LAJMI I FUNDIT:

Kina në “krizë”, bien eksportet

Kina në “krizë”, bien eksportet

Eksportet në Kinë ranë më 8.3 për qind në Korrik, rënia më e madhe mujore në 4 muajt e fundit dhe shumë më poshtë se parashikimet e analistëve.

Ky raport ka përforcuar pritshmëritë se Pekini zyrtar do të detyrohet të ofrojë më shumë stimuj për të mbështetur ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Po ashtu edhe importet shënuan rënie, krahasuar me një vit më parë, por në linjë me parashikimet e tregut.

Sipas analistëve, kjo performancë e dobët sugjeron se kërkesa e brendshme mund të jetë shumë e dobët për të kompensuar kërkesën e dobët globale për eksportet e Kinës.


Ekonomistët parashikonin një rënie prej 1 për qind të eksporteve, pas rritjes me 2.8 për qind në qershor. Të dhënat treguan gjithashtu një rënie të kërkesës nga Europa dhe për herë të parë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregu më i madh i Kinës. Eksportet drejt Bashkimit Europian ranë me 12.3 për qind në korrik, ndërsa drejt SHBA ranë me 1.3 për qind, transmeton Telegrafi shkrimin e mediave të huaja.

Kërkesa nga Japonia, që gjithashtu është një partner i rëndësishëm tregtar i Kinës, ra me 13 për qind. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, importet ranë me 8.1 për qind, kundrejt parashikimeve të analistëve për rënie me 8 për qind. Për muajin e kaluar, Kina regjistroi një suficit tregtar prej 43.03 miliardë dollarë. /Telegrafi/