LAJMI I FUNDIT:

Kafeja dhe libidoja femërore

Kafeja dhe libidoja femërore

Shkencëtarët nga Universiteti amerikan Southwestern, vërtetojnë se kjo pije forcon libidon e femrës, ndërsa e stimulon një pjesë të trurit të lidhur me eksitimin.

Shumica, pa kafe, nuk mund ta nisin mëngjesin. Ndonëse hulumtimet tregojnë se kafeja e rrit rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut, gjithnjë e më shumë janë ata të cilët kafesë po i japin pluse të mëdha.

Thonë se kafeja e përmirëson kujtesën, ndërsa e zvogëlon rrezikun nga kanceri. Plus të ri i kanë dhënë shkencëtarët nga Universiteti amerikan Southwestern, të cilët në revistën profesionale Pharmacology, vërtetojnë se kjo pije forcon libidon e femrës, ndërsa e stimulon një pjesë të trurit të lidhur me eksitimin. Mirëpo, është herët për adhuruesit e kafesë që të fillojnë me festimin. /Telegrafi/