Jofunksionalizimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës mëvarëson gjyqësorin
Sistemi gjyqësor në Kosovë është njëri nga pushtetet në të cilin qytetarët janë duke u ankuar më së shumti. Ky sistem në tërësinë e vet është duke funksionuar shumë dobët madje pa një plan dhe strategji se si të del prej këtij rrethi vicioz që ka hy që nga pas lufta. Parregullsitë janë shumë të mëdha dhe kjo gjendje është mjaftë shqetësuese e shumë më shqetësuese është fakti i mos marrjes së ndonjë iniciative për të dal nga këto parregullsi. Ndër problemet më serioze të Sistemit Gjyqësor në Kosovë është jofunksionalizimi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është organi më i lartë i gjyqësisë në Kosovë. KGJK vepron për të ruajtur një sistem gjyqësor i cili është profesional, i pavarur, i paanshëm, i integruar, i drejtë dhe efikas. KGJK është kompetent dhe përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë, për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë në raste të sjelljes së pahijshme, për zhvillimin profesional të tyre. Ky është roli i KGJK-së i cili është institucion kushtetues i rregulluar me nenin 108 (dhjetë paragrafë). Vetëm KGJK-ja ka mundësin e reformimit dhe sjelljes së një fryme pozitive në gjyqësi duke mos shkelur pavarësinë e tij dhe duke ruajtur paanshmërinë e tij.
Me gjithë këtë rëndësi të veçantë KGJK-ja që nga 30 janari i këtij viti nuk funksionon për shkak të kalimit të mandatit të anëtarëve. Pastaj është nxjerr Ligji për Përbërjen e Përkohshëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Edhe përkundër faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar Ligjin për Përbërjen e Përkohshëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Sipas Gazetës Zyrtare nr. 46, të botuar me 15.1.2009, ky ligj hyn ne fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Faktikisht ky ligj i bie që ka hy në fuqi me 1 shkurt 2009 dhe që nga atëherë kemi vonesë në zbatimin e tij. Madje ende nuk është iniciuar zgjidhja e këtij problemi nga askush. Ligji i përkohshëm i nxjerr për këtë çështje është tejet i mangët, madje ky ligj nuk sqaron qartë se kush është i obliguar të inicioj zgjedhjen e anëtarëve të KGJK-së. Si duket është bërë një praktik shumë e keqe e nxjerrjes së ligjeve të mangëta me qëllim të vështirësive në zbatim dhe me këtë të pamundësohet ekzekutimi i tyre. Ligjet nxjerrën që të zbatohen prandaj së bashku me ligjet duhet të nxjerrën edhe aktet e tjera nënligjore dhe vendimeve që mundësojnë realizimin, gjegjësisht ekzekutimin e tyre.
Trajta e tashme e KGJK-së në fakt sistemin gjyqësor e ka paralizuar dhe është duke sistemuar një sistem anarkik, dhe plotësisht të pabesueshëm për qytetarë. Format e tilla dhe percepcionet e tilla për gjyqësorin asesi nuk bënë që të lejohen të ndodhin në një vend. Humbja e besimit të qytetarëve në gjyqësor shkakton pasoja tejet të rënda për një shoqëri. Duke filluar që nga ajo që qytetarët gjyqësorit nuk i besojnë fare e deri te ajo më serioze kur qytetarët marrin në duar të veta gjykimin. Kjo do të vendoste fillet e një anarkie në vend. Gjyqësori i prek interesat e ndjeshme të qytetarëve trajtimi i tij në formën e tillë është i patolerueshëm për qytetarë.
Mos funksionalizimi i mirëfilltë i gjyqësorit, mosnxjerrja e ligjeve të nevojshme si dhe mos funksionalizimi i KGJK-së, lë dyshim të madh për pavarësinë e gjyqësorit. Ndikimet munden me qenë shumë serioze si në procedura ashtu edhe në vendimet gjyqësore. Këtë e mundëson dhe e bënë më lehtë të realizueshme mungesa e funksionimit të të gjitha institucioneve dhe mekanizmave gjyqësorë.
Gjyqësia çdo herë do të mbetet peng dhe e varur nga politika për derisa nuk funksionalizohen tërë mekanizmat e saj dhe të nxirret një legjislacion që rregullon në tërësi sistemin gjyqësor.
Kjo çështje duhet zgjidhur me urgjencë duke marr përgjegjësit adekuate të gjithë dhe duke marrë iniciativë për zgjidhje të problemeve me të cilat po ballafaqohet gjyqësori. Si dhe duhet amandamentuar ligjin që rregullon KGJK-në, për shkak të mangësive serioze që i ka ligji i përkohshëm, duke nxjerr ligjin që rregullon KGJK-në e jo ligj të përkohshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin