LAJMI I FUNDIT:

Ja si do ta dini se a ju do vërtet gruaja!

Ja si do ta dini se a ju do vërtet gruaja!

Siç thotë një fjalë e urtë: “Dashuria është e verbër”, andaj shpesh nuk jemi të sigurt se a jua kthen në mënyrë të sinqertë partneri. Mirëpo ekziston mënyra që të mësoni se a ju do vërtet gruaja.

Njëri ka pyetur një njeri të mençur se si të dijë se a e po e dashuron me të vërtetë gruaja, ndërkaq njeriu i mençur i është përgjigjur se mund të jetë i sigurt në dashurinë e saj nëse i bën këto 14 gjëra:

Nëse i do sjelljet tuaja dhe i do të gjithë njerëzit të cilët ju duan.

Nëse nuk hidhërohet kur keni mendime të ndryshme.


Nëse brengoset kur jeni të hidhëruar apo të pikëlluar.

Nëse vazhdimisht përpiqet të gjejë tema për të biseduar me ju.

Nëse ju pyet për këshillë çdo herë kur dëshiron të marrë ndonjë vendim.

Nëse gëzohet kur i bëni dhurata, pa marrë parasysh vlerën e saj.

Nëse vazhdimisht ju përkrah apo dëshiron të marrë ndonjërin nga obligimet tuaja.

Nëse e brengos mungesa juaj, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshiron të bëjë çdo gjë që do t’ju bëjë të kënaqur dhe nuk bën veprime që ju hidhërojnë.

Nëse nuk i pengon nëse keni të ardhura të vogla.

Nëse ndien dhimbje për shkak jush.

Nëse nuk turpërohet për shkak punës që e bëni pa marrë parasysh se çka punoni.

Nëse ju ndihmon në vepra të mira.

Nëse përpiqet të jetë pjesë e ideve dhe interesimeve tuja dhe përpiqet të futet në botën tuaj./Telegrafi/