Rrëzimi i aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës, i ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit. Madje, kjo ngjarje, ndoshta e paparashikuar, ia ka ngushtuar edhe mundësitë e manovrimit Putinit. E thënë ndryshe, ai është zënë mjaft ngushtë prej Perëndimit dhe nuk ka shumë mundësi për rrugëdalje nga kjo situatë.
Duke furnizuar militantët separatistë me armatime dhe mjete të tjera infrastrukturore, Putini e ka kthyer veten në një peng të gabimeve të tij. Megjithatë, duhet ende të presim përfundimin e hetuesve ndërkombëtarë për çështjen e goditjes së avionit me civilë. Nëse hetimet provojnë se avioni është qëlluar nga rebelët nëpërmjet raketave ruse, apo akoma më keq, prej rusëve vetë, presioni mbi Putinin do të shtohet edhe më shumë. Perëndimi, i udhëhequr nga Presidenti amerikan, Barack Obama, do të kërkojë në mënyrë të menjëhershme që Rusia të ndërpresë çdo marrëdhënie me separatistët në Ukrainë.
Nëse Putini nuk vepron kështu, atëherë sanksionet ekonomike do t’ia zënë vendin dialogut. Sanksionet e fundit perëndimore, të zyrtarizuara më 17 korrik befasuan edhe kritikët për nga shkalla e ashpërsisë. Perëndimi shënjestroi bankën e katërt dhe atë të tretë më të mëdha në Rusi dhe duket se sanksionet mund të bëhen akoma më të ashpra. Në këtë mënyrë, para Putinit shtrohen vetëm dy rrugë, të cilat janë të dyja të rrezikshme për regjimin e tij.
Ai mund të mos i njohë konkluzionet e hetimeve për avionin dhe mund të mbajë anën e separatistëve. Kjo rrugë do ta shkatërronte keqas ekonominë ruse, për shkak se sanksionet e ardhshme mund të jenë ato të drejtuara drejt sistemit bankar rus dhe energjisë. Këto masa do ta çonin ekonominë ruse në recesion shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, Kremlini do të përballej me izolimin më të keq, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Rruga e dytë që mund të ndjekë Putini do të ishte njohja e përfundimeve të hetimeve dhe shkëputja e marrëdhënieve me separatistët.
Por, ky veprim do të shkaktonte probleme të konsiderueshme për të brenda vendit. Rusët janë keqinformuar rreth konfliktit në Ukrainë prej mediave qeveritare, apo prej atyre që kontrollohen prej Putinit. Pjesa më e madhe e rusëve mendojnë se vëllezërit e tyre në Donjetks po masakrohen prej forcave fashiste të Kievit. Nëse Putini zgjedh këtë rrugë, ai do të cilësohet si frikacak në Rusi. Një “tradhti” e tillë do ta zbehte euforinë e krijuar që pas aneksimit të Krimesë. Ndërkohë që ekonomia ruse mbetet në vend, Putini është i detyruar që t’i zëvendësojë rritjen ekonomike dhe prosperitetin me një politike populiste anti-Perëndim.
Megjithatë, ka një farë mundësie që hetimi ndërkombëtar mbi rrëzimin e avionit me civil të dështojë dhe të mos nxjerrë përfundimet e pritshme. Kjo mund t’i japë hapësirë Putinit për të manovruar. Kur ai vendosi të aneksonte Krimenë, askush nuk e priste. Ishte një veprim shumë i guximshëm dhe i papritur. Ndaj përjashtohet mundësia që ndodhi po aq të papritura mund të ndodhin dhe mund ta shpëtojnë Putinin nga e gjithë kjo katrahurë.
(Marrë nga CNN. Përktheu: Erald Deliu/Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë