Gabriel Gonzalez
Dy trena nxitojnë kundrejt njeri-tjetrit në Spanjë e askush nuk mund t’i ndalë. Ky imazh mbi kokëfortësinë dhe indinjatën se si kanë vepruar ndaj kësaj krize si Madridi edhe Barcelona, gjatë javëve të kaluara është stërkonsumuar në media. E megjithatë tani trenat u përplasën me të gjithë fuqinë me njeri-tjetrin. Katalonja proklamoi pavarësinë dhe senati spanjoll për herë të parë vulosi për nenin e famshëm 155, qe shfuqizon qeverinë katalonjase dhe që do të thotë heqje e autonomisë.
Është padyshim një ditë historike kjo në historinë e Spanjës, ose për ta formuluar pak më neutrale, një ditë që do të thotë një ndryshim i thellë. Katër herë është proklamuar në historinë e këtij rajoni një „Republikë Katalonjase” apo një „shtet Katalonjas”. Për herë të parë në shekullin e 17-të gjatë kryengritjes „Guerra dels Segadors”, pastaj gjatë Republikës së parë Spanjolle më 1873, dhe më vonë gjatë republikës së dytë Spanjolle, në prag të luftës civile në Spanjë më 1931 dhe 1934. Në të gjitha këto raste paraardhëse nuk bëhej fjalë për shpallje të plotë të pavarësisë, por për proklamime të një shteti të mëvetësishëm katalonjas brenda një shteti të menduar federal të Spanjës. Të gjitha këto „pavarësi” të Katalonjës nuk kanë zgjatur më shumë se disa ditë.
Edhe më e pakuptimtë duket kjo pavarësi për herë të parë e vërtetë e katalonjasve, prej nga të lind pyetja, se si qe kjo e mundur. Përse pikërisht në vitin 2017, kur në kuadër të një shteti demokratik ligjor të Spanjës katalonjasve u janë garantuar të drejta të zgjeruara autonomie dhe janë të integruar në BE e jetojnë në mirëqenie e paqe?
Për t’iu përgjigjur pyetjes duhet së pari që të hedhësh vështrimin nga Spanja, por jo vetëm. Mënyra se si partia konservatore në pushtet e drejtuar nga Mariano Rajoy është përpjekur pa asnjë sens empatie dhe sensibiliteti diplomatik duke u kapur vetëm pas neneve, dëshmon për një mungesë tronditëse të fantazisë. Rajoy nuk është i pjekur sa duhet për postin që drejton dhe ai më së voni që nga viti 2010, kur Gjykata Kushtetuese spanjolle me nismën e saj e rrëzoi statutin e auonomisë katalonjase të aktualizuar më 2006, ka kontribuar dukshëm në thellimin e krizës.
Natyrisht në kërkim të shkaqeve dhe përgjegjësive duhet të shohësh edhe nga Barcelona. Politikani katalonjas Lluis Rabell së fundi duke nënkutpuar referendumin në Skoci tha, se: “Të mos biem të flemë me një ëndërr nga Skocia, e pastaj të zgjohemi me një Irlandë të Veriut”. Në ditët e ardhëshme do të duket, nëse propaganduesit populistë në mënyrë të njëanshme dhe ilegale do ta shndërrojnë Katalonjën në një Irlandë mesdhetare të Veriut. Këtë nuk e do askush, por duhet pasur një frikë e tillë.
Më së voni në këtë pikë edhe politikanit më të përgjumur të BE-së duhet t’i bjerë në sy, se këtu nuk kemi të bëjmë më vetëm me një problem spanjoll. Një lloj i ri i “gripit spanjoll” në formën e deklarimeve unilaterlae të pavarësisë mund të infektojë edhe vende të tjera në BE. Ndaj BE-ja nuk duhet të heshtë vazhdimisht si në rastin e Skocisë e tani edhe të Katalonjës. Më në fund ajo duhet të marrë masat „profilaktike” duke kontribuuar në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemit, kur si në rastin e Spanjës, qeveria qendrore është tërësisht e mbingarkuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe