LAJMI I FUNDIT:

Ja si e mbylli AKP, Tregun e Gjelbër në Prishtinë (Foto)

Ja si e mbylli AKP, Tregun e Gjelbër në Prishtinë (Foto)

Mbyllja e Tregut të Gjelbër në Prishtinë, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), u ka shkaktuar probleme të mëdha tregtarëve, pasi ata tash nuk kanë se ku t’i shesin produktet e tyre.Mbyllja e tregut te gjelbert nga AKP - foto ridvan slivova (1)

AKP ka njoftuar se arsyeja e mbylljes së këtij tregu është shkelja e kontratës nga tregtarët.

“Tregtarët që shfrytëzojnë hapësirat në treg, me kontratat e nënshkruara me AKP-në, kanë obligim të bëjnë pagesa mujore, ndërkaq një numër i tregtarëve nuk i kanë respektuar kushtet e kontratës dhe Agjencia ua ka ndërprerë përkohësisht atyre punën në treg. Kjo masë do të jetë në fuqi derisa tregtarët të tregojnë përgjegjësi dhe t’i kryejnë obligimet ashtu siç parashihet me kontratë”, ka njoftuar të hënën AKP.Mbyllja e tregut te gjelbert nga AKP - foto ridvan slivova (2)Mbyllja e tregut te gjelbert nga AKP - foto ridvan slivova (3)Mbyllja e tregut te gjelbert nga AKP - foto ridvan slivova (6)


Kurse, sipas tregtarëve, Komuna e Prishtinës dhe institucionet e tjera duhet t’i përmirësojnë kushtet në treg, e jo ta mbyllin pasi në të, një numër i madh i personave krijojnë të ardhura nga puna që bëjnë. /Telegrafi/