Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës që po zhvillon punimet në Tiranë, iu është drejtuar me një fjalim të pranishmëve të nivelit të lartë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Isa Mustafa fillimisht e ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për organizimin dhe për mundësinë e diskutimit për procesin e Berlinit, proces ky tejet i rëndësishëm për zhvillimin e përbashkët ekonomik të rajonit.
Ai tha se dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të kthehen në ura bashkëpunimi pasi që synim i përbashkët është integrimi në BE.
Duke theksuar specifikat e ngjashme pasi që të gjitha vendet ballafaqohen me ngecje në zhvillim dhe me infrastrukture jo të zhvilluar, kryeministri Mustafa tha se vendet e rajonit kanë nevojë për përkrahje, sidomos disa nga vendet që e kanë filluar më vonë procesin e tranzicionit dhe duhet të ecin me hapa më të shpejtë për t’u përafruar me vendet e BE-së, transmeton Telegrafi.com.
Kryeministri Isa Mustafa përmendi punët që janë bërë në infrastrukturë, duke iu referuar Autostradës R7 Shqipëri- Kosovë e cila është në përfundim e sipër, për të arritur në pikën kufitare Merdare, në drejtim të Nishit dhe autostradës R6 që lidhë Prishtinën me Shkupin e cila ka filluar të ndërtohet dhe pritet që të fillojë rehabilitimi i linjës hekurudhore RX (10).
Sa i takon projekteve në energjetikë, kryeministri Mustafa theksoi se në bashkëpunim me Shqipërinë, dhe me ndihmën e Qeverisë Gjermane, po punohet në ndërtimin e linjës së transmisionit 400 kilovoltëshe dhe se po studiohen mundësitë për të filluar edhe linjën e transmisionit 110 kilovolt, Zhur-Dragash-Kukës.
Kryeministri Mustafa theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit edhe në aspekte tjera që do ta përafronin tregjet dhe që rajoni të shndërrohet në destinacion të bizneseve të Evropës perëndimore e të vlerësohen alternativat për turizëm të përbashkët.
Ai shprehu besimin e fuqishëm se rajoni ka nevojë për një bashkëpunim të ngushtë dhe më të theksuar në të gjitha sferat, duke siguruar se Kosova do të marr të gjitha masat e nevojshme që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës që përmes dialogut të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe të avancohen të gjitha çështjet në interes të përbashkët të vendeve.
Në këtë forum të nivelit të lartë, po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë