LAJMI I FUNDIT:

Kapitulli i së keqes…

Gjatë këtyre ditëve janë intensifikuar takimet në mes të akterëve politikë të Kosovës, Serbisë dhe të BE-së. Produkti i këtyre takimeve do të sjell vendime “historike” për të dy vendet: Kosovën dhe Serbinë.

Rreth bisedimeve janë shprehur qëndrimet jo vetëm të akterëve vendorë, por edhe atyre ndërkombëtarë. Ndër ta është edhe Doris Pack, e cila i njeh mirë rrethanat e Kosovës dhe çështjen shqiptare. Prandaj, ka dërguar një mesazh të hapur tek baronesha Ashton: kujdes me bisedimet, mos e kaloni Pakon e Ahtisarit.

Edhe Stefan Fyle erdhi në Kosovë, në prag të datës për negocimin e bisedimeve përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, dha një mesazh jo të mirë për Kosovën! Përveçse na porositi që duhet luftuar korrupsionin dhe duhet vënë rend dhe ligj, ai po ashtu tha se epilogu i bisedimeve duhet të jetë kompromisi nga të dyja palët. Fjala kompromis e shprehur nga ai prekë plagën e pashërueshme nga kompromiset që kemi bërë. Prandaj, shtrohet pyetja: çfarë kompromisi kërkonte ai?


Kompromisi më i madh dhe më i dhimbshëm është bërë nga Kosova, e ky kompromis është Pakoja e Ahtisarit që ua ka njohur minoriteteve statusin e privilegjuar në të gjitha instancat. Më tutje s’ka ku të shkohet!

Natyrisht, nga tërë ky intensifikim po kërkohet normalizimi i raporteve me Serbinë, stabilizim dhe paqe. Gjithsesi qe jemi dhe kemi gatishmëri për normalizim te raporteve me Serbinë, por duhet qartësuar disa fakte: Kosova kurrë nuk ka qenë nxitëse e destabilizimit.

Kryeministri Thaçi e ka kartën në dorë dhe vetëm me një gjysmë deklarate të tij mund të nxisë destabilizim në territorin ku banojnë shqiptarët në Kosovën Lindore, në Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, një kërcënim të tillë nuk e aplikojnë akterët politikë shqiptarë, sepse synimi i tyre është që të ruajnë stabilitetin dhe paqen. Prandaj, trysnia dhe kërkesa për stabilizim paqeje duhet adresuar drejtë e tëë mos kërkohet nga ne stabilizim, sepse kjo është adresë e gabuar.

Kjo madje tingëllon keq dhe na vendos në taborin e atyre që rrezikuan paqen tonë dhe të popujve të tjerë në rajon. Njëkohësisht, kërkesa e adresuar gabimisht mund të interpretohet sikurse po tentohet të na bëjnë të barabartë me ata që pushtuan vendin tonë, që burgosën, vranë, dhunuan dhe na mohuan lirinë…

Sidoqoftë, i jemi përgjigjur kërkesës së ndërkombëtarëve dhe presim që të përmbyllet kapitulli i së keqes. Urojmë që rrumbullakimi i bisedimeve të jetë i mbarë e mos të lë një varg mbrapa!

Në trend

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori