Kë doni ta mashtroni ministër?
Tash e disa vite në Kosovë nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme duhet t’i nënshtrohen testit të maturës. Ky test, si edhe shumë ligje e rregullore, është marrë si model nga vendet tjera, ku testet e standardizuara shërbejnë për matjen e njohurive të nxënësve në nivel të caktuar. Në shumë prej këtyre vendeve, testet e tilla përcaktojnë, në masë të madhe, shumën e bursave dhe drejtimet që nxënësit mund t’i zgjedhin në të ardhmen. Ndërsa, në Kosovë, ky test veç sa shkon e largohet prej këtij qëllimi, për shkak të keqpërdorimit që po i bëhet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Fillimisht, procesi i testimit tregon më së miri se a shërben ky test për matjen e njohurive të nxënësve, apo jo. Përkundër faktit se kriteri për kalimin e testit është më i ulëti i këtij lloji të testeve (50 për qind), kopjimi është një element kyç. Rastet kur nxënësit i ndihmojnë njëri-tjetrit në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo edhe përmes mjeteve elektronike, janë të pranishme në çdo klasë të testimit. Përveç kopjimit që lejohet të bëhet mes nxënësve, “ndihma” që u ofrohet atyre nga mbikëqyrësit e tyre, që kanë për detyrë të mos e lejojnë një gjë të tillë, është edhe më shokuese! Kjo tregon se sa mund t’u besohet rezultateve të këtij testi që, edhe përkundër këtyre ndërhyrjeve dhe manipulimeve të tjera që mund t’u bëhen më vonë, mbeten tejet të ulëta.
Në vend se të kuptohet niveli i njohurive të nxënësve, këtu po kuptohet diçka tjetër! Ky test na bën të kuptojmë se qëllimi i tij nuk është të matet dija. Po që se qëllimi i testit do të ishte të maten vërtetë njohuritë e nxënësve, atëherë pse po lejohet kopjimi? Pse po u ndihmohet të kopjojnë? Pse Ministria nuk po ua mundëson nxënësve të tregojnë vërtetë njohuritë e tyre?
Në fakt, pyetja e fundit na dërgon tek thelbi i problemit në lidhje me keqpërdorimin. Po që se nxënësve u lejohet të tregojnë vërtetë njohuritë e tyre, kjo do ta reflektonte edhe punën që bëhet me këta nxënës. E puna që bëhet më këta nxënës, dhe programi që u servohet atyre, janë përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Dhe, nga frika e rezultateve katastrofale që do të reflektonin punën e Ministrisë, këta të fundit lejojnë dhe përkrahin kopjimin si mënyrë për ngritjen e rezultateve.
Pra, këtu po ndodhë një keqpërdorim i dyfishtë i nxënësve. Së pari, ata duhet të ballafaqohen me shumë vite arsimim jo cilësor ku kanë të bëjnë me programe të stërngarkuara, mungesë të infrastrukturës, e me mësimdhënës të degraduar e me dinjitet të thyer nga kjo keqqeverisje. Rrjedhimisht, këta nxënës nuk janë të përgatitur për të dhënë rezultate të larta në teste të tilla. Dhe, së dyti, kur i nënshtrohen testit, ata janë në shërbim të kamuflimit të katastrofës së shkaktuar nga po ajo Ministri që është përgjegjëse për arsimin jo cilësor që ua ofron atyre nxënësve. Pra, testi nuk po bëhet për t’u shërbyer nxënësve, por po manipulohet për t’i mbuluar pasojat e mos punës së Ministrisë!
Kjo metodë e testimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është shndërruar në një formalitet të dëmshëm për nxënësit, gjegjësisht qytetarët e Kosovës. Jo vetëm se nuk po ndihmon në ngritjen e cilësisë, në fakt po shërben si element degradues i shoqërisë. Kur në shkolla nxënësit mësojnë të kopjojnë e të mashtrojnë, atëherë si pritet që nesër t’u shërbejnë bashkëqytetarëve të tyre? Kur vatra e diturisë u mëson të keqpërdorin, si pritet të sillen nesër në institucionet tjera publike?
Duke ditur që arsimi është një ndër faktorët më përcaktues të nivelit të zhvillimit të një shoqërie, atëherë lind pyetja se çfarë shoqërie do të ndërtojnë në të ardhmen këto 14 gjeneratat e pas luftës? E kur krejt kësaj i shtohet fakti se shumica e qeveritarëve kanë fjalë të mëdha në lidhje me arsimin publik në Kosovë, por fëmijët e tyre shkollohen ose në shkolla private ose jashtë vendit, atëherë mund të kuptohet edhe më mirë pafytyrësia e tyre.
Populli e di fare mirë së çfarë skandale ndodhin gjatë testit të maturës. Përkundër pragut të ulët për kalueshmëri dhe “zbukurimit” që po u bëhet rezultateve, prapë numri i atyre që kalojnë është tejet i ulët. Gjithashtu, ndërkombëtarët i njohin fare mirë manipulimet e tilla që bëhen nga qeveritarët e korruptuar. Dhe, arsyetimi para tyre se jeni duke bërë hapa para në modernizimin dhe evropianizimin e metodave për ngritjen e cilësisë, “nuk po ju pi ujë.” Pasi që, të gjithë po e shohim lloçin në të cilin e keni zhytur arsimin.
Kë po doni ta mashtroni me rezultatet e manipuluara të testit, ministër?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë