Përderisa ju shpallni të vërtetat e tuaja absolute dhe të padiskutueshme, jemi “NE” ata që me mospërfillje vazhdojmë të jetojmë normalisht, duke murmuritur nëpër dhëmbë diçka që vetëm Zoti e di!
Sikur asnjëherë më parë vazhdon të na përcjellë “dilema hamletiane” se cila palë ka të drejtë dhe kë duhet ta mbështesim në krejt këtë tollovi politike që po vazhdon këtyre ditëve në Kosovë.
Si qytetarë aktivë të një vendi demokratik, nuk do të duhej të ishim aq neutralë kundrejt krejt këtyre zhvillimeve. Jo që nuk bën pa neve, porse kështu do të duhej të ishim si votues të këtij vendi që presupozohet se është i lirë.
Ky konstatim, e që në një mënyrë është edhe fajësim për neutralitetin, vjen bashkë edhe me një lehtësim, sepse kudo ka njerëz që gjinden në këtë linjë, e që do të thotë se nuk jemi të vetmit në pat pozicion politik.
Janë shumë qytetarë në këtë vend të cilët nuk përkrahin asnjërën nga palët të cilat po ballafaqohen në Kuvendin e Kosovës, në sheshet e Prishtinës dhe kudo në rrjetet sociale.
Ne guxojmë të deklarojmë se nuk besojmë në të vërtetat tuaja, pasi ato e fyejnë inteligjencën tonë! Përderisa ju mundoheni të krijoni skenat tuaja sa më të përshtatshme për të ilustruar tregimet tuaja, “Ne” punojmë për të mbushur arkat e shtetit të cilin ju i harxhoni, shkatërroni dhe i dëmtoni me origjinalitetin tuaj gjenial. Të dyja palët!
Përderisa ju shpallni të vërtetat e tuaja absolute dhe të padiskutueshme, jemi “Ne” ata që me mospërfillje vazhdojmë të jetojmë normalisht, duke murmuritur nëpër dhëmbë diçka që vetëm Zoti e di!
Ju shtyheni dhe shaheni para nesh se cili është më patriot se tjetri, përderisa “Ne” në përditshmërinë tonë njohim gra dhe burra të përkushtuar që mbajnë familjet dhe edukojnë fëmijët e tyre me mund të madh, ata të cilët janë patriotë e vërtetë të këtij vendi.
Inskenoni skena “lufte” për publikun që ju ka votuar sa për të fituar ndonjë poen të manipuluar politik, ndërsa “Ne” shikojmë në telefonat tanë të zgjuar se si zhvillohen debatet dhe ballafaqimet politike atje ku ka lindur dhe është zhvilluar demokracia.
Ta dini mirë se as që na bën për juve!
Përderisa shtireni se cili nga ju jeni më pro amerikan apo pro evropian se tjetri, “Ne” e dimë shumë mirë se ju nuk përfaqësoni vlerat e këtij civilizimi me gjurmët që po i krijoni, madje as afërsisht. Një thënie e vjetër thotë: “Njeriut mos i shiko gunën, por shikoja punën”!
Akuzoni njëra palë tjetrën për gjithfarë të zezash dhe vetëm këtu keni të drejtë të gjitha palët, sepse “Ne” këtë tashmë e dimë shumë mirë, pasi kemi jetuar dhe po jetojmë mes juve në këtë vend.
Me kënd jemi “Ne”?
Jemi me ata që i hapin perspektivë këtij vendi, me ata që të vërtetat i kanë të debatueshme, me patriotët e kohës që po jetojmë, me ata që zhvillojnë këtë vend dinjitetshëm dhe kanë përgjegjësi për fjalën publike, jemi me ata që civilizimin perëndimor dhe demokracinë synojnë ta arrijnë përmes punës e jo fjalëve të kota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe