LAJMI I FUNDIT:

‘Kapërceni’ tradhtinë

‘Kapërceni’ tradhtinë

Sipas specialistëve, nëse me të vërtetë dëshironi që tradhtinë ta lini pas një herë e përgjithmonë, do të duhet jo vetëm të përballoni zemërimin por më kryesorja, ta kapërceni atë.

Në rast të kundërt, lidhja mund të bëhet tepër mbytëse dhe çifti të jetojë në dëshpërim, pasi gruaja e tradhtuar, me qëllim që të ndëshkojë partnerin fajtor, e refuzon seksualisht, sillet me të në mënyrë tepër nënvleftësuese dhe injoruese ose e akuzon vazhdimisht, jo vetëm për tradhtinë por edhe për gjithçka tjetër.

Por disa femra të tjera, sipas specialistëve, kanë tendencën ta konsiderojnë veten e tyre shkak ose e keqe apo të bëjnë për vete rolin e kuruesit. Në realitet, mënyra e vetme për të kapërcyer tradhtinë është qëndrimi i hapur dhe i sinqertë i partnerëve dhe diskutimi i të gjitha çështjeve (edhe tradhtisë) midis tyre. Kështu pra:

• Preferoni të flisni me partnerin pa u grindur.
• Pyesni për gjithçka dëshironi të mësoni, por pa u përqendruar në detaje.
• Pranoni hapur se për një farë periudhe do të ndjehen i tepër e lënduar.
• Mos kaloni në kampin e atyre që e mbajnë gojën mbyllur dhe nuk duan të shkëmbejnë asnjë fjalë.
• Që të dy duhet të merrni përsipër pjesën e përgjegjësisë që ju takon në problemet e krijuara duke i diskutuar ato, me qëllim që të gjeni zgjidhjet e nevojshme.


/Telegrafi/