LAJMI I FUNDIT:

Karakteret dhe mbipesha

Karakteret dhe mbipesha

Shkencëtarët amerikanë mendojnë se leximi mund t’u ndihmojë vajzave të reja që të humbin disa kilogramë.

Universiteti “Duke”, ka analizuar vajza të moshave nga nëntë deri në trembëdhjetë vjeçare, të cilat kanë lexuar një libër, personazhi kryesor i të cilit ka qenë i trashë, ndërsa vajzat tjera me moshë të ngjashme kanë lexuar një tjetër libër të zakonshëm. Po ashtu ka ekzistuar edhe një grup i tretë i cili është konsideruar si grup i kontrollit dhe ata nuk kanë lexuar asgjë.

Pas përfundimit të programit i cili ka zgjatur gjashtë muaj është vërejtur zvogëlim i peshës trupore te të gjitha grupet. Mirëpo, rezultate më të mira janë vërejtur te grupi i vajzave të cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshë trupore, pasi që një protagonist i tillë ka ndikuar psikikisht që secila vajzë ta gjejë veten në të dhe ka kërkuar të përmirësohet që të mos i ndodh e njëjta gjë edhe me peshën e saj me ç’rast do të përfitonte mosrespektim, ngjashëm me karakterin e librit.

Humbja në peshë te këto vajza ka qenë dyfish më e madhe sesa ato vajza të cilat e kanë lexuar librin pa personazh të trashë, ndërkohë humbja në peshë te vajzat të cilat nuk kanë lexuar aspak, ka qenë shumë e vogël në krahasim me dy grupet të cilat kanë lexuar libra të llojeve të ndryshme. /Telegrafi/