LAJMI I FUNDIT:

Kapën 25 kg drogë në portin e Vlorës

Kapën 25 kg drogë në portin e Vlorës

Policia e portit të Vlorës sekuestroi të shtunën, pak para nisjes për në Itali, 25 kilogramë drogë, e tipit marijuanë.

Sasia e lendes narkotike u zbulua nga qeni antidroge në automjetin e shtetasit Spiro Kreka nga Himara. 36-vjeçari e kishte fshehur drogën, në pjese të ndryshme të makinës së tij, tip ‘reno’ me targa italiane.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndarë në pjesë dhe ishte vendosur brenda kroskotit, dyerve dhe poshtë sediljeve. Drejtuesi i mjetit, i cili kishte vizë të rregullt për në shtetin fqinj, është ndaluar nga policia./Telegrafi/