Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, bashkë me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ambasadorin britanik, Ian Cliff, dhe shefin e zyrës së Këshillit të Evropës, Tim Cartwright, janë nisur sot në mëngjes me tren për të shkuar në Pejë, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane 2014, përmes projektit “Hajde”.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, para nisjes tha se Kosova ka trashëgimi të shumtë dhe ka çka t’i tregojë botës.
Ajo tha se sot do t’i vizitojnë disa nga monumentet kulturore, që sipas saj, janë një thesar i çmuar i Kosovës, derisa ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i vizitojnë ato.
“Sot po e pres me padurim këtë udhëtim me tren nga Prishtina për në Pejë dhe është një agjendë goxha e ngarkuar e vizitave nëpër monumente të shumta kulturore, që janë disa nga thesaret e Kosovës. Unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë këto monumente kulturore që janë pasuri e shtetit tonë, e Republikës së Kosovë, sepse vendi ynë ka shumë çka për tu krenar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës”, tha Jahjaga, transmeton Kosovapress.
Edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, është shprehur i lumtur që do të udhëtojë me tren për t’i vizituar monumentet kulturore të Kosovës, e cila sipas tij, njihet për trashëgimi kulturore.
“Kosova njihet për trashëgimi kulturore, dhe është mirë që këto ditë do të shohim se çfarë Kosova ofron rreth trashëgimisë”, theksoi Zbogar.
Projekti i trashëgimisë “Hajde” është lansuar nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.
Qëllimi i projektit është eksplorimi i trashëgimive kulturore për të gjitha komunitetet, dhe do të vizitohen Patriarkana e Pejës, Xhamia e Bajraklisë, Manastiri i Deçanit dhe kullat e Junikut.
Treni do të jetë i qasshëm të shtunave më 13 shtator, 20 dhe 27 shtator, dhe të dielave të shtatorit me datat 14, 21 dhe 28 shtator, nisja është bërë në ora 9:00 në Stacionin Hekurudhor në Prishtinë, kurse kthimi nga Peja bëhet në orën 18:30. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjatë ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ndiejmë asgjë, a e dini se çfarë përbërje ka anestezioni?
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren
Kelmendi: Gjakova i tha po Kosovës fituese!
Vjedhje e rëndë në një argjendari në Prizren, vlera e dëmit rreth 170 mijë euro
Dialogu, komisionerja për Zgjerim: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë