I
Në kohën e fundit në shoqërinë kosovare e më gjerë është debatuar shumë dhe po vazhdohet të debatohet rreth aktiviteteve të organizatës ISIS (ang. Islamic State of Iraq and Al Sham) që vepron në Siri dhe Irak. Bile, gati që ishte temë e pashmangshme gjatë tërë festes së Bajramit.
Fatmirësisht, deri më tani nuk kam hasë në asnjë individ të vetëm, mysliman apo jomysliman, besimtar apo jobesimtar, që është pajtuar me aktet e tyre. Pajtohemi plotësisht se veprimet e të gjithë atyre që vrasin dhe shkelin normat njerëzore janë të papranueshme për shoqëritë në mbarë botën. Ato vepra janë edhe më të shëmtuara dhe më të papranueshme për vetë myslimanët në përgjithësi dhe myslimanët në Kosovë në veçanti, kur ato vepra kryhen në emër të fesë dhe të drejtës fetare. Kjo për faktin se nuk mund të bashkohet dhuna dhe islami në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë.
Këtë e them me shumë bindje duke u mbështetur fuqishëm në burimet kyçe të fesë islame, Kuranin dhe traditën profetike të Muhamedit a.s., të cilat burime shumë teologë islamë në këto ditë i kanë shpalosur për masën e gjerë nëpërmjet mediave të shkruara dhe në ato elektronike.
II
Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), apo i njohur me emrin e ri Shteti Islamik (ang. Islamic State – IS), është organizatë e armatosur dhe që u themelua nga jordanezi Ebu Musab El-Zarkavi pas intervenimit amerikan në Irak dhe ndjek mentalitetin të grupit të Al-Kaidës. Ky grup në fillim të operacionalizimit zhvillonte aktivitetet të armatosura guerile nën moton “rezistencë ndaj pushtimit”.
Nën frymën e zhvillimeve të fundit në shumë shtete të botës arabe për përhapjen e demokracisë, të njohur si “Pranvera Arabe”, situata politike shumë shpejt u përshkallëzua edhe në Siri. Populli sirian, nga vullneti i mirë që kishte për ndërtimin e një shteti demokratik, paqedashës, prosperues dhe të qëndrueshëm, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, i vërshoi rrugët e qyteteve dhe fshatrave me demonstrata paqësore.
Pas një kohë relativisht të shkurtë demonstratat kaluan në një konflikt të armatosur ndërmjet protestuesve paqësor dhe forcave të regjimit sirian. Vrasjet e shumta në radhët e popullit civil të paarmatosur sirian, shtynë popullin paqedashës sirian të formojmë nga vullnetarët sirian forcat çlirimtare me emrin “Ushtria e Lirë Siriane”.
Mirëpo, pas një periudhe relativisht të shkurtër, grupacioni në fjalë, ISIS, u shfaq në skenë me pretendimin se do të ndihmojë popullin sirian kundër regjimit të Beshar al-Asadit. Ky grup përbehej nga shumë luftëtarë të kombësive të ndryshme, arabe dhe joarabe. Qëllimi i ISIS-it i proklamuar tek njerëzit e atij regjioni dhe tek luftëtarët vullnetarë sirianë ishte krijimi i "Shtetit Islam” apo “Hilafeti Islam", shtet ky që do vepronte me ligjin e Allahut. Por, çka ndodhi në praktikë?
Grupi ISIS që u shfaq diku në vitin 2013 në Siri, doli të jetë shumë larg prej qëllimeve të revolucionit sirian apo çlirimtarëve sirianë. Bash përkundrazi, ISIS jo vetëm që nuk e ndihmoi kauzën e popullit sirian për çlirim, por ata e përçanë frontin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të opozitës siriane, e cila që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Siri u njoh nga bashkësia ndërkombëtare si përfaqësuese legjitime e popullit të Sirisë.
Me daljen në skenë të ISIS-it dhe Xhebhetu-al-Nusra (organizatë tjetër e involvuar në luftën civile në Siri) nuk vonoi shumë dhe gjërat ndryshuan shumë për të keqen e popullit sirian. Krahu çlirimtar sirian dhe opozita legjitime filluan me ndasitë dhe divergjencat dhe sot skena siriane është më e komplikuar dhe më shumë e ndarë sesa kurrë ndonjëherë më parë.
Çlirimtarët sirianë sot ndihen të ndarë në grupacione, të lodhur, të pesimizuar nga fakti se fronti i tyre tani më është shumë i gjerë. Deri dje çlirimtarët sirian luftonin kundër forcave të regjimit të Bashar al-Asadit, kurse tani ata luftojnë edhe kundër grupit të armatosur ISIS dhe grupit al-Nusra. Ky front i gjerë është i papërballueshëm për popullin sirian, i cili çdo ditë e më shumë ndihet i lodhur, i rraskapitur dhe i pafuqishëm në realizimin e synimeve të revolucionit. Fatkeqësisht, në ditët e sotme konflikti në Siri ka mbetur nën hijen e zhvillimeve të organizatës ISIS. Tani e tërë vëmendja e mediave është e përqendruar rreth aktiviteteve të “Shtetit Islam” dhe shumë pak flitet dhe raportohet për atë se çfarë po ndodhë tani në Siri dhe për vuajtjet e popullit civil të Sirisë.
III
Ajo që është e rëndësishme të dihet në këto momente është se a vërtetët islami si fe qiellore thërret dhe praktikon dhunën? A lejon feja islame vrasjet e tilla? Çfarë realisht është raporti ndërmjet fesë islame dhe organizatës ISIS apo të ashtuquajturit “Shtetit Islam”?
ISIS – edhe pse si organizatë e vetëdeklaruar se është ndërtuar mbi bazën fetare islame – në fakt ata me veprimet e saja demonstrojnë qartë se janë shumë larg nga islami burimor i mbështetur në Kuran dhe traditën profetike dhe në ndërgjegjen e pastër njerëzore. Ajo që ne shohim nëpërmjet mediave lokale dhe ndërkombëtare për dhe rreth aktiviteteve të ISIS-it, si vrasjet, shkatërrimet, skena të dhunshme dhe brutale, prerje kokave te njerëzve, e shumë të tjera, nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë paqedashëse islamin dhe myslimanët e denjë. Bile, krejt këto akte dhune dhe krime, nuk i shkojnë përshtati askujt më shumë sesa atyre që nuk ia donë të mirën islamit dhe njerëzimit.
Aktivitetet e ISIS në Siri dhe në kohën e fundit edhe në një pjesë të Irakut, si dhuna ndaj popullsisë civile, vrasjet në grupe, shkatërrimin e objekteve të kultit të pjesëtarëve të besimeve tjera, e shume të tjera nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet që dalin nga Kurani dhe tradita e profetit Muhamed a.s. si në synime, metodologji, komunikim, trajtimin e problemeve të luftës, robërit e luftës, qasjen ndaj objekteve fetare (çfarëdo qofshin ato), etj.
Unë nuk po mund të kuptoj mentalitetin e vrasjes se fëmijëve, grave, pleqve, njerëzve të paarmatosur! Kush vallë janë ata njerëz që i japin vetvetes të drejtën për veprime të tilla? Nga dhe ku gjejnë mbështetje fetare islame për të vepruar ashtu?! Edhe në rast se dikush beson në diç tjetër përveç Allahut, nuk lejohet në asnjë rast vrasja e tij ashtu siç ne po e shohim në televizionet tona? Në anën tjetër, si është e mundur që disa analistë, gazetarë, individë dhe fytyra publike, tërë këto akte dhune t’ia ngarkojnë me kaq lehtësi fesë islame dhe myslimaneve në Kosovë!? Bile, i japin vetës të drejtë që të etiketojnë islamin dhe myslimanët me ekstremizëm, radikalizëm, e zeza e vendit tonë, etj. Këta njerëz, a lexojnë për islamin apo flasim me hamendje?
Të lexohet për islamin, për Kuranin, Muhamedin a.s. apo edhe Hilafetin islam, në asnjë moment nuk mund hasësh në një mentalitet që shtynë në dhunë, vrasje, tortura etj. Por, bash përkundrazi, islami në tërësi thërret në paqe, mirëkuptim, falje, vendosmëri dhe bashkëpunim. Këtë nuk e them unë nga dëshira ime, por këtë e kanë thënë shumë dijetarë e mendimtarë përgjatë 14 shekujve dhe këtë e kanë dëshmuar shumë jomyslimanë e historianë objektivë perëndimorë dhe joperëndimorë, si Tomas Arnold, Gustav Lë Bon dhe shumë të tjerë. Edhe presidenti amerikan Barak Obama, bartës i çmimit Nobel për Paqe, në fjalim e tij të mbajtur në Universitetin e Kajros në vitin 2009, ndër tjera kishte thënë: “…Islami ka një traditë krenarie të tolerancës. Ne e shohim atë në historinë e Andaluzisë dhe Kordobës gjatë Inkuizicionit. Unë pashë atë drejtpërsëdrejti si një fëmijë në Indonezi, ku të krishterë të devotshëm luteshin lirisht në një vend mysliman… Dhe, gjatë gjithë historisë, islami ka treguar përmes fjalëve dhe veprave mundësitë e tolerancës fetare dhe të barazisë racore”.
Islami aq larg e trajton çështjen e njerëzimit sa që nuk lejon në asnjë rrethanë të ketë dallime ndërmjet njerëzimit. Feja islame ndërton konceptin e qartë se njerëzimi përbëhet nga një tërësi shoqërore, ngase të gjithë njerëzit i përkasin së njëjtës gjini. Edhe pse mund të kenë dallime, por në esencë ata janë të njëjtë, sepse që të gjithë janë nga një babe dhe një nëne (Ademi dhe Hava): “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra” (Kuran, 4:1).
Në shumë porosi kuranore dhe profetike shpjegohet shumë qartë se në islam nuk ka përparësi përkatësia racore, sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Zoti i tyre. Andaj kërkohet nga njerëzit që të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë dhe se nga ata kërkohet të njihen, takohen, dhe të bashkëpunojnë mes tyre për qëllim të shfrytëzimit të begative të kësaj botë përmes shkëmbimit të mallrave dhe mirësive që ata disponojnë. Bile, dallimet ndërmjet njerëzve qoftë nga gjuha, raca, besimi, vendi, e koha është vullnet i Zotit dhe po të donte Zoti, të gjithë njerëzimi do të ishim të një race, feje apo me një gjuhë.
Kjo është e lidhur me një urtësi, pasi ndër emrat dhe Cilësitë e Zotit, sipas islamit, është dhe “I Gjithëurti”. Ai nuk krijon asgjë kot dhe nuk vendos ligje absurde. Këtë që ë thamë më lartë gjënë mbështetje të plotë në Kuran: ”O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise ne mënyrë që të njiheni ndërmjet jush” (Huxhurat, 13). Apo, ”ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë” (Rrum, 22). Apo, “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata” (Hud: 118-119).
Nëse diversiteti fetar ndodh me vullnetin dhe dëshirën e Zotit, kush është ai që mund të dalë kundër këtij vullneti?! Kush është ai që guxon t`i fshijë fetë e tjera nga faqja e dheut, për të triumfuar vetëm feja e tij? Nëse do të ekzistonte një njeri i tillë, nuk do të kishte përfundim tjetër përveç dështimit dhe demoralizimit.
Nga mund të marrin të drejtën që të luftojnë njerëz civil që i përkasin një etnie apo besimi tjetër? Secili individ në botë është i lirë të besoj në çka të dojë. Nuk tolerohet në asnjë rrethanë që dikujt të i imponohet besimi, e edhe me pak me dhunë. Zoti në Kuran ka thënë: “Nuk ka dhunë në fe…” (Bekare, 256) apo ”Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në Tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99).
Në anën tjetër, sipas islamit bashkëpunimi ndërmjet bashkësive njerëzore paraqet rregull të përgjithshëm, ku Kurani i inkurajon njerëzit në punë të mbara e të mira dhe i ndalon ata në punët e liga e të dëmshme. Bile aq larg shkon Muhamedi a.s. dhe me shumë bindje të thellë deklaron se Zoti i Madhërishëm e përkrah fuqishëm personin që ndihmon vëllain e tij kushdo qoftë ai, duke thënë “Allahu është në mbrojtjen e njeriut përderisa ai është në mbrojtjen e vëllait të tij” (Transmeton Muslimi). Këtu nocionin “vëlla“ nuk ka për qëllim personin që i takon të njëjtës fe apo komb, por nënkupton vëllazërinë njerëzore në përgjithësi. E pra, si mund dikush të shtijë dorë në një vëlla të tij i cili është i paarmatosur dhe i pafajshëm!
Nëse njeriu kultivon ndjenjën e vëllazërisë njerëzore, e cila i mundëson bashkëpunim të ndërsjellë në çdo formë dhe në çdo rast, atëherë konfliktet do të zhdukeshin. Njëkohësisht do të zhdukej edhe maksima “lufta për të mbijetuar”, tanimë e njohur në botë, e cila krijoi konceptin se kombet mbijetojnë vetëm në sajë të asaj duke sulmuar kombet tjera. Lufta në fenë Islame nuk konceptohet dhe trajtohet ashtu siç përflitet sot në shumë media, shkrime e debate.
Kur një individ lexon apo dëgjon lajmet sot, sikur i krijohet një opinion se islami vërtetë është i dhunshëm dhe vrastar. Bile, krijohet mendimi se aty ku ka lufta doemos duhet të jenë myslimanet! Në parim islami luftën e konsideron të paligjshme, përpos në situata kur ajo konsiderohet e pashmangshme me qëllim për të ndaluar apo parandaluar padrejtësinë. Duke u nisur nga ky konstatim, lufta është e lejuar vetëm atëherë kur të jenë shterur të gjitha mjetet për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Kurse, në qoftë se nuk mund të shmanget lufta, atëherë edhe gjatë luftës duhet të respektohen rregullat dhe vlerat morale të luftës duke mos mbytur qytetarët e pafajshëm, pleq, gra, fëmijë, ata të cilët nuk janë të armatosur dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën.
Islami vë sanksione deri aty që nuk lejon edhe shkatërrimin e objekteve, shtëpive, ndërtesave, objektet e kultit, derisa edhe drunjtë e pemët nuk guxohen të dëmtohen. Mbi të gjitha, mëshira duhet të gjejë zbatim edhe gjatë kulmit të betejës. Në asnjë rrethanë pas betejës nuk duhet thënë mjerë për robërit e luftës, por duhet të kihet mëshirë për ata, duke urdhëruar të kurohen plagët e luftës dhe të shërohen të sëmurit. Trupi i njeriut është i shenjtë dhe nuk lejohet të përdhoset si i gjallë ashtu dhe i vdekur. Profeti a.s thotë. “Thyerja e një kocke të një të vdekuri është njëlloj si thyerja e kockës të një të gjalli” (Transmeton Ahmedi),
Këto janë mësimet kuranore dhe kësisoj veproi Muhamedi a.s. në të gjitha luftërat që ishte pjesëmarrës. Faktet e historisë nuk kanë regjistruar as edhe një rast të vetëm që Muhamedi a.s. kishte masakruar robërit e luftës apo keqtrajtuar ata. Atëherë, ku mund t’ia atribuojmë veprimet e irrituara të dikujt në këtë rruzull tokësor, se ky është përkrahës i denjë i Muhamedit a.s. apo ky është përfaqësues i islamit?
Kurse, në anën tjetër, islami në çdo rrethanë apelon për tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Versete të shumta kuranore dhe porosi profetike thërrasin në paqe, bashkëpunim, dashuri dhe tolerancë. Me një fjalë, ato porosi japin të kuptojmë se Islami angazhohet në pafundësi të ndërtojë raporte ndërmjet shoqërive mbi të njëjtën bazë që ndërton raportet ndërmjet individëve, e ky raport është paqja. Paqja në islam është synimi i vetëm, i pari dhe i fundit. Paqja në islam është alfa dhe omega! Mbi këtë bazë ndërtohet kultura islame, e cila kultivon tolerancën e jo fanatizmin, njohjen e jo refuzimin, dashurinë e jo urrejtjen, dialogun e jo përplasjen, butësinë e jo dhunën, mëshirën e jo ashpërsinë, kultivon paqen e jo luftën.
IV
Në vend të përfundimit mund të konkludojë se, është gabim i madh ndërlidhja e ndonjë organizate terroriste me Islamin e pastër e burimor. Ata të cilët vrasin dhe shkatërrojnë në emër të Islamit, sjelljet e tyre nuk janë në përputhje fare me parimet e Islamit. Kurse, për disa që flasin apo komentojnë dhe bëjnë analiza rreth këtyre ngjarjeve, do të ishte mirë që, para se të marrin guximin e të flasim për islamin dhe myslimanët, të lexojmë për islamin dhe për historikun e tij në kohë. Dhe, këtë lexim le ta bëjnë duke qenë të zhveshur nga çdo botëkuptim eventual i krijuar me herët në mendjet e tyre.
Kësisoj do të mund të kuptojnë realisht se islami është fe hyjnore dhe paqedashëse. Ndërsa, në anën tjetër, nga të gjithë pjesëtarët e islamit, kudo që janë, duhet të kihet në konsideratë se, duhet të jenë përfaqësues të denjë të Islamit, jo vetëm me fjalët e tyre, por me sjelljet e veprimet e tyre tek masa e gjerë. Madje, një praktikë e tillë nga mbarë myslimanët, është më se e kërkuar në këtë kohë që po jetojmë duke u nisur nga thënia e urtë se “Vepra e një personi në mesin e njëmijë njerëzve ka më tepër ndikim se, fjalët e njëmijë njerëzve drejtuar një personi”.
Lus Zotin që gjithmonë të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzimit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe