LAJMI I FUNDIT:

Kafenetë tona

Realitetin në vendin tonë e kanë njohur të gjithë. Pa përjashtim. Madje prej shumë kohësh. As Mali nuk mund të shërbejë si precedent. Proceset e ngadalshme dhe të ndërlikuara janë bërë pjesë e pandashme e secilit që frymon në këtë nënqiell. Jemi mishëruar aq shumë me to sa që janë bërë përditshmëria jonë e natyrshme.

Të gjitha këto procese kanë emra e mbiemra, ndërsa i erdhi fundi edhe dëshirës dhe nevojës për t’i thirrur sipas tyre. Mu sikur kur heziton të thirrësh në emër dikë që e ka tepruar ndaj teje. Për më tepër, kam përshtypjen se edhe shkrimet e këtij lloji po e rëndojnë edhe më shumë këtë situatë edhe ashtu tepër të brishtë. Prandaj, patjetër duhet kërkuar pak relaks edhe brendapërbrenda qelisë përderisa je futur aty.

“Institucionet” më të lumtura ku mund të gjesh atë pak rehati të momentit, si dhe ato më paralele të mundshme “karshi” institucioneve tona origjinale janë bërë kafenetë e qytetit. Sipas terminologjisë së pasluftës nuk gabojmë po t’i quajmë dhe “qeli moderne” sepse, sikur të burgosurit që pas ushqimit ose pushimit u rikthehen atyre obligativisht, ne, në anën tjetër, pas punës, lodhjes dhe mospërfundimit të punës, po u rikthehemi atyre në të njëjtën mënyrë, normal duke shtuar dhe dëshirën. Shtimi me të madhe i tyre në numër viteve të fundit lindi si nevojë e kohës për të shërbyer si strehimore të përkohshme multifunksionale. Muret e tyre janë dëshmitarët më të sinqertë për këtë. Janë të mbushura me të rinj, të punësuar, të papunësuar, nxënës, studentë, politikanë, që të gjithë duke u gjendur afër njëri-tjetrit si në asnjë vend tjetër. Disa, në bazë të kalkulimeve dhe përvojave të tyre, me plot gojën po i quajnë disa “në vende të forta” edhe si “minifabrika”.


Ulemi, relaksohemi pak, dhe fillojnë bisedat e të qeshurat me orë. Disa afër nesh që me kohë kanë rezervuar ndonjë tavolinë dhe të tërën e kanë të shtruar, bisedojnë seriozisht, sigurisht për ndonjë punë madhore, të tjerë duke tymosur të duket se duan të shkrihen të tërët në gaz, ca më tutje të lënë përshtypjen se vetëm po mbikëqyrin këta të tjerët, si të humbur në shikimet e tyre pa cak dhe sikur në kafene gjinden ose krejt rastësisht, ose si në shtëpitë e tyre.

Nëse i referohemi nëntitullit më lart dhe duam ta komentojmë paksa, gjendja faktike e kafenesë duket krejtësisht normale, dhe rrjedhimisht pirja e kafesë dhe muhabeti shkojnë bashkë dhe është shumë e nevojshme për shoqërinë. Ndonëse e shkruar kështu siç është po duket normale, po ta dëgjosh, dhe jam shumë i sigurt se ju ka ndodhur të ju bie në vesh të gjithëve, ka konotacion, ngjyrë, kuptim a çfarëdo tjetër që të thuash.

Nuk është më ndonjë risi. Në Kosovë të gjitha punët kryhen nëpër kafene. Edhe ato më madhoret. Kafeneja Jonë është bërë vërtet institucion në këtë vend. Nuk është aspak e çuditshme që janë përplot njerëz në çdo kohë. Vetëm edhe flamujt e ngjyrave të njohura po ju mungojnë sheshazi, megjithëse të gjitha i kanë!

Janë tri vende kryesore si kampionë të arritjes së lumturisë njerëzore: shtëpia (familja), kafe-n(d)eja (koha e lirë), dhe puna (institucioni). Këto tri vende të rëndësishme gjithmonë kanë luajtur rol të madh edhe në rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë. Në periudhën e paraluftës ishte shtëpia si vend i cili ka zëvendësuar edhe kafenenë edhe institucionin. Ndërsa, edhepse për nga numri këto vende janë vetëm tri, ne në periudhën e paqes, pra në këtë të pasluftës, por edhe në të pavarësisë, ia dolëm që të arrijmë vetëm numrin 2, pra kafenenë. Sot, ajo zëvendëson që të dyja: shtëpinë dhe institucionin.

Dhe këtu kemi ngelur. Në pritje për të kaluar në numrin apo shkallën 3, për të përmbushur vetëvendosjen dhe vendimmarrjen. Tri periudha të ndryshme, dy të parat të karakterizuara nga ndalesa, sfida, luftë, kurse e treta e karakterizuar me paqe, liri e pavarësi, por e përtejveçuar me mungesë vullneti për punë të mbara, shfrenim, anarki, mosrespekt, moszhvillim, korrupsion etj., që logjikisht dhe matematikisht prapë na kthejnë tek një hije e ftohtë e fjalës luftë.

Kafeneja Jonë është një prej serialeve vendore më të shikuara në Kosovë. E shikojnë i madh e i vogël. Ju pëlqen tepër të gjithëve, sepse të gjithë e gjejnë veten aty, kush më shumë e kush më pak. Ndërsa, pas të qeshurave dhe kohës së kaluar me aktorët e talentuar, të gjithë jemi në pritje për të kaluar në shkallën 3, për ndryshime, zhvillim dhe standard më të mirë…

Në trend

Më shumë
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Kalo në kategori