do të jenë përgjegjës të vendimeve që nuk do të merren tani, sepse njohuria është aty. Ne e dimë. Ne nuk kemi më falje në se nuk veprojmë”.
Sipas raportit, përmbajtja atmosferike në dioksidkarbon (CO2), gaz kryesor me efekt serre i çliruar nga aktivitetet njerëzore, është e paprecedentë qysh prej të paktën tetëqindmijë vitesh. Temperatura e atmosferës së ulët tokësore është rritur me 0,85 gradë celsius qysh prej fundit të shekullit të XIX.
Niveli i oqeaneve është ngritur 19 centimetra, “çka tashmë është një sinjal alarmi në shumë rajone të botës”, deklaroi Rajendra Pachauri, presidenti i grupit të ekspertëve.
Sasia globale e borës dhe e akujve në sipërfaqen e Tokës ka rënë në shumicën e rajoneve të botës. “Efektet e ndryshimit klimatik janë ndjerë tashmë gjatë dekadave të fundit në të gjitha kontinentet dhe oqeanet”, shprehen në raportin e tyre shkencëtarët.
Për të ruajtur probabilitetin që të mbetet nën 2 gradë celsius të ngrohjes klimatike në raport me periudhën paraindustriale – pragu i rrezikut i aprovuar nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2009 – çlirimi në nivel botëror i gazrave me efekt serre duhet të jetë pakësuar nga 40 për qind deri në 70 për qind deri në vitin 2050, në raport me nivelin e tyre të vitit 2010. Pra Pachauri paralajmëron: “qysh prej vitit 2010, çlirimi i gazrave është rritur më shpejt se sa në dekadat e mëparshme”.
Për të mbajtur stabilitetin klimatik të planetit, shkencëtarët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve thonë se “nivelet e lëshimit të gazrave duhet të jenë afër zeros në vitin 2100, madje dhe nën” – domethënë që në mënyrë globale, sistemi ekonomik do të duhet të funksionojë duke thithur CO2 më tepër se sa duke e lëshuar atë, siç ndodh sot.
“Një rritje e temperaturës mesatare përtej 4 gradë celsius, e kombinuar me një rritje të kërkesës për ushqimin, do të përfaqësonin rreziqe të mëdha për sigurinë ushqimore botërore”, vlerësojnë shkencëtarët.
“Ka një mit, sipas së cilit aksioni klimatik do të kushtojë shumë shtrenjtë, ndërkohë që mos veprimi do të kushtojë shumë, shumë më shtrenjtë”, ka shpjeguar M. Pachauri. Në fakt, sipas simulimeve të kryera nga ekonomistët e mbledhur nga Grupi i ekspertëve, një politikë klimatike ambicioze, e bërë në nivel botëror dhe që lejojnë të qëndrohet në kufirin e 2 gradë të ngrohjes klimatike, nuk do të mbyllej nga një reduktim i vogël i rritjes. “Kjo korrespondon me një pakësim vjetor nga 0,04 për qind deri në 0,14 për qind, me si vlerë mesatare 0,06 për qind, në raport me një rritje të konsumit që përfshihet midis 1,6 për qind dhe 3 për qind në vit”, shkruajnë ekspertët.
Megjithatë, këto vlerësime janë llogaritur pa marrë parasysh dëmet që pjesa e pa evitueshme e ngrohjes klimatike do të shkaktonte për ekonomitë. “Dhe sa më tepër ne presim, aq më tepër këto kosto do të jenë të rëndësishme”, u shpreh presidenti i grupit të ekspertëve. Edhe në rast politike klimatike shumë ambicioze, e ardhmja do të jetë ndofta më pak rozë se sa thuhet me 0,06 për qind të uljes së konsumit i llogaritur nga modelet ekonomike të Grupit të ekspertëve.
Krahas kësaj, ka shtuar M. Pachauri, përpjekjet për të realizuar objektivat nuk mund të bëhen “pa ndryshimin e stileve të jetës dhe sjelljes së njerëzve”. Në një deklaratë që nuk do t’i pëlqente industrive nxjerrëse, presidenti i Grupit të ekspertëve shtoi gjithashtu se “të trajtosh çështjen e ndryshimit klimatik nuk do të jetë e mundur nëse agjentët ekonomikë vënë secili përpara interesat e tyre në mënyrë të pavarur: Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit”.
(Përgatiti: S. Metani/www.bota.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe