Karriera politike dhe përgjegjësia para popullit, a shkojnë bashkë?
Menaxherët e politikës në Maqedoni kanë filluar seriozisht të merren me përpunimin e opinionit publik, duke e ndarë krizën në pjesë dhe fragmente të vogla, brenda poreve të shoqërisë, në mënyrë që ajo të mos ketë mundësi të akumulohet vetëm në një pikë dhe vetëm në një fah. Përderisa është kështu, politikanët e kanë më lehtë të prodhojnë vetë krizë dhe vetë të paraqiten në fund, si shpëtimtarë. Balonat e shpëtimit, ata kanë filluar t’i nxjerrin në pah. Nga njëra anë Cërvenkovski, duke u munduar “t’i shpëtojë” shqiptarët nga “tirania e Gruevskit”, në anën tjetër Ahmeti me Gruevskin bëjnë lojën e nervave, për të provuar se deri ku mund të shkojë tolerimi brendaqeveritar, atje përtej PDSH e DR protestojnë për disa parime të humbura të demokracisë, kurse nuk mungon edhe presioni civil, që me zemër të plastë po e përjeton krejt këtë dramë me epilog të panjohur.
Të gjithë kundër të gjithëve dhe të gjithë në fund mund të jenë bashkë. Këtë film njerëzit në Maqedoni e kanë shikuar disa herë. Ajo që nuk dihet hë për hë është pyetja se prej nga buron bindja e politikanëve, se populli është shumë naiv për t’i gëlltitur llokumet, që ata i gatuajnë. Sepse, vërtetë duhesh të jesh shumë naiv për të mos kuptuar se krizat në Maqedoni nuk kanë përfunduar me një zgjidhje pragmatike, por me një koalicion interesash të gjëra. Kjo vlen, sidomos për ato forca politike që frikohen të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, ku do të formalizonin fuqinë e tyre politike në elektorat. Në vend të kësaj, ata parapëlqejnë koalicione të gjëra, ku përgjegjësia edhe më tej do të ketë adresë kolektive dhe ku keqbërësit e deritanishëm do të ngelnin pa u ndëshkuar penalisht, politikisht, moralisht.
Një shtet si Maqedonia, që i ka të mbyllura portat e komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare, për shkak të mungesës së pragmatizmit dhe fleksibilitetit për të gjetur zgjidhje të kapshme kompromisi, është i destinuar të shndërrohet në një kazan të gërditshëm antivlerash, ku ndërskamsat dhe sjelljet amorale të politikanëve bëhen mjetet kryesore për mbijetesë.
Shtyrja me kokëfortësi e problemeve “për një kohë tjetër” për t’u zgjidhur dhe komunikimi i partnerëve të koalicionit përmes preskonferencave, flet për krizën e qeverisjes efikase dhe të besimit të ndërsjellë. Në lojën e Gruevskit për t’i mbajtur pezull disa probleme të hapura, çuditërisht po luan mirë Ali Ahmeti, por e keqja e kësaj tangoje qëndron në epilogun jo të lavdishëm të këtij të fundit. Pas çdo deklarate të tij për mosdalje nga koalicioni, nuk po shohim ndonjë vullnet minimal të Gruevskit “për ta zbutur zemrën” dhe na e kujton kohën e famshme të Abdurrahman Alitit e të Branko Cërvenkovskit, të cilët asnjëherë nuk arritën ta prishin kumbarinë politike-qeveritare, edhe atëherë kur situata në terren ishte si mos më keq.
Situata “ngre e mos këput” duhet të ketë një fund dhe nuk mjafton protesta e Teuta Arifit për të kuptuar ne, se vërtetë brenda BDI ka një mendim të pjekur dhe kritik që i thotë gjërat shqip e troç, kur është në pyetje (mos)vazhdimi i bashkëpunimit politik me Gruevskin. Mund të tingëllojë diplomatike me elemente shantazhiste sjellja e liderit të BDI-së, i cili paradite deklaron se nuk do ta prishë koalicionin me Gruevskin, kurse pasdite takohet me Cërvenkovskin, por pyetja që del vetvetiu nga kjo mënyrë e praktimit të diplomacisë politike është se çfarë hajri kanë shqiptarët, nëse një politikan shqiptar mundohet të mos rrëzohet në greminë edhe kur parapëlqen të ecë, nëpër fijen e telit. Me fjalë të tjera, a mundet të përkthehet kjo sjellje taktike si përpjekje maksimale për të shpëtuar karrierën politike në kurriz dhe në dëm të disa interesave më të përgjithshme.
Ata (populli) që janë të interesuar të mos ketë më krizë, sepse me krizën po bashkëjetojnë disa vjet, nuk kanë mjete dhe instrumente si politikanët për të transferuar krizën nga një stinë në tjetrën dhe prej krizës të bëjnë karrierë. Prandaj është çështje kohe kur do të shohim të gdhijmë me një krizë të re, nga e cila mund të përfitojnë vetëm ata që e prodhojnë. Kalorësit e krizës në Maqedoni kanë njerëz dhe para të mbajnë gjallë këtë sistem mashtrues të opinionit publik, duke i krijuar vetes komoditetin e të qenit të padukshëm natën dhe demagog ditën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit