Opinioni publik rendit bankat që janë më të qëndrueshmet dhe më të sigurtat nga e gjithë bota. Në këtë shkrim mund të mësoni për 11 bankat ku njerëzit e shteteve të ndryshme do të besonin paratë e tyre.
Forumi Ekonomik Botëror publikoi së fundmi Analizën për Konkurrencën Globale, që ofron një grup treguesish për të treguar shëndetin e institucioneve të një vendi.
Një prej këtyre ishte perceptimi i sigurisë së bankave.
FEB përdori analizën e vet në kategorinë e opinionit për të pyetur “si e perceptoni shëndetin e bankave?” Kështu, matja nuk u bë nga aspekti objektiv ekonomik, por nga perceptimet e popullatës. Vendet janë renditur nga njëshi (bankat që kanë nevojë për më tepër para), deri te shtata (bankat që janë përgjithësisht të shëndetshme).
Nga analiza doli në pah fakti se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja nuk u besojnë sistemeve të tyre bankare pas krizës financiare të 2008-s. Ato u renditën respektivisht në vendet e 89 dhe 49.
Kategorizimi është si më poshtë:
Republika Çeke
Sistemi bankar çek është i pazakontë për faktin se huadhënësit e huaj dominojnë industrinë, por duket se konsumatorët nuk e kanë problem këtë gjë. Për nga shëndeti, bankat renditen në vendin e 11 në botë.
Zvicra
Megjithëse përfshihet në dhjetëshen më të mirë, njerëzit po e humbasin besimin në bankat e Zvicrës. Tradita shekullore e vendit në lidhje me sekretin bankar, po kthehet së prapthi, teksa Banka Kombëtare e Zvicrës humbi 51 miliardë dollarë këtë vit, pasi braktisi tavanin e frangës zvicerane.
Sllovakia
Ashtu si në Republikën Çeke, grupet e huaja bankare dominojnë industrinë financiare të Sllovakisë, në 90 për qind të përbërjes së saj. Bankat austriake dhe italiane janë aktorët më të mëdhenj në vend.
Izraeli
I renditur në vendin e tetë, Izraeli nuk ka pasur një krizë të madhe financiare që nga viti 1983, kur qeveria u detyrua të ndërhyjë. Shteti mbetet ende një aksioner i madh në shumë banka private.
Luksemburgu
Nuk është befasi fakti që Luksemburgu ka dalë në listën e vendeve me sisteme të mira bankare, pasi vendi është i famshëm për sektorin financiar. Banque et Caissed’Épargne de l’État (banka e themeluar dhe zotëruar nga shteti i Luksemburgut) është e nënta në renditjen e bankave më të sigurta në botë.
Kili
Sistemi bankar i Kilit është një shembull i mirë për pasojat pozitive të një krize. Zhvillimi ekonomik i vendit ra 13 për qind në vitin 1982 pas një kolapsi të madh bankar. Ligjet e reja të paraqitura në vitet 1980 dhe 1990 kanë bërë që tani Kili të ketë një nga sektorët bankarë më të fortë në botë.
Norvegjia
Në vendin e pestë, Norvegjia vuajti një krizë bankare në vitin 1991, ku dy nga katër huadhënësit e saj më të mëdhenj, falimentuan. Qeveria ndërhyri dhe ndryshoi ligjet për të stabilizuar sektorin. Tani gjendja është shumë e mirë.
Finlanda
Sektori bankar i Finlandës dominohet nga bankat bashkëpunuese dhe të kursimeve, të cilat ndërmarrin pak rreziqe. Guvernatori i bankës qendrore në vend, Erkki Liikanen, ka çarë rrugën me propozime për të ndarë investimin bankar dhe depozitat që ndodhen te huadhënësit europianë.
Australia
Një grup i vogël prej katër bankash të mëdha ndajnë shumicën e sektorit bankar në Australi, ndërsa bankat e huaja rregullohen në mënyrë rigoroze, për të siguruar fuqinë e sistemit bankar.
Zelanda e Re
E dyta në numër, Zelanda e Re ka një sektor bankar që dominohet nga një grup i pesë aktorëve kryesorë financiarë. Përfitimet e mëdha dhe zhvillimi pa shumë konkurrencë, e ka bërë sektorin të lulëzojë.
Kanadaja
Bankat kanadeze janë shquar prej kohësh për stabilitet. Vendi ka pasur vetëm dy dështime të vogla në sistemin bankar në gjithsej 100 vjet dhe zero falimente gjatë Depresionit të Madh në vitet 1930./Business Insider/Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë