Java e vendimeve politike
Vendimi i njëanshëm i kryesisë së LDK-së për largim nga koalicioni qeveritar jo vetëm qe ishte vendim të cilin e pësoi partneri i saj PDK-ja, por e pësuan me së shumti qytetaret e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës. Deri më tani në mediet e shkruara dhe ato elektronike është diskutuar më të madhe se si largimi i LDK-së nga qeveria ka shkaktuar vakum institucional, krizë të thellë politike, por pak është diskutuar se sa shumë ky largim e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, diplomacinë e shtetit të Kosovës, reformimin ekonomik dhe vetë interesat e qytetarëve të Kosovës. Kështu kryesia qendrore e LDK-së me vendimin e saj për tërheqje nga koalicioni qeverisës me apo pa vetëdije ka bllokuar procesin e njohjeve të reja, ka bllokuar procesin e privatizimit të PTK-së, ka krijuar destabilitet politik, ka dëmtuar imazhin e shtetit dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Krizës së thellë politike në vendin tonë të shkaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ikja e LDK-së, duket se po i vjen fundi. Këtë javë pritet të ndodh marrja e vendimeve të mëdha politike për zgjidhjen e krizës institucionale. Pas mbajtjes së Kongresit të PDK-së ditën e diel dhe rikonfirmimit të udhëheqjes së saj, nga kjo parti po përmbushet edhe kushti ligjor për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme, fati i të cilave do të vendoset këto ditë.
Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re ka filluar një fushat për të marrë nënshkrimet e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ku 1/3 apo 40 nënshkrime i nevojiten për të dorëzuar kërkesën kryesisë së Parlamentit për mocionin e mosbesimit të qeverisë, në të cilën kërkesë do të përmenden shkaqet e krizës politike. Si po duket AKR-ja dhe LDD-ja do të ia lehtësojnë punën qeverisë së republikës së Kosovës, duke ia mundësuar përfundimin e mandatit të saj në mënyrën me të mirë të mundshme në rrethanat e tilla të krijuara politike.
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë parlamentare me 27 apo 28 tetor, ku në rend ditë do të jetë miratimi i ligjit të reformuar zgjedhor dhe mocioni i mosbesimit të qeverisë. Në ketë mbledhje të parlamentit, së pari, do të aprovohet ligji për zgjedhje, së dyti, do të hidhet në votim mocioni i mosbesimit të qeverisë i iniciuar nga AKR-ja, si dhe do të shkarkohet qeveria nëse votohet nga shumica e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe siç parashihet në nenin 100 të Kushtetutës së Kosovës. Pastaj Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të shpërndajë parlamentin e Kosovës dhe kështu do të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke i dhënë fund edhe krizës së thellë institucionale në të cilën është futur vendi.
Presidenti i Kosovës në detyrë do të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat priten të mbahen me 12 apo 19 dhjetor, ashtu si e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës afatin optimal brenda periudhës 45 ditëshe. Ndërsa ashtu edhe si janë deklaruar shumica e partive politike, nëse shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme ato nuk do të kundërshtohen, por do të respektohet vendimi nëse është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Ne çdo vend demokratik opozita është ajo qe kërkon vazhdimisht zgjedhje, kështu qe nëse ndonjë parti politike është më e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, atëherë padyshim qe ato subjekte janë partitë opozitare.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve do të duhej apo të paktën sipas Kushtetutës, është dashur të ishte i përgatitur edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme. KQZ nuk është një organ ad hoc, por një organ i rregullt që ka sekretariatin e vet, dhe assesi nuk guxon askush nga ky institucion të deklarojë se “nuk mund të përgatitemi për zgjedhje”, sepse një deklarim i tillë do të ishte antikushtetues.
Gara parazgjedhore në vendin tonë parashihet të jetë një garë shumë e ashpër e përcjellë me akuza dhe kundërakuza të shumta ndërmjet subjekteve politike, të cilat do të mundohen për t’i bindur qytetaret që t’i votojnë. Ajo qe do t’i bashkoj partitë politike pas përfundimit të zgjedhjeve do të jetë formula e koalicioneve dhe interesave politike, andaj shumë shpejtë do t’i harrojnë akuzat ndaj njera – tjetrës.
(Autori është duke ndjekur studimet master në Fakultetin Juridik, drejtimi civil, në UP
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin