Kohë më parë dhe disa herë radhazi patëm shkruar se Republika Islamike e Iranit shumë shpejt mund të bëhet njëra ndër fuqitë kryesore të rajonit. Atëbotë, kritikat e ashpra, por aspak të qëndrueshme ishin lëshuar mbi ato shkrime, e mbase pati edhe vlerësime perfide se kinse unë po shkruaja në favor të një shteti me përkatësi medhhebiste jo sunnite, në dëm të botës arabe sunnite, punë e cila fatmirësisht asnjëherë nuk më ka interesuar. Në fakt, për ata që përcjellin me kontinuitet ngjarjet në Lindje të Mesme, nuk është vështirë të kuptojnë se atje baraspesha mes shteteve të rajonit po ndryshon thuajse nga themeli. Kufijtë gjeografik ekzistues të disa shteteve po ndryshojnë, po krijohen shtete të reja, ndërsa prezenca e fuqive të huaja në rajon po merr një pamje tjetër. Thjeshtë, Lindja e Mesme më nuk do të jetë ajo që ishte përgjatë shekullit të kaluar, dhe bazuar në përvojën e kësaj pjese të botës, e njëjtë nuk do të jetë as në shekullin e ardhshëm. Tokat ku zbritën profetët e njerëzimit kanë ndryshuar në çdo njëqind vjet, kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Shikuar nga perspektiva e rëndësisë së pozitës strategjike e posaçërisht nga perspektiva e rolit që mund ta kenë shtetet e atjeshme në raport me interesat ndërkombëtare në Lindje të Mesme, Irani po del të jetë përfituesi më i madh i rajonit. Me një relief perfekt për turizëm katërstinorë; pozitë strategjie tepër e rëndësishme; me veriun që ngjitet me shtetet dikur pjesë të Bashkimit Sovjetik – tani komshinj të Rusisë së Putinit; i rrahur gjithashtu në veri nga ujërat e Detit Kaspik; në lindje i përkufizuar me Afganistanin problematik dhe me Pakistanin që ka bombën atomike; në perëndim me fqinjë të pasur në naftë; dhe me jug ku deti e pasuron me llojllojshmërinë më të madhe të peshkut e ku i përvidhet thellë kanali i Hormusit nga ku dikur kishin ardhur anijet holandeze dhe së bashku me anglezët dhe francezët kishin poshtuar këtë pjesë të botës… Republika Islamike e Iranit po kthehet me një fuqi ndoshta të paparë deri më tani prej kohës kur në hartë njihej si Persia e Madhe.
Irani, po bëhet figurë kyçë në lojën shahut mesdhetar. Si i tillë, po bëhet shtet me influencë edhe në arenën ndërkombëtare.
Rënia rapide e çmimit të naftës këtyre ditëve është edhe një dritë më shumë e hedhur mbi mjegullnajat që vështirësonin dukjen reale të rajonit të Lindjes së Mesme në tri dekadat e fundit. Rikyçja e Iranit në tregun e arit të zi, siç e kishte quajtur naftën profeti Muhamed, në botë do të ketë refleksione tepër serioze.
Në këto tri-katër ditët e fundit Teherani zyrtar ishte nikoqir i presidentit të Republikës Popullore të Kinës. I përcjell nga qindra investitorë e afaristë gjigant që i kishte prurë me vete me dy aeroplanë në Teheran, Shi Ciaonpingu udhëhoqi delegacionin kinez të përbërë nga gjashtë ministrat më me peshë të vendit të tij. Në ceremoninë e rastit që ishte organizuar për nder të nënshkrimit të marrëveshjes 17-pikëshe mes dy vendeve, Irani dhe Kina vunë nënshkrimet mbi shumën 600 miliardë dollarëshe që do të shpenzohet për dhjetë vite, kryesisht për tregti bilaterale. Kjo është shuma më e madhe që Kina ka vendosur të investojë në një vend të huaj e nga tjetër. Për Iranin ishte fitorja më e madhe ekonomike prej se në pushtet nga Franca erdhi Homeini, i cili për dy dekada kishte jetuar në një vilë luksoze në periferi të Parisit.
600 miliardë dollarë janë mjete që do të shpenzohen për dhjet vjet në tregti mes këtyre dy vendeve.
Hasan Ruhani iranian dhe Shi Ciaopingu kinez, normal që dukeshin të kënaqur teksa nënshkruhej kjo marrëveshje 17-pikëshe. Kjo është marrëveshje historike e bënë Iranin fuqi vendimmarrëse në Lindje të Mesme. Dhe, ajo që ra në sy përgjatë nënshkrimit të këtyre shifrave marramendëse, ishte edhe pjesëmarrja e Ajatullah Ali Hamneit, që, sipas përvojës shiite, është punë që rrallëherë e bën lideri shpirtëror i iranianëve.
Marrëveshja do të implementohet përgjatë dhjetë viteve të ardhshme. Në mesin e 17 protokolleve të nënshkruara janë edhe ato mbi programin bërthamor të Iranit, për luftën kundër terrorizmit, për sistemin e drejtësisë, si dhe programe të përbashkëta teknologjike dhe kulturore.
Nëse kësaj i shtojmë edhe shifra tjera që po i përfiton vendi në të cilin dikur kishte rënë Aleksandri i Madh, atëherë Persia e dikurshme, tani Irani islamik është shteti që më së shumti i pa hairin ndryshimeve rapide dhe tepër të dhimbshme për dhe në Lindje të Mesme. Tani e tutje, Irani edhe “zyrtarisht” do të merret seriozisht në konsideratë në procese të rëndësishme gjeopolitike të Lindjes së Mesme.
A thua çka do të thotë elita politike shqiptare në lidhje me raportet e reja kinezo-iraniane dhe iraniano-perëndimore që po forcohen kohëve të fundit. Më thjeshtë, a duhet të shkohet atje dhe të kërkohet njohja e Kosovës, sepse kështu po kërkon Irani, apo edhe më tutje do të shkruhet e thuhet sipas tekeve politike në dukje injorante, e nga ana tjetër për interesa të ngushta dhe të ulëta medhhebiste që po vepron një kategori e njerëzve të fesë islame, të cilët, gjithashtu për interesin e disa shteteve në Lindje të Mesme edhe më tutje thërrasin në linçimin e çdo gjëje që është shiite?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

'Lady' hap lokalin në Prishtinë me punime artizanale, vajzat dhe gratë mund të shesin gjërat e tyre

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës