LAJMI I FUNDIT:

Kafja, me kalimin e kohës nuk ka efekt

Kafja, me kalimin e kohës nuk ka efekt

Personat të cilët pinë rregullisht kafe, me kalimin e kohës nuk ndjejnë më efektin e saj stimulues- tregon një studim i realizuar në Britani të Madhe ku kanë marrë pjesë 379 participantë.

Revista Neuropsychopharmacology shkruan se kafeina kishte pasur efektin e saj të njohur vetëm te pjesëmarrësit të cilët nuk kishin pirë shumë shpesh kafe.

Po ashtu është treguar se mungesa e kafeinës te personat të cilët pinë rregullisht kafe, sjell deri te zvogëlimi i zgjuarsisë, përqendrimit dhe vëmendjes, ndërsa shton mundësinë për shfaqjen e kokëdhimbjes. /Telegrafi/