LAJMI I FUNDIT:

Keni dëgjuar për “Tradhëtinë etike”? Trendi më i ri në SHBA

Keni dëgjuar për “Tradhëtinë etike”? Trendi më i ri në SHBA

Nga 1 tek 10 sa jeni të gatshëm për ta pranuar tradhëtinë? Nga tolerantët te kompromistët hapet rruga për një kategori të re për adhuruesit e së “resë”, të së ndryshmes.

Janë ata që besojnë te “tradhëtia etike”, një koncept që po shpërhapet me shpejtësi në SHBA, duke qenë edhe një nga sukseset e uebsajtit OpenMinded.com.

Një emër që thotë shumë për konceptin e “hapjes së mendjes” për të pranuar idenë se ju ose partneri juaj të ketë një ‘hallakatje’ me një person tjetër, sigurisht me pëlqimin e palëve.

Deri tani 150 mijë veta kanë dalë në përkrahje të kësaj risie, raporton OpenMinded.com.