LAJMI I FUNDIT:

Ka 86 miliardë dollarë pasuri, por është shumë kursimtar – si i shpenzon paratë Warren Buffett, i cili jeton në një shtëpi të blerë në vitet ‘50 (Video)

Ka 86 miliardë dollarë pasuri, por është shumë kursimtar – si i shpenzon paratë Warren Buffett, i cili jeton në një shtëpi të blerë në vitet ‘50 (Video)

Warren Buffett është personi i tretë më i pasur në botë dhe ka një vlerë neto prej 86 miliardë dollarësh.

Ai është gjithashtu një nga miliarderët më kursimtar, i njohur për strategjitë e tij praktike investuese dhe jetës modeste.


Mediumi prestigjioz Business Insider ka publikuar një video dhe detaje për të mësuar se si Buffett bën dhe shpenzon paratë e tij, përcjell Telegrafi.

Dhe siç thuhet aty, në vitin 2018, vlera neto e Warren Buffett ishte 88 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e tretë më të pasur në botë.

Por Buffett nuk shpenzon si kolegët e tij miliarderë. Ai jeton në të njëjtën shtëpi që bleu në vitet ’50 dhe nuk bën blerje luksoze.

Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates
Lexo po ashtu Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Megjithatë, 88-vjeçari konsiderohet si një nga filantropët më bujarë në planet. Kjo pasi që, që nga viti 2000, ai ka dhuruar 46 miliardë dollarë për shkaqe të ndryshme.

Siç thuhet tutje, ai kishte një dëshirë për të fituar para në një moshë të re.

Buffett është djali i një kongresisti amerikan, dhe ai bleu stokun e tij të parë kur ishte vetëm 11 vjeç.

Si një adoleshent, ai shpërndau gazeta dhe fitoi 175 dollarë në javë. Megjithatë, në atë kohë, kjo ishte më shumë se mësimdhënësit e tij.

Ai gjithashtu lustroi makina, shiste topa të golfit dhe pulla, dhe në moshën 16 vjeçe, ai kishte grumbulluar 53,000 dollarë.

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)
Lexo po ashtu Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)

Ai fitoi shumicën e pasurisë së tij pas 50 vjetorit të lindjes – 99 për qind e pasurisë së tij është e lidhur me Berkshire Hathaway, një konglomerat që zotëron kompani, përfshirë Geico, Duracell dhe Dairy Queen së bashku me investime të mëdha në Coca-Cola, Heinz dhe Bankën e Amerikës.

Si kryetar dhe drejtor i kompanisë, Buffett u bë një nga investuesit më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave - kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash (Foto)
Lexo po ashtu Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave - kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash (Foto)

Por, çfarë e bën Warren Buffett “të veçantë”?

Ai bleu shtëpinë e tij në Omaha, Nebraska, në vitin 1958 për 31.500 dollarë. Ajo shtëpi, që nga viti 2017, ka vlerë mbi 652,000 dollarë.

Dhe Buffett e quan atë investimin e tretë më të mirë që ai ka bërë ndonjëherë.

Në vitin 1971, ai bleu një shtëpi pushimi në Laguna Beach të Kalifornisë, për 150,000 dollarë. Dyzet e shtatë vjet më vonë, ai e shiti atë për 7.5 milionë dollarë.

Edhe makinat e tij janë po aq modeste sa shtëpitë e tij.

Rrëfimi për njeriun më të pasur në Japoni: Dyqani i parë i tij ishte në katin e parë, familja jetoi mbi të – sot vlen 25 miliardë dollarë (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi për njeriun më të pasur në Japoni: Dyqani i parë i tij ishte në katin e parë, familja jetoi mbi të – sot vlen 25 miliardë dollarë (Foto)

E njëjta gjë vlen për teknologjinë e tij. Edhe pse aksionet e Apple janë një pjesë e madhe e portofolit të Berkshire Hathaway, Buffett ende përdor një telefon klasik.

Në këtë shkrim, përcjell Telegrafi, është treguar edhe se si është një ditë tipike për miliarderin e veçantë.

Përveç kostumeve jo të shumta, gjatë udhëtimit të tij për në zyrë, ai ndalon në McDonald’s dhe shpenzon pak më shumë se 3 dollarë për mëngjes. Ai kalon shumë kohë duke lexuar, si dhe thuhet se pi deri në pesë CocaCola në ditë.

Ai është i njohur për dietën e një 6-vjeçari dhe ndonjëherë edhe ha akullore për mëngjes. Megjithatë, ai disponon edhe gjëra të shtrenjta, edhe pse ndoshta shumë pak. Ai ka një avion privat.

Përveç shpenzimeve të jetesës, bamirësia është një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve të tij.

Historia për njeriun më të pasur, por edhe më koprrac në botë - refuzoi të paguante për nipin e rrëmbyer, si dhe u ankua për faturat e djalit të tij të sëmurë (Foto)
Lexo po ashtu Historia për njeriun më të pasur, por edhe më koprrac në botë - refuzoi të paguante për nipin e rrëmbyer, si dhe u ankua për faturat e djalit të tij të sëmurë (Foto)

Në vitin 2016, ai dhuroi 2.9 miliardë dollarë për organizatat bamirëse duke përfshirë Fondacionin Bill dhe Melinda Gates dhe Fondacionin Susan Thompson Buffett, i cili është emëruar për me emër të gruas së tij të ndjerë.

Nëpërmjet Fondacionit Susan Thompson Buffett, ai ka dhuruar dhjetëra miliona për Planned Parenthood dhe Federatën Kombëtare të Abortit.

Në vitin 2018, ai bëri një tjetër donacion të madh për Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, këtë herë, 2.6 miliardë dollarë. Një javë më vonë, ai dhuroi 800 milionë dollarë për organizata të tjera bamirësie.

Kur ai të mos jetë më, thuhet se ka në plan të lë 2 miliardë dollarë për secilin prej fëmijëve të tij. Pjesa tjetër e pasurisë së tij do të jepet për shkaqe filantropike.

Por, pavarësisht pasurisë së tij, Buffett nuk mendon se paraja është e barabartë me suksesin. Në vend të kësaj, tha ai: “unë masë suksesin nga sa shumë njerëz më duan”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori