LAJMI I FUNDIT:

Itali, arrestohet shqiptari 42-vjeçar, vrau në 1998

Itali, arrestohet shqiptari 42-vjeçar, vrau në 1998

Policia italiane, pas 13 viteve zbuloi vrasjen e një shtetaseje shqiptare, të ashtuquajtur “Biondina nga Marlia”.

Gjykata italiane në Lucca me një urdhër arresti ndaloi të shtunën shtetasin shqiptar Selaidin Koçi, 42 vjeçar, me banim të përkohshëm në Itali. Sipas hetimeve të policisë, Koçi është vrasësi i vajzës shqiptare në vitin 1998.

Selaidin Koçi, menjëherë pas vrasjes ishte larguar në drejtim të Shqipërisë, duke ndërruar identitetin dhe më pas ishte kthyer sërish në Itali. Ai kishte menduar se rasti ishte arkivuar nga autoritetet italiane, por këto të fundit në vitin 2008 riaktivizuan hetimet që rezultuan me kapjen e vrasësit të vërtetë.

Policia italiane më parë kishte arrestuar një person tjetër, të cilin e kishte dënuar me gjashtë vite burg për këtë vrasje, ndërsa më pas për shkak të mungesës së provave ai ishte liruar./Telegrafi/