Jemi lodhur ma!
Ne vërtetë jemi lodhur ma! Punojmë tërë ditën, ndërsa nuk kemi mundësi të ngijmë veç me ushqim familjet tona. Harxhojmë më shumë se sa që kemi dhe është tejet interesante se si kemi mundësi ta bëjmë këtë! Politikanët tanë në përditshmëri pasurohen. Ne varfërohemi. Kjo shtresë e mesme ngadalë po fillon të zhduket duke i lënë vend shtresës së lartë dhe asaj të ultë. Kushtet ekonomike të rënda, po na shtyjnë në depresione, patologji dhe vetëvrasje. Ndoshta kjo po ndikon që të kemi vetëvrasje, të cilat po bëhen sasiore dhe nuk po mbesin në sferën e sëmundjeve të rëndomta! “Unë kur vi në shtëpi im bir më afrohet dhe kërkon koka”. Paramendojeni se sa e dhembshme do të ishte sikur unë të mos kem mundësi t’ia jap një dhuratë madje tejet modeste për ta gëzuar tim bir. Paramendojeni sa se nuk e kanë këtë mundësi, prandaj kemi aq shumë anksiozitet, po aq edhe depresion në vetvete.
Përfundimisht mund të themi se jemi ndër popujt më të vuajtur në botë. Në këtë pikë i afrohemi edhe botës së tretë. Kjo fatkeqësisht është shumë e vërtetë dhe tejet e dhimbshme. Pasurinë shtetërore e shitën lirë, e shitën për ta pasuruar vetveten. Atë e shitën duke mos pasur kurrfarë kriteri. E bënë për vete dhe jo për qytetarin. Këtë proces deshën ta tejkalonin shpejt, duke na futur djallin në shpirtrat tanë. Atë e shitën jo për interesat e qytetarëve të Kosovës, por për interesat e tyre!
Përherë gjatë rrugëtimit tonë, ishim të lyer dhe të prerë në qafë. Si komb ishim të nëpërkëmbur, u viktimizuam, u masakruam, u quajtëm njerëz me bishta. Në çdo qytet të Shqipërisë, të Kosovës dhe gjithandej nëpër tokat shqiptare, nuk është patetike të themi që ploja e gjakut ishte e pandalshme. Gjithë ato depërtime, internime, grabitje, dhunime dhe stërdhunime nuk na mbushën mend për ta ndërruar kursin e historisë. Nuk mjaftuan të na bënim që ta donim më shumë veten se të tjerët. Nuk mjaftoi dhuna sistematike për t’i vetëdijesuar politikanët e Kosovës se më duhet të kemi një mendësi të shëndoshë politike dhe shoqërore.
Të vrarët e luftërave dhe të luftës së fundit nuk na mësuan se ne nuk duhet të vjedhim. Trimat dhe heronjtë që dhanë jetën për këtë vend nuk i mësuan dot politikanët se ne duhet të mos pranojmë koncesione të dëmshme për vendin tonë. Gratë e dhunuara nuk i mësuan politikanët që të jetojnë me nder dhe të japin përgjegjësi para popullit të tyre. Ata që lanë gjymtyrët për këtë vend e për këtë tokë nuk mundën dot t’i mësojnë këta politikanë naiv që sakrificat që i bëmë për vendin tonë, nuk i bëmë për t’i pasuruar dhe përvetësuar ata. Rrugët e shqiptarëve ishin të lyera me gjak, me varfëri dhe me punë tejet të rënda, ndaj me punë ç’njerëzore! Sot, ne punojmë në disa vende pune, vetëm e vetëm që të mund ta mbijetojmë jetën tonë!
Vendi ynë ka arritur të shtoj në numër dhe të përfitoj përfitues të pasurive dhe të tatimeve tona. Ne kemi përfituar hajna të cilat nga dita në ditë po na rrjepin lëkurën. Ata ngrehin kështjella dhe mure si në mesjetë ndërsa ne nuk mundemi as kokën ta ngrehim dhe të shohim diellin e hënën e cila qëndron përmbi ne. Merreni secilin politikanë, kryeministrat të cilët i patëm, ministrat edhe shikojani pasurinë e tyre (me ndonjë përjashtim të rrallë, edhe atë nëse ka) dhe ajo çfarë shohim është tronditëse. Ushqimi i fëmijëve tanë ka shkuar në veturat e tyre luksoze, në shtëpitë e tyre prej mbretërish, dhe ajo që kanë bërë ata ka qenë jo e dinjitetshme dhe antimorale. Ndoshta protesta Niçejane për moralin do të ishte me vend tani…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin