Këshilla e miliarderit Elon Musk për punëtorët: Nëse takimi është i mërzitshëm, vetëm largohuni!
A keni qenë ndonjëherë i ulur në një takim vërtet të keq apo në ndonjë të tillë i cili zgjat vërtet shumë? Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk sugjeron që ju: Vetëm të largoheni nga aty!
Këshilla, së bashku me rekomandimet e tjera duke përfshirë shmangien/anulimin e takimeve të mëdha nëse nuk jeni aty për të ofruar vlerë, duke anashkaluar zinxhirin e komandës, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është përfshirë në një email të rrjedhur tek stafi i Tesla-s.
Sipas mediave, Musk parashtroi disa “rekomandime mbi produktivitetin”, duke argumentuar se kontraktorët duhet të braktisin “sapo të kuptohet se nuk po shtojnë vlerë”.
“Nuk është e vrazhdë të largohesh, është e pasjellshme që dikush të qëndrojë dhe të humbasë kohën kot”, mendon ai.
Kjo tingëllon mjaft lehtë. Dhe nuk është vetëm këshilla e një miliarderi, me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili gjithashtu kërcënon të bëjë të njëjtën gjë nëse gjërat nuk shkojnë mirë në takimin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un – edhe pse ai tha se do ta bënte atë “me respekt”.
Por a është kjo këshilla me të vërtetë e shëndoshë për jo-miliarderët apo ata prej nesh që nuk punojnë në Tesla?
“Mos dilni jashtë takimeve. Bëhu strategjik dhe fol”. Kjo është këshilla nga Dr. Libby Sander, e cila është profesoreshë e sjelljes organizative të Universitetit Bond.
“Nuk mund të të bëjë shumë popullor me shefin apo kolegët tuaj. Ndoshta nuk është veprimi më i mirë politikisht”, mendon ajo.
Ajo thotë se përpiqu “të ndikosh në takimin” ose shko para kohe për t’u siguruar se ka një sërë pikash diskutimi dhe ato janë planifikuar për kohën e duhur të ditës.
“Truri ynë funksionon më mirë në kohë të ndryshme të ditës, kështu që në mëngjes duhet të jetë më analitik, më i fokusuar. Pasdite duhet të jetë më administrativ, nëse është një takim për furnizimin me kafe të kuzhinës, për shembull, dhe më vonë pasdite, kreativiteti është më i mirë për shumë njerëz kur ka pak shqetësime, por jo shumë”.
Por ajo pajtohet me pikën e Musk për shmangien e takimeve të panevojshme ose ato që ju e dini se do të zgjasin për shumë kohë.
“Vetëm mos harroni se kjo nuk reflekton mirë nëse i humbisni të gjithë. Pra, mendoni se çfarë takimesh mund të përballoni dhe cilat prej tyre duhet të merrni pjesë. Ndonjëherë, duhet të humbësh dy orë në një takim për të ‘shpëtuar fytyrën’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLargoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet