Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni!
Në fillim të themelimit të Maqedonisë si Republikë Socialiste në kuadër të Federatës jugosllave Kisha ortodokse maqedonase, e cila nuk njihet si kishë autoqefale nga asnjëra qendër e ortodoksisë (as nga Patrikana e Rusisë e as nga Patrikana e Stambollit) përcaktoi si orientim strategjik vënien nën kontroll të kishave ortodokse të frekuentuara nga shqiptarët e besimit ortodoks.
Ky orientim strategjik kishte vetëm një qëllim: asimilimin e shqiptarëve ortodoks në kombin maqedonas, të formuar nga komunistët jugosllav.
Pas gjashtë dekadave të kësaj strategjie askush nuk mund të japë një përgjigje se sa shqiptarë ortodoks kanë ruajtur identitetin e vet kombëtar. Pak, për të mos thënë hiq!
Orientim i dytë strategjik i Kishës ortodokse maqedonase ishte humbja e të gjitha gjurmëve të katolicizmit në Maqedoni.
Me projektin e ndërtimit të Kishës ortodokse maqedonase mbi themelet e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut (Nënës Terezë, simbolit të katolicizmit) dëshirohet t’i jepet fund këtij objektivi strategjik.
Të vetëdijshëm se shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë të besimit mysliman orientim i veçantë strategjik i kësaj kishe ishte koordinimi me strategjinë politike të komunistëve që kishin hartuar planet e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta në Maqedoni.
Pas gjashtë dekadave të strategjive të koordinuara (fetare dhe komuniste!) Bashkësisë Fetare Islame iu uzurpuan shumica dërmuese e pronave, u rrënuan xhami dhe objekte tjera të kultit fetar.
Si pasojë e këtij koordinimi strategjik u detyruan të shpërngulen me qindra-mijëra shqiptarë për në Turqi dhe vendet tjera të botës.
Manastiri, si kryeqendër administrative e njërit nga katër vilajetet shqiptare nën Perandorinë Otomane, pothuajse u “spastrua nga shqiptarët”.
Lufta Globale kundër fundamentalizmit islamik ka trimëruar Kishën ortodokse maqedonase të ndërmarrë një fushatë të “pyllëzimit” të territoreve që ende kanë mbetur me shumicë shqiptare, me kisha ortodokse maqedonase!
Pengimi i faljes së xhumasë, në oborrin e Çarshi xhamisë së rrënuar në Prilep, të djegur në vitit 2001, dhe vendosja e predhave me eksploziv në oborrin e xhamisë qendrore në Kumanovë janë kambanat e alarmit të fundamentalizmit ortodoks maqedonas.
Argumentimet e pushtetit politik të Prilepit se gjoja atje nuk na paska besimtar mysliman dhe se “ajo xhami duhet të shndërrohet në muze, galeri të arteve apo diçka tjetër “ dëshmon për koordinimin e pushtetit politik dhe atij fetar.
Atëherë parashtrohet pyetja, çka lypë kisha në Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit”? Atje nuk ka asnjë banorë e hiq më pak besimtarë të ortodoksisë maqedonase?
Ky koordinim i pushtetit fetar dhe politik nuk është i panjohur në këtë pjesë të Ballkanit. Fundin e përgjakshëm të shekullit XX e karakterizoi koordinimi i pushtetit politik të Millosheviqit me Kishën ortodokse serbe.
Rikujtojmë ata që kanë harruar se me bekimin e Kishës ortodokse serbe u bë luftë kundër katolikëve slloven; kundër katolikëve kroat; kundër myslimanëve dhe katolikëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kundër shqiptarëve mysliman e katolik në Kosovë.
Koordinimi i politikës ekstreme dhe fundamentalizmit të Kishës ortodokse serbe sollën dëme të mëdha në njerëz dhe shkatërrime materiale.
Përfundimi dihet: Millosheviqi vdiq si kriminel lufte në Hagë dhe fundamentalizmit ortodoks serb iu thyen dhëmbët dhe dhëmballët!
Koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare në Maqedoni me fundamentalizmin ortodoks maqedonas do të ketë përfundim të njëjtë!
Është e kotë koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare në Maqedoni me fundamentalizmin ortodoks maqedonas për të ndërtuar kishën në “Kodrën e Diellit”. Atje është zemra e Sharrit dhe stacion skijimi. Atje nuk do të mund të kremtoni Meshën e Fitores! Do të rrëshqitni si thiu në akull!
Të gjithë e shohim se ky koordinim i dy ekstremeve po përsërit historinë në variantin e tij tragjik. Kambanat e rrezikut i dëgjojmë të gjithë!
Është koha që demokratët e mirëfilltë në Maqedoni dhe përfaqësuesit e demokracive perëndimore të ngrenë zërin kundër fundamentalizmit ortodoks maqedonas, kundër ekstremizmit politik antishqiptar dhe kundër këtij koordinimi që ngërthen në vete rreziqe të shumta!
(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës