Jam unë Xhavit Haliti!
Kaloi java qysh kur gazeta e njohur franceze “Le Monde” gjeti vend për të botuar një artikull pa autor (anonim) për CV-në dhe veprimtarinë time në politikë. Ndihem disi i “përkëdhelur” në sedër, që emri im zuri vend në “Le Monde”, por edhe pak kundërshtues që kjo shëmbëlltyrë e medias demokratike të shkuar në Botë, boton një shkrim anonim për një njeri. Është e vërtetë, që ky person nuk është qytetar francez, por simboli mediatik i përcjelljes dhe mbrojtjes mediatike të “Deklaratës së Lirive dhe të Drejtës të Njeriut dhe Qytetarit” në shekuj, nuk duhet të pranojë në faqet e veta një shkrim pa autor për një individ, që ka një kontribut, një vend dhe një emër në shtetin më të ri të Evropës.
Blogu “Fytyra tjetër e Kosovës”, i ndërtuar mbi një dokument, të shërbimit inteligjent të KFOR-it, të datës 10 mars 2004, është ndërthurja më e dukshme spekulative mes së vërtetës dhe shpifjeve monstruoze. Është një veprim i “mençur” i autorit që, duke përdorur “grimca” të së vërtetës, shpifja të ndikojë dhe të zërë vend në opinion.
Do të përpiqem të shpjegoj këtë përfundim.
Është e vërtetë që Xhavit Haliti i njohur si “Zeka”: U angazhua me lëvizjen për çlirimin e Kosovës nga Serbia në një moshë tepër të re (16-17 vjeç).
Pas largimit nga Kosova, u angazhua dhe ka dhënë ndihmesë për organizimin e rezistencës antiserbe.
Ka qenë një ndër themeluesit kryesorë të UÇK-së, të PDK-së dhe pjesëtar i lartë i kësaj partie në strukturat e saj politike dhe pushtetore.
Ka qenë aktiv gjatë gjithë periudhës së shkëputjes politiko-ligjore e territoriale të Kosovës nga Serbia.
Xh. Haliti, ka qenë prezent në Rambuje, ka qenë firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, miratues i Kushtetutës dhe simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ka qenë i akuzuar nga shteti i Zvicrës dhe ka fituar gjyqin me të në Hagë në 2008-ën, gjë që vihet në dukje edhe në Raportin e Dik Martit. U rreshtua i dyti, pas Kryetarit të PDK-së në këtë raport dhe mbeti i pari pas deklarimit të z.Marti, ku u shmang përfshirja personale e z.Thaçi në akuzat e parashtruara.
Por nuk është aspak e vërtetë që Xh. Haliti:
Ka qenë njëherë sponsor i mafies kosovare dhe që, përmes saj, “ka një ndikim të madh në politikë”. Për këtë pohim gjenden lehtësisht dëshmitarë në çdo rrugë të Prishtinës, të Pejës (nga jam) dhe të mbarë Kosovës, ku kam të njohur dhe më njohin.
Ka qenë “njeriu i fuqishëm kosovar në hije”! Më pëlqen të më përqasë një media franceze me Fushenë, por unë as mund të jem dhe as mund ta pretendoj “sundimin në hije”.
Ishte lidhje dhe me UDB-në, ku informonte ata për destinimin e armëve për FARK-un.
Frikësonte anëtarët e LDK-së përmes SHIK-ut.
Është një multi-milioner, aksionar dhe bashkëpronar në shumë biznese në Kosovë, madje ndihmëtar financiar i Hashim Thaçit për fitoren e zgjedhjeve të 12-dhjetorit.
Dy akuzat e fundit kanë për nismë togfjalëshin: “thonë se”; “thuhet që”, pra vetëm thuhet. Por nga kush, pse dhe përse këto në prag të shtrimit të diskutimit për miratim të raportit të Dik Martit?! Përse dhe kush është i interesuar që, pas heqjes prej z.Marti të z.Thaçi nga kryesimi i “pisllëqeve” të krerëve të PDK-së, të dalë e të publikohet jo në Kosovë, por në Francë, Xh. Haliti?!
Për këtë pikëpyetje, që brendësojnë të panjohurën habitëse, dua ta ndajë dhe të bëj prezente në dy gjëra:
– Shërbimi inteligjent i KFOR-it, i 10 marsit 2004, ka pasur detyrimin, të drejtën dhe mundësinë për verifikimin dhe ekzekutimin e përfundimeve të veta. Pas 2004-ës Xh. Haliti është zgjedhur, brenda suazës demokratike, të monitoruar nga demokracitë më me emër të Botës, deputet i Kuvendit të Kosovës. Dokumenti sekret i KFOR-it, i 2004-ës, kam përshtypjen se ndihet i “harruar” pas gati 7-vjetësh.
– Xhavit Haliti, që miqtë e hershëm më njohin e më thërrasin me nofkën “Zeka” është deklaruar ca ditë më parë dhe do të vazhdojë ta deklarojë:
Nuk u shqetësova nga shkrimi anonim i botuar në “Le Monde”. Nuk u shqetësova prej tij, sepse kam “fituar imunitet” prej këtyre lloj akuzave, që nuk ngjasojnë, por që janë njëlloj me ato të lëshuara nga media vizive dhe audio serbe. Por u shqetësova kur, fare pak ditë pas shmangies publike të Dik Martit nga akuza e personalizuar për z.Thaçi, një shkrues anonim gjen “mundësinë” dhe “realizon” zbulimin në “Le Mond”, “anës së panjohur” të Xhavit Halitit.
Jam i gatshëm dhe i prirur t’i dal zot vetes në çdo moment dhe në çdo instancë gjyqësore. Nuk mund ta padis gazetën “Le Mond”, sepse shkrimi i botuar prej saj nuk ka autor. E kam të vështirë të përcaktoj autorin, megjithëse, në varësisë kohore edhe mund të shqiptoj një emër, por një gjë mund ta deklaroj me bindje:
Nuk shqetësohem shumë nga këto lloj shkrimesh, pasi janë të njëjta prej shërbimeve sekrete serbe. Por nuk mund të mos shqetësohem që për mua shkruan në “Le Monde” dikush që më njeh dhe e njoh.
Sidoqoftë!
Unë jam Xhavit Haliti! Njoh shumë dhe më njohin jo pak. Vlerësimi është reciprok dhe personal. Por është i paargumentuar nëse ngrihet mbi një shkrim të një gazete të madhe evropiane, që s’ka emër autori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë