Ju lutem, më kuptoni se po më pëlqen vetja!
– Dialog më tjetër fare –
”Le të kushtojë sa të kushtojë, duhet të më kuptoni se më erdhi radha edhe mua t’i gëzohem luksit si to që të jetë ky. Madje, edhe po harroni se unë vuaj nga një sindromë që ju me siguri e rinjihni, pra ai shqiptaroballkanik.
Unë, nuk mund të thuhet se nuk e kam dashur kombin. Bile, për këtë kam sakrifikuar shumë. Kështu pra, kush sakrifikoi përmes atij të Vëllazërim Bashkimit të Titos e kush si unë përmes mënyrave që ndoshta ju kujtohet, nga ai ballist, mandej enverist, proletarist, anti kapitalist, ilegalist, anti-jugosllavist, rugovist e antirugovist, farkist e antifarkist e bile nga pak edhe me pak zili për antiunimikist e antieulikist. E kohën e fundit, herë po e herë jo edhe karrikist. Por, sidoqoftë, po më pëlqen vetja”.
Sindromën ballkanike e përshkruajnë evropianët perëndimorë në mënyra të ndryshme. Dikur tek ne përdorej shprehja, ndoshta jo edhe e hijshme në kuptimin etik: ”Kur maxhupi bahet mbret, nuk e njeh dot prindin e vetë”!
E gjithë qenia njerëzore në rruzull e ka vetinë e egoizmit të lindur, mirëpo ballkanasit duan, ama shumë duan materialen, le të kushtojë sa të kushtojë! Disa nga kombet ballkanike e shprehin vetinë e tillë me një shprehi djallëzore e të fëlliqët që në rendin e parë, ndërsa kombi ynë (mos i gjithë ai) mundohet i ngrati ta kombinojë me pak llafe etike nga shqiptarizmi patriotiko-epik dhe ai fetar. Kështu, bënin shumë edhe nga ata të vjetrit. Kështu vajti edukata jonë shqiptare me shekuj nga të vjetrit tek pasardhësit, nëpër metodën, gojë-gojë, apo jo?
Thuhet se serbët, a panë të rrugës të therin së pari fëmijën e vet në barkun e nënës në mënyrë që më vonë ta bëjnë këtë me lehtë tek popujt fqinjë. Kjo i solli ata para një vazhdimësie të mëtutjeshme të shkatërrimit moral e çka jo tjetër si komb për shumë kohë me radhë në të ardhmen. Grekët, edhe pak më të ”emancipuar” duke e dashur vetveten më tepër se kombin e vet, investuan maksimalisht vetëm në ndërtimin e sistemeve materiale private dhe duke harruar shtetin e vet dhe duke shpresuar në zemërgjerësinë materiale të pjesës evropiane të emancipuar materialisht. E kjo e solli gjithë këtë komb dhe shtet para nji konkursi të thellë shoqëror.
Shqiptarët kanë dalluar ndryshe nga këto mënyra të të dashurit të vetvetes. Trimëria dhe gatishmëria për të vdekur për shumë çka na bën neve të dallojmë nga të tjerët. Këtë e treguam gjatë jo vetëm shekujve por edhe gjatë mijëvjeçarëve të kaluar.
Trima sa të duash por kur romaku na ofroi poste u bëmë edhe perandorë, dhe shkelëm motrat dhe vëllezërit tanë. Kjo ndodhi, (pajtoheni patjetër me mua) gjerë në ditët e sodit. Të gatshëm të vdesim për shumë çka për kombin por jo edhe më vonë pasi që të tjerët na propozojnë të mira materiale dhe karrige prej plastike.
”Të gjithë në një kafaz”!
Këtë e tregoi praktika edhe e ballistëve, edhe e titistëve, e enveristëve, ilegalistëve, ”irredentistëve” lëvizje-popullistëve, rugovistëve, uçëkistëve (këtu një pjesë marramendëse) e kush jo tjetër.
Shqiptarët në perëndim u treguan e arritën të njihen më tepër si vjedhës të moshat e shtyra dhe gratë, vjedhës të çorapëve, faculetave, cigareve nëpër shitore e për të ardhur pastaj tek të hollat për shitblerje të drogës. Ndërsa, të tjerët si Arkani i njohur serbo-evropian, merreshin vetëm me thyerje bankash. Sido qoftë, të gjitha këto të fëlliqura por mjerisht dhe pa dashje më duhet të them se këtu ka një dallim.
Të uritur ishim dhe jemi apo jo. Syrin e uritur mos barkun. Popujt tjetër plaçkitin pronën shoqërore dhe private më së shumti gjatë trazirave dhe kaosit të demonstratave nëpër shitore përgjatë rrugëve të mëdha publike ngase egoja e tyre gjatë këtyre kaosëve i shtynë të sigurojnë shumë e më shumë rreth vetes gjësende materiale. Mirëpo për dallim, ne i bëjmë këto dhe përulemi kur edhe me vite luftojmë me pushkë në krahë dhe gatishmëri për të dhënë jetën për lirinë por kur ajo thuaja ofrohet na kap sindroma e tej ashpër ballkanike e egos dhe pranojmë karrigen plastike prej vasali dhe ndërrojmë dialektin nga gegërishtja e toskërishtja në ”srpski, makedonski, eunimikski e eulekski” e AKA jo tjetër djallëzore.
Pleqtë tanë të urtë thonë se vetëm tek shtypja ban vaki që për hir të materiales dhe vasalitetit, shoku i luftës dhe i ditëve të idealeve të pastra kombëtare ia kthen pushkën e shkopin ish shokut.
Fotot e demonstratave të revolucionarëve të sodit, pra të Vetëvendosjes dhe ato të dëshmorëve të ditëve të sodit në tokat tjera shqiptare në Iliridë tregojnë mu atë të cekurën këtu lartë.
Të shumtë vasalë e pjatëlëpirës, kishte toka shqiptare qoftë nga zogistët, enveristët, titistët, rugovistët, lëvizjepopullistët e çka jo tjetër ndërsa të pakët ka populli ynë ikonat si Ademët, dhe Albinët gjer të dëshmorët e fundit që mbi të gjitha nuk u përkulën para pjatëlëpirësisë së ombrellave tashmë të njohura.
Më thuaj a duhet të mos jem shqiptar nëse nuk dua të jem vasal e pjatëlëpirës?
Të lutem, kam frikë se do të bëhem mbret, më ndihmo të lirohem dhe të dalë nga sindroma shqiptaroballkanike, ngase ende po më pëlqen vetja karrigia dhe materialja!
(Autori është socionom/antropolog, në Suedi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës