LAJMI I FUNDIT:

Ja sa minuta paralojë ju duhen për ORGAZMËN QË TA MBANI NË MEND

Ja sa minuta paralojë ju duhen për ORGAZMËN QË TA MBANI NË MEND

Për orgazëm të paharrueshme duhet patjetër të angazhoheni, nuk mjafton vetëm të “hysh”, të dalësh dhe të jetë çdo gjë në rregull”. Ja si të arrini kulmin e kënaqësisë që do ta mbani në mend:

Të heqësh dorë nga paraloja kurrë nuk është ide e mirë. Natyrisht, me këtë konstatim nuk dëshirojmë të mohojmë që seksi në shpejtësi nganjëherë është i shkëlqyeshëm dhe që mund të çojë në orgazëm të vrullshme, transmeton Telegrafi.

Disa njerëz mendojnë që ekskluzivisht vetë akti seksual është ngjarja kryesore, mirëpo ata me më shumë përvojë e dinë që paragjella e shpeshtë (paraloja) është më me rëndësi dhe më e mirë se gjella kryesore (seksi) – thotë seksologia Sari Locker.

Konstatimin e saj e bën më të fortë edhe hulumtimi i cili tregon që meshkujve dhe femrave u nevojiten 18 minuta paralojë, në mënyrë që në fund të arrijnë kënaqësinë e plotë.


Eksitimi i madh mund të fillojë nga puthjet, prekjet por edhe nga seksi oral i cili ndonjëherë mund të jetë më i fuqishëm, më i vrullshëm dhe më eksitues nga vetë akti i seksit.

Çelësi i çdo paraloje është që mirë të mendoni për atë se çka dëshironi dhe çka ju ndez. Në atë rast është shumë me rëndësi komunikimi midis partnerëve dhe zbulimi i dëshirave dhe fantazive të fshehta të tij, – thotë Locker.

Edhe një mënyrë me të cilën mund të pasuroni marrëdhënien tuaj seksuale është eksperimentimi me pesë shqisat. Errësojeni dhomën, përdorni parfumin e preferuar, lozni me ushqimin gjatë paralojës dhe përdorni prekjet reciproke të vrazhda dhe të buta – këshillon Locker. /Telegrafi/