LAJMI I FUNDIT:

Kamionçina aksidenton për vdekje 9-vjeçarin

Kamionçina aksidenton për vdekje 9-vjeçarin

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në segmentin e autostradës Kukës-Morin. Një automjet tip kamionçinë, me targa të Kosovës, përplasi për vdekje një fëmijë 9-vjeçar nga fshati Morin i rrethit të Kukësit.

Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit "ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Morin, kur mjeti tip kamionçinë me targë 617 KS 441, me drejtues Zeqir Gashin nga Prizreni, përplasi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 9-vjeçarit F.P, ndërsa po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën", raportoi BW./Telegrafi/