Për përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, udhëtimet në Shqipëri dhe Mal të Zi po bëhen gjithnjë e më të këndshme, ndërsa telefoni i tyre mobil me numër të IPKO po bëhet shoqëruesi i tyre më i mirë. Kjo, pasi që IPKO ka prezantuar dy pako të reja për thirrje dhe SMS nga bregdeti, me tarifa të ulëta sikurse në shtëpi.
Pakot e reja të IPKO-së për thirrje dhe SMS tani mbulojnë vendet fqinje, Shqipërinë dhe Malin e Zi, duke u mundësuar përdoruesve që të bëjnë thirrje apo të dërgojnë SMS për vetëm 10 cent tek të gjithë numrat e IPKO, AMC, Eagle Mobile dhe m:tel.
“Përdoruesit tanë janë të vetmit që nuk frikohen ta përdorin telefonin e tyre mobil kur ata ndodhen jashtë vendit, e sidomos kur ata vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi apo Maqedoninë, dhe përdorin internetin e shpejtë në mobil në njërin nga katër operatorët tanë partner.
Ndërsa tani, përveç pakove të internetit, ne u kemi dhënë mundësinë përdoruesve tanë që të bëjnë edhe thirrje dhe të dërgojnë SMS, njësoj sikurse gjatë kohës kur ata janë në Kosovë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Përdoruesit e IPKO mund ta aktivizojnë ndonjërën prej pakove të zgjedhura para se të nisen në Shqipëri ose Mal të Zi, ose posa të arrijnë atje. Për tu lidhur në roaming dhe për ta përdorur pakon, në Shqipëri duhet zgjedhur operatorin AMC ose Eagle Mobile, ndërsa në Mal të Zi, duhet zgjedhur m:tel.
Lirë dhe mirë
Me IPKO, përdoruesit nuk duhet të paguajnë çmimin e një jave, nëse qëndrojnë vetëm një ditë jashtë vendit – në bregdetin shqiptar ose ndaleni në Ulqin. Sepse përdoruesit mund të zgjedhin mes pakos ditore ose asaj javore.
Me aktivizimin e pakos ditore që kushton vetëm 50 cent, përdoruesit e IPKO-së marrin 5 minuta falas për tu lajmëruar tek familja dhe miqtë, ndërsa më pas, për çdo minutë ose SMS që ata dërgojnë nga Shqipëria ose Mali i Zio se drejt operatorëve AMC, Eagle dhe m:tel, ata ngarkohen me vetëm 10 cent.
Ndërsa pakoja javore ofron edhe më shumë se kaq. Në pakon javore, përdoruesit pranojnë 20 minuta falas për thirrje të cilat mund të përdoren në roaming, çoftë nga Shqipëria ose Mali i Zi, —ndërsa më pas, për çdo minutë dhe SMS të dërguar nga këto dy vende fqinje, ata do të ngarkohen me 10 cent. Për aktivizimin e pakos javore, përdoruesit ngarkohen me 2 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë