Përulësisht pranoj sot se kam gabuar dikur. I referohem me këtë kohës kur nuk besoja në parashikime të horoskopëve kinezë, në të vërteta të tilla si “viti i miut”, “ viti i kangurit” apo “viti i thithëlopës”. Po të kisha besuar në të gjitha parashikimet e mësipërme, do ta kisha shumë të lehtë ta dija paraprakisht se viti aktual, ky vit i epokës digjitale, i tregut të lirë, i gjithçkasë dhe i gjithkujt, i liberalizimit të arsimit dhe opinionistëve politikëbërës, do të ishte viti i doktorë-fletushkave.
Po të isha thelluar në besëtytni të tilla, do të kuptoja naivitetin tim kur gabimisht mendoja se dija vlen, por s’mund të shitet, se s’ka një treg për një pasuri të tillë; se një titull shkencor të lodh, të thinj e më pas të bën krenar.
Sot, me shumë më pak naivitet dhe me dy doza të lodhura hidhësie qesharake, jam dëshmitar i të gjitha gabimeve të mia. 2014-ta, viti i doktorë-fletushkave në parashikimet astrologjike të arsimit privat, shënon numrin më të madh të shkencëtarëve në progres, atyre që për 4000 euro parapagim u ofrohet mundësia e artë të mbrojnë disertacionin në ekonometri, filozofi apo pronësi intelektuale. Ashtu si veprohet rëndom në një shoqëri të mirëfilltë demokratike, gjithsecili, kuleta e të cilit kalon pragun “modest” të minimumit arsimor prej 4000 eurosh, ka të drejtën të fitojë dy germat e arta para emrit të vet që i përmban titulli “Doktor i Shkencave”.
E drejta është absolute, e paaftë për t’u kufizuar, madje as në emër të rendit publik, dhe u takon të gjithëve, si atyre që janë 23 vjeç dhe njohin thellësisht vetëm simbole post-moderniste të “zogut” të Tunës dhe atyre që janë ekspertë krenarë të ndërtimit dhe shitjes me shumicë të profileve të duraluminit.
2014-ta, viti i doktorë-fletushkave, shënon rreth 700 pranime doktorale për cikël doktorature në institucionet e arsimit privat, një numër ky që justifikohet me dëshirën e mirë për të zhdukur një herë e përgjithmonë reminishencat komuniste kineze të lejimit të vetëm shtatë doktoraturave në vit, për një numër prej 1.5 miliardë njerëzish. Argumenti i mësipërm, sado qesharak, fatkeqësisht nuk është i sajuar! Madje, sërish në mënyrë qesharake e njëkohësisht fatkeqe ai gjendet lehtësisht edhe në fjalime të bëra para ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimeve doktorale, të cilët shpresojmë për hir të ruajtjes së një fijeje krenarie, që edhe mund të na ketë mbetur, të mos e kenë kuptuar përkthimin e shprehjes!
2014-ta, si viti i doktorë-fletushkave, shënon edhe një risi tjetër, atë të aplikimit të sistemit të rrathëve të studimeve doktorale në institucionet e arsimit privat. Termi, edhe pse në dëgjim të parë duket deri diku teknik, është shumë i thjeshtë për t’u shkoqitur. I thënë shqip, sistemi i rrathëve në ciklin e doktoratave nënkupton që, nëse dikush është agronom me përvojë, ai ka të drejtën të regjistrohet në doktoraturë në një rreth tjetër më të gjerë, që mund të përfshijë studime në kontabilitet të avancuar, komunikim mediatik, marrëdhënie ndërkombëtare apo çështje të sigurisë kombëtare. Nëse dikush tjetër është infermier, ai mund të kërcejë në rrethin tjetër më të afërt për të, ashtu siç është e drejta administrative, politika e krahasuar, marketingu apo historia e “kaçkavallit” në vështrim krahasues, me theks të posaçëm në Republikën e Shqipërisë.
Ndryshe nga “viti i miut” në Kinë, viti 2014 në Shqipëri, është viti kur më në fund shkencëbërja për institucionet e arsimit privat, tejkalon çdo institucion tjetër krahasuar me vende të tilla si SHBA-të, Kanadaja, India, Australia apo në çdo shtet të BE-së. Në sintezë të gjithë atyre që shkrova sa më sipër, 2014-ta do të jetë gjithashtu, viti i shumëpritur i lëshimit të raporteve përfundimtare të akreditimit të programeve doktorale në institucionet e arsimit privat në Shqipëri. Me sa duket, shakaja e Kinës para Komitetit të Ekspertëve të huaj të Akreditimit, nuk ka humbur e tëra në përkthim, por ka dërguar, fatkeqësisht, një mesazh që edhe mund të kthejë retrograd pozicionimin e yjeve për doktorë fletushkat. Pas vlerësimit të parë nga ekspertët e huaj të pavarur, APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë), ka vendosur të mos akreditojë asnjë program doktorate pa marrë mendimin e një grupi tjetër ekspertësh të pavarur, konkretisht, mendimin e një grupi ekspertësh nga Britania e Madhe. Të gjithë presim me kërshëri vlerësimin e tyre, edhe pse thellë-thellë druajmë reagimin ndaj shifrave modeste të pranimit në studimet tona doktorale.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania