Reformat e të bërit biznes nga Qeveria e Kosovës, siç duket nuk kanë qenë të mjaftueshme për përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në takimin e fundit me zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të FMN-së kanë kërkuar përmirësimi të mjedisit të të bërit biznes.
Shefi i misionit të këtij institucioni financiar ndërkombëtar për Kosovë, Jacques Miniane, madje ka thënë se në këtë kuadër nevojitet rritja e transparencës, duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë, për të tërhequr investime vendore dhe të huaja.
Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tashmë ka bërë disa reforma për përshpejtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve, mbrojtjen e investitorëve dhe përshpejtimin e procedurave për leje ndërtimi.
Vjollca Dibra, këshilltare për media dhe komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo Ministri është e përkushtuar për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes. Disa nga reformat kryesore, sipas saj, janë përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë dhe fuqizimi i sektorit privat.
“Në fuqizimin e sektorit privat do të bëjmë një sistem të ri elektronik, ku do të regjistrohen bizneset duke zhvilluar një sistem elektronik. Do të thotë mundësi që të gjitha shërbimet, të cilat ofrohen në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, të kryhen online. Pastaj, përmes kësaj kërkohet që të jetë një numër identifikues, që eliminon katër numra që janë aktualisht – numrin e biznesit, numrin fiskal dhe Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar dhe eksport- importin”, bën të ditur Dibra.
Por, nëse reformat e realizuara nuk japin efekte konkrete, atëherë ato janë të kota, thonë ekspertë për çështje ekonomike, konsideron Ibrahim Rexhepi, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, duke shtuar se këto reforma më tepër kanë shërbyer për promovime individuale dhe institucionale, sesa për përfitime të qytetarëve apo bizneseve.
“Nuk mjafton vetëm të shkurtohen terminët kohor dhe shpenzimet e biznesit. derisa ambienti për biznes është tejet i disfavorshëm. Duhet të them se hapi i parë është reforma e institucioneve shtetërore, jo vetëm të rritja e efikasiteti të tyre, ulja e kostos, por zbatimi i ligjit, respektimi i kontratave dhe respektimi i interesave – qoftë të qytetarit, por edhe të biznesit”, vlerëson Rexhepi.
Ndryshe, në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes” për vitin 2015, Kosova ka shënuar përparim në renditjen e përgjithshme. Nga pozita e 86 sa ka qenë në vitin 2014, për këtë vit Kosova është renditur në pozitën e 75- të. Megjithatë, për Rexhepin kjo nuk reflekton situatën e vërtetë në Kosovë. Nëse merren parasysh parametrat zhvillimor, social dhe respektimi i kontratave, Rexhepi thotë se kjo nuk ka ndryshuar fare. Prandaj, vlerësimet e Bankës Botërore, më tepër u referohen akteve të ndryshme, qoftë rregulloreve, apo në nivel të ligjeve, sesa situatës reale që është në terren.
“Nëse Kosova ka avancuar te çështja e regjistrimit të biznesit apo marrja e lejeve të ndryshme, asgjë nuk ka avancuar te respektimi i kontratës, që do të thotë se nuk funksionon ligji. Dhe, derisa kjo nuk ndodh, është problem të flitet për reforma apo impaktin e reformave në zhvillimin ekonomik dhe social”, shpjegon Rexhepi.
Ndryshe mjedisi i të bërit biznes në Kosovë është kritikuar disa herë edhe nga subjektet dhe institucionet e pavarura ekonomike. Sipas tyre, pikërisht për shkak të klimës së pafavorshme afariste, sektori privat është në gjendje kritike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë