Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, tha të enjten gjatë një takimi me lexuesit e veprës së tij në qytetin e Shkodrës se, vetëm disa javë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kombi shqiptar tashmë gjendet në një situatë të pazakontë.
“Nga një vend që ishim mësuar të kishim një atdhe dhe që quhej Shqipëri, tashmë jemi bërë me dy shtete shqiptare dhe kjo ka filluar të veprojë në ndërgjegjen tonë. Kombi shqiptar tani ka dy shtëpi. Të kesh dy shtëpi është e ndryshme se sa të kesh një shtëpi. Kjo është banale në pamje të parë, por kur shtëpi quhet ai vend që ne na e ka dhënë fati, dhe fati vjen një herë në jetë, pra kur një komb strehohet në dy shtëpi diçka ndryshon për të mirë. Kjo ndihet në kulturën e tij, në tregun e parë të përbashkët të kombit që është kultura dhe në kulturë bën pjesë gjithashtu libri”, ka thënë Kadare.
Kadare, tha gjatë këtij takimi me lexuesit shkodran se nuk shqetësohej në lidhje me tezat e “Shqipërisë së Madhe” apo, të “Shqipërisë së Vogël”, pasi që kjo sipas tij është vetëm forma e jashtme e çështjes.
“E rëndësishme është që këto dy shtete shqiptare e rritin shumë shtatin e kombit shqiptar, i japin shtatin natyral të tij. Nuk është më keq, as për ne, as për ata, por për mendjen e tyre të ngushtë, me prirje antishqiptare ose jo dashamirëse ndaj Shqipërisë. Jam i sigurt se dy Shqipëri ju duken më keq se një Shqipëri e Madhe, e ashtuquajtur e Madhe. Dhe prapë, jam i sigurt dhe besoj se do të vijë koha që do të jenë të parët që do të propozojnë që, këta shqiptarët, që u shtrinë në dy shtete, sikur të mblidheshin në një do të ishte më mirë. Prandaj, unë e quaj këtë problem të paqenë, të parëndësishëm. E rëndësishme është që Shqipëria të shkojë mirë këtu dhe Shqipëria të shkojë mirë atje. Dhe që midis këtyre dy shteteve shqiptare të mos ketë mungesë uniteti, të mos ketë grindje”.
Kadare, foli në Shkodër edhe për qëndrimin ndaj flamurit të ri. “Kosova, është shteti që ka flamurin më evropian nga të gjithë të tjerët. Flamuri i Kosovës, tha ai, duket si një bir i flamurit të Bashkimit Evropian. Kosova është një shtet si gjithë të tjerët. Shumica e shteteve evropiane janë multietnike, por tashti Kosovës kjo i theksohet për arsye të kushteve politike kur u krijua, të reaksionit kundër pavarësisë së saj etj. Më thoni një shtet unietnik në Evropë ? Nuk ka asnjë. Të gjithë janë multietnik. Prandaj, askënd nuk duhet ta shqetësojë ky theksim, qoftë edhe i tepruar, i multietnicitetit të shtetit të Kosovës. Ky është një shtet shqiptar, me shumicë absolute shqiptare, ku është vënë në provë toleranca e shqiptarëve. S’ka asgjë të keqe. Më pas do të tregohet si proverbiale se shqiptarët e dhanë tolerancën maksimale për etnitë e tjera dhe, nuk humbën asgjë. Askush nuk do të humb, veç do të fitojnë të gjithë”, ka vlerësuar shkrimtari ynë me renome ndërkombëtare.
Ne takimin me lexuesit e veprës së tij në qytetin e Shkodrës, shkrimtari Ismail Kadare është përgjigjur edhe në shumë pyetje në lidhje me veprën e tij dhe, në përgjithësi, për letërsinë shqipe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh
Bizneset e mëdha dhe regjimi nazist
Të lexuarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova