KFOR-FSK, marrëdhënie që duhet të normalizohen sa më parë
-Armët e FSK-së në radhë të parë duhet të përdorën për sovranitetin e Kosovës. Defilimi me to në qendër të Prishtinës kur çereku i atdheut është jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës është një sjellje mburravece.
-Edhe kur Kosova të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e madje edhe kur Kosova të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, nuk është fort e hijshme që të shes poza si shtet i pavarur e sovran.
Në kohën kur pritej që strategjia për Veriun e Kosovës të përmirësohet dhe në të të kyçën sa më shumë faktorë relevantë, ndodhi një incident plotësisht i panevojshëm: ngrirja e marrëdhënieve KFOR-FSK. Kjo ndodhi për arsye shumë të kotë: manifestim me armë në qendër të Prishtinës për shënimin e rënies heroike të Jasharajve.
Shumëkush e kupton dëshirën e zjarrtë të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës për t’u dukur si shtet. Por çështja qëndron në atë se është më e rëndësishme të bëhesh vërtet shtet se sa t’i bësh vetes qejfin të dukesh si shtet. Kosova e njohur nga 1/3 e kombeve të botës akoma nuk duhet ta ketë luksin të shes poza se është tashmë shtet i pavarur. Edhe kur Kosova të njihet nga 2/3 e kombeve të botës, e rrjedhimisht të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e madje edhe kur Kosova të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, nuk është fort e hijshme të shes poza si shtet i pavarur e sovran.
Edhe një kohë të gjatë si shtet i vogël i krijuar rishtaz Kosova do të ketë nevojë për politikë të urtë e të matur që do ta shpijë hap pas hapi drejt synimeve të saj. Në këtë kuadër Kosova ka nevojë jetike për organizmat ndërkombëtarë dhe për ndihmën e tyre pavarësisht qëndrimit të tyre karshi pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Kosova ka nevojë që të pranojë të gjithë kompromiset e pakëndshme që nuk e pengojnë synimin e saj strategjik në perspektivë për tërësi territoriale, liri, pavarësi, demokraci e mirëqenie.
Nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë, KFOR-i është më thelbësori për synimet e Kosovës dhe kësisoj marrëdhëniet me të nuk guxojnë të rrezikohen as edhe për një moment të vetëm.
Armët e FSK-së në radhë të parë duhet të përdorën për sovranitetin e Kosovës. Defilimi me to në qendër të Prishtinës kur çereku i atdheut është jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës është një sjellje mburravece që nuk tregon asgjë pozitive.
Respekti për sakrificën e Jasharjve, përkatësisht për ditën që mund të konsiderohet si ditë e kryengritjes sonë apo luftës për liri nuk është e thënë të dëshmohet me defilim armesh siç e bëjnë zakonisht shtetet sovrane.
Shtetet që ditët e tyre të rëndësishme i shënojnë me parada ushtarake t’paktën kanë se çfarë tregojnë: tanke, avionë supersonikë, raketa tokë-ajër etj. Por me çfarë defiloi Garda e FSK-së? Me pushkë e me revole! Me ato që mjaftuan për ta nisur luftën, por që nuk mjaftuan për ta fituar atë. Për ta fituar luftën u deshën avionët e NATO-s që ne s’i kishim.
Prandaj është e rrugës që të mos i shesim mend NATO-s, përkatësisht KFOR-it. Respektin për sakrificën e Jasharajve ne mund t’ua imponojmë të tjerëve vetëm me sjellje të urta.
Tani ndodhi çfarë ndodhi dhe institucionet e Kosovës nuk guxojnë të përsëritin veprime të tilla të panevojshme e të padobishme. Dikujt nga personalitetet relevante i takon që në emër të institucioneve të Kosovës t’i kërkojë falje publike KFOR-it për “mos koordinim adekuat”, ndërsa të gjithë bartësit e institucioneve duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve KFOR-FSK që të vazhdohet puna aty ku ka mbetur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale