LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi, me sugjerime për panairet vendore dhe ndërkombëtare

Kelmendi, me sugjerime për panairet vendore dhe ndërkombëtare

Biznesmeni dhe deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi, ka vazhduar me sugjerimet e tij ekonomike tek qeveria Mustafa.

Kësaj radhe Kelmendi në shkrimin e mëposhtëm, ka bartur shqetësimin e biznesmenëve vendorë e veçanërisht atyre të rinj rreth organizimit dhe mënyrës së ideimit të panaireve vendore e ndërkombëtare në shtetin tonë.

Sipas Kelmendit, sukseset e panaireve varen nga shembujt që i ka dhënë më poshtë.


Sipas tij, Kosova ka nevojë për eksporte të produkteve dhe shërbimeve të veta, në njërën anë për të zbritur deficitin tregtar, e në anën tjetër për ta shtuar prodhimin dhe punësimin.

“Në të gjitha vendet organizohen panaire të profilizuara për produktet dhe shërbimet e caktuara, ndërsa në vendin tonë këto panaire po organizohen edhe nga Asociacionet Ekonomike të Kosovës, por në të cilat shumë herë janë të ftuar prodhues vendorë, të rajonit dhe shteteve tjera, të cilët me eksponatet e tyre po ndikojnë dukshëm tek blerësit dhe tek konsumatorët që të shtojnë blerjen dhe konsumimin si të prodhimeve të vendit edhe atyre te jashtme. Në këto panaire vendore po mungojnë definitivisht blerësit potencial të prodhimeve nga prodhues vendorë shumë të domosdoshëm, dhe shpesh në vend që Panairi të rris shitjen ai sjellë efekte të kundërta duke e rritur blerjen”, ka vlerësuar Kelmendi.

Pra, ka shtuar ai, me ndihmën e panaireve po ndodhë e kundërta e dëshirës dhe synimeve tona zhvillimore.

“Për të ruajtur karakterin e këtyre panaireve duhet menjëherë që ministritë e resorëve të caktuar të angazhohen përmes atasheve ekonomik pranë ambasadave dhe konsulatave që të hulumtojnë në gjetjen e blerësve potencial dhe të subvencionojnë ardhjen e blerësve ose thënë me mirë kompanive blerëse të cilat shpenzime duhet të barten nga shteti në mënyrë që të shtohet prodhimtaria dhe eksporti”, ka vlerësuar Kelmendi.

Kelmendi ka konsideruar se të gjithë blerësit potencial në mënyrë të organizuar dhe të shoqëruar me personat përgjegjës të ministrive të caktuara të jenë vizitorë të shtandeve të prodhuesve kosovarë.

“Në rastet kur prodhuesit tonë dëshirojnë të shkojnë në panairet ndërkombëtare jashtë Kosovës, atyre duhet tu subvencionohet blerja e shtadneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që të përballohen shpenzimet gjë e cila do ndikonte në prezantimin sa më korrekt të prodhimeve të përbashkëta. Vetëm në panaire të tilla prodhuesit kosovarë do të ekspozonin prodhimet dhe do të kishin mundësi të kontaktit dhe prezantimit të prodhimeve të veta me të gjithë blerësit e mundshëm. Model të tillë panairi shumë kohë e ka mbështetur USAID-i amerikan dhe e mbështesin në vazhdimësi shtetet tjera në zhvillim”.

Sipas biznesmenit Kelmendi, vend të veçantë duhet të zë organizimi i vizitave dhe financimi i bizneseve ekzistuese të të rinjve në panairet e profilit të teknologjive prodhuese, sepse synim i joni është mu kjo ekonomi.

“Me këtë rast pasurohen njohuritë e tyre teorike me teknologjinë e avancuar dhe vet biznesmenët e rinj pasurohen me ide të reja, ne atë mënyrë që të gjithë investitorët e rinj ti qasen prodhimit që nuk ekziston në Kosovë apo nuk ka prodhimtari të mjaftueshme. Këto lloje panairesh mbeten të domosdoshme për investitorët e rinj dhe bien në çështjen e financimit shtetërorë, nga fondi për punësim dhe avancim teknologjik, ku vet kjo teknologji do të mundëson prodhimtari kualitative, rendiment solid dhe kualitet të standardeve të EU-së. Secila formë tjetër e organizimit të panaireve qe bie ndesh më këta shembuj dhe rekomandime do ta dëmtonte edhe më tepër deficitin tregtarë të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori