LAJMI I FUNDIT:

‘Kadal beg se ka hendeg…’

Subjektet në procedurë janë të barabartë. Prokurori i EULEX-it, zotëri Maurizio Salustro s’është mbi ligjin. Por, doli te jete mbi ligjin, është i paprekshëm, s’e kap ligji, s’vlen për te instituti i përjashtimit! Ka imunitet, apo jo prokurori i EULEX-it, zotëri Maurizio Salustro?!

Kjo është çështja në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Mbrojtësit e Limajt, njëri ndërkombëtar e tjetri vendor, Karim Khan e Tahir Rrecaj, kërkuan me ngulm përjashtimin nga ky proces të Salustros, të zhvishet nga imuniteti dhe të vije në sallën e gjykimit si dëshmitar.

Salustron, i gjithëfuqishëm, shtatgjatë, thatanik, që vishet me xhinse dhe mban kapelën “Nike” s’e kap ligji! S’vlen për të instituti i përjashtimit!


Ndodhi ajo që është pritur. Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, te enjten e kaluar ktheu përgjigjen se Salustro gëzon imunitetin. Po ashtu, refuzoi kërkesën e mbrojtësve përkitazi me përjashtimin e tij nga procesi.

Ky prokuror mund të ketë imunitet ndërkombëtar, vetëm nëse ndiqet penalisht. E kurrsesi në rrethanën kur ai thirret si dëshmitar.

Përjashtimi, si institut i të drejtës së procedurës penale është i paraparë jo vetëm për prokurorët, por edhe për gjyqtarët. Në disa media doli gabimisht: Kërkohet shkarkimi i prokurorit. Tjetër është shkarkimi, tjetër përjashtimi. Përjashtimi është term ligjor.

Një gjë dihet. Sallat e operacioneve janë të hapura vetëm për kirurgët dhe studentët e mjekësisë. Ndryshe nga kjo, gjykatësit, prokurorët, mbrojtësit janë kirurgë të cilët operojnë publikisht. Në gjykatore maten fjalët, ndryshe, ndokush mund të bëhet përrallë.

Në rastin konkret për përjashtimin e Salustros vendos shefi i tij. Nëse vendoset sipas kërkesës së mbrojtësve, Salustro duhet t’i përgjigjet ftesës, të vijë në sallë të gjykimit si dëshmitar. Nëse refuzon ta bëjë këtë, e “kap” ligji, ai vije në gjykatore i shoqëruar nga policët. Përjashtimi i prokurorit parashihet në nenin 45 të Kodit të procedurës penale.

Edhe në këtë proces të pazakontë dolën “minat”, “pikat e zeza”. Lindën polemikat e ashpra ndërmjet mbrojtësve të Limajt dhe prokurorit Salustro.

Ka imunitet, apo jo Salustro, është çështje e shefave të tij në Prishtinë e Bruksel. Shumë fjalë u bë edhe për procesverbalin i sajuar në anglishte, të cilin e ka nënshkruar dëshmitari X, pa e ditur se çfarë shkruan në të.

Flitet gjithashtu, se ky dëshmitar e akuzoi Salustron. Detyrë edhe e prokurorit s’është vetëm të akuzoj, por edhe të mbroj ligjshmërinë, të ndriçoj të vërtetën. Andaj, lind pyetja: Përse Salustro i shmanget rolit të dëshmitarit?!

Gjatë procesit doli se Salustro i bëri trysni dëshmitarit X që të nënshkruaj procesverbalin në anglisht, në këtë gjuhë që s’e njihte. Edhe kjo finesë, pos trysnisë, flet për shkeljen e procedurës. Jo vetëm të akuzuarit, por as dëshmitarët s’bën të nënshkruajnë ndonjë procesverbal në gjuhën që s’e kuptojnë. Procesverbalet sajohen në gjuhën e tyre amtare. Kështu parashikojnë rregullat e procedurës.

Njerëzit e ligjit, prokurorët e gjykatësit, e dinë se për gabimet në procedurë prishet aktgjykimi. Loja nis sërish nga e para. Jo rastësisht nuk është kërkuar ekspertiza grafologjike për letrat në emër të dëshmitarit X. Këtë rrethanë e ndriçojnë ekspertët. Hollë tjerrjet drejtësia. Tjerrjet që ta vërtetojë vetveten.

Përse Salustro e bëri “fizkulturën” e tij procedural ? Njëherë deklaroi se është ‘prokuror vendor”, herën tjetër “prokuror ndërkombëtar” ?! Këto dy statuse dallojën njëra me tjetrën. Në gjyq nuk flitet si në pazar. Duhet matur fjalët. Gazetarët i nxjerrin në shesh pikërisht ‘pikat e zeza’.

Prokurori sipas postit, sado që mundohet të jetë i pavarur, i shërben shtetit. Ai përfaqëson shtetin. Në këtë rast Salustro përfaqëson EULEX-in. Kjo nuk do të thotë se në vendet demokratike përfaqëson popullin.

Procesi , i koduar si rasti “Kleçka”, në Prishtinë, po merr përmasa dramatike. Prokurori i çështjes, italiani Maurizio Salustro lë përshtypjen të jetë ‘deus ex machine’. Ai nuk ndien as për “pacientin” e tij Fatmir Limajn (edhe ky e kishte imunitetin e deputetit, tash s’e ka), as për gjykatësit, as për mbrojtësit.

Salustro pati shprehur arrogancën e tij edhe ndaj liderit të Vetëvendosjes, të akuzuarit të UNMIK-ut, Albin Kurtit. Këtij në Gjyqin e Prishtinës, në shkurt të 2008-ës, i kishte thënë: Mbylle gojën… Kur të dua të ndërpres fjalën. Por, më 31 janar, Salustro që i binte dikur fort tavolinave, përballë avokatit të Limajt, Karim Khanit, i bie dorës së vet nga sikleti. Kadal beg se ka hendeg…

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori