Disa nga ndryshimet tek femrat 30-vjeçare në krahasim me ato 20-vjeçaret janë delikate, ndërsa disa të tjera vërehen shumë.
Huffington Post, të cilat i transmeton Telegrafi, ka përmbledhur dhjetë më kryesoret të përzgjedhura nga blogeria, Jacqui Zadik.
1. Trajtimi i bukurisë
Në të njëzetat përgatitja për gjumë do të thotë larje e dhëmbëve dhe fytyrës. Në të tridhjetat, ky proces përfshin një listë të gjatë të gjërave. Për shembull, fytyra nuk është më e mjaftueshme vetëm që të lahet, por trajtohet edhe me disa produkte të ndryshme kozmetike.
2. Sytjena
Në 20-tat sytjenet janë një opsion, ndërsa në 30-ta janë të detyrueshme, veçanërisht nëse keni fëmijë.
3. Balluke
Në 20-tat, femrat ndonjëherë mendojnë se do të ishte mirë që të kenë balluke për shkak se ato janë në modë. Kur hyjnë në 30-tat, balluket shërbejnë për mbulimin e rrudhave në ballë.
4. Përzgjedhja e të brendshmeve
Në të 20-tat, gjithmonë i zgjidhni me kujdes të brendshmet, sepse kurrë nuk dihet se me kë do të takoheni. Në të 30-tat, veçanërisht nëse janë të martuara, femrat ndjekin rregullën e pashkruar “sa më të rehatshme, aq më të mira”.
5. Palestër
Kur jeni në të 20-tat, humbja e peshës do të thotë mbajtje diete për disa ditë. Në të 30-tat, humbja e tepërt e kilogramëve nuk do të ndodh pa një djersitje të madhe, pavarësisht nga dieta e shëndetshme dhe e kontrolluar.
6. Shfrytëzimi i pincetave
Në të 20-tat, pincetat shfrytëzohen vetëm për vetulla. Në të 30-tat, qimet dalin në vende të ndryshme ku nuk do të duhet të rriten dhe për këtë arsye iu nevojitet pinceta.
7. Toleranca në alkool
Në të 20-tat, dehja gjatë mbrëmjes do të thotë se të nesërmen ju pret një drekë me një mik. Në të 30-tat, do të thotë se do të ju duhet një kohë për tu kthjellur sa që nuk do të keni kohë për të përgatitur mëngjesin dhe drekën, por as darkën për familjen.
8. Ngjyra për flokë
Në të 20-tat, femrat i ngjyrosin flokët për argëtim, ndërsa në të 30-tat, për t’i mbuluar të thinjurat.
9. Pastrimi i shtëpisë
Në të 20-tat, femrat vetë e pastrojnë shtëpinë, ndërsa në të 30-tat, kanë nevojë për ndihmë.
10. Seks
Në të 20-tat, femrat në përgjithësi janë të pasigurta në vetvete dhe vazhdimisht shikohen në pasqyrë se a duken seksi. Në të 30-tat, mendime të tilla nuk ekzistojnë, veçanërisht nëse kanë lindur dhe zonat e tyre intime u janë ekspozuar në një numër të madh të njerëzve të huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Doni të dini kur do martoheni? Shikoni vijat në dorën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos